BOTA

Rënie në bursa në SHBA pas sinjaleve për ulje më të ngadaltë të normës së interesit

n.f Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2024, 08:15
Rënie në bursa në SHBA pas sinjaleve për ulje më
Foto ilustruese

SHBA- Aksionet në Shtetet e Bashkuara ranë në një ndër nivelet më të ulët për këtë vit, pasi Rezerva Federale la të kuptohet të mërkurën se mund të ofrojë më pak stimuj për ekonominë amerikane në vitin 2025, nga ç’mendohej më parë. Bursa S&P 500 ra me 2.9%, shumë pranë humbjes më të madhe për këtë vit, ndërsa vetëm dy javë më parë pati arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Mesatarja industriale në Dow Jones humbi 1,123 pikë, ose 2.6%, dhe në bursën Nasdaq pati rënie me 3.6%.

Rezerva Federale tha të mërkurën se po ul normën kryesore të interesit për herë të tretë këtë vit, duke e vazhduar kthesën e mprehtë të filluar në shtator, kur filloi të ulte normat nga niveli më i lartë i dy dekadave, për të mbështetur tregun e punës. Tregjeve financiare në Wall Street u pëlqejnë normat më të lehta të interesit, por kjo ulje jo aq e madhe pritej tashmë gjerësisht.

Pikëpyetja më e madhe përqendrohet në atë se sa më shumë do ta ulë normën e interesit Rezerva Federale vitin e ardhshëm. Shumë gjëra varen nga ky vendim, veçanërisht pasi pritshmëritë për një seri uljesh përgjatë vitit 2025, ndihmuan tregun amerikan të aksioneve të vendosë rekorde të reja 57 herë deri më tani në vitin 2024.

Zyrtarët e Rezervës Federale publikuan parashikime të mërkurën, duke treguar se pritshmëria mesatare e tyre është për dy ulje të tjera të normës gjatë vitit 2025, ose gjysmë pikë përqindjeje. Kjo është më pak se katër uljet që priteshin vetëm tre muaj më parë.

"Jemi në një fazë të re të procesit", tha kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell. Banka qendrore lehtësoi me shpejtësi normën kryesore të interesit me një pikë përqindje të plotë që nga shtatori.

I pyetur përse zyrtarët e Rezervës Federale po kërkojnë të ngadalësojnë uljen e normës së interesit, zoti Powell vuri në dukje se tregu i punës duket se po funksionon mirë në përgjithësi dhe se janë rritur treguesit e fundit të inflacionit. Ai përmendi gjithashtu pasiguritë, që do t'u kërkojnë politikëbërësve të reagojnë ndaj ndryshimeve të ardhshme, që pritet të përcaktohen për ekonominë.

Ndërsa normat më të ulëta mund të ndikojnë në ekonomi duke e bërë më të lirë huamarrjen dhe duke inkurajuar investimet, ato gjithashtu mund të ofrojnë më shumë nxitje për inflacionin. Powell tha se disa zyrtarë të Rezervës Federale, por jo të gjithë, po përpiqen gjithashtu të përfshijnë pasiguritë e natyrshme me një administratë të re që vjen në Shtëpinë e Bardhë. Shqetësimet po rriten në Wall Street se preferencat e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për tarifat dhe politikat e tjera mund të ushqejnë më tej inflacionin, së bashku me rritjen ekonomike.

"Kur rruga është e pasigurt, ju ecni pak më ngadalë", tha zoti Powell. Nuk është ndryshe nga ngarja e makinës në një natë me mjegull, ose ecja në një dhomë të errët plot mobilje. Thjesht e ulni shpejtësinë”.

Vetëm një prej anëtarëve të Rezervës Federale, zyrtarja nga Cleveland, Beth Hammack, mendon se Rezerva Federale nuk duhet të kishte bërë fare ulje të normës së interesit këtë radhë. Vota e saj ishte e vetmja kundër për vendimin e së mërkurës./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë