BOTA

Rezultati i zgjedhjeve në Francë: Askush s’e priste, por asgjë s’ka mbaruar!

n.f Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 22:28
Rezultati i zgjedhjeve në Francë: Askush s’e priste, por
Foto ilustruese

FRANCË- Askush nuk e priste këtë. Derisa partia e së djathtës ekstreme e Marine Le Penit, Tubimi Kombëtar, nuk pritej ta siguronte shumicën në Parlamentin me 577 ulëse në Francë, ajo parashikohej t’i fitonte mbi 200 ulëse. Nëse parashikimeve të hershme por shpesh të sakta franceze duhet t’u besojmë, Tubimi Kombëtar do të përfundojë i treti me rreth 150 deputetë.

Në vend të tij, fituesi i madh është aleanca majtiste e krijuar së voni, Fronti i Ri Kombëtar – një koalicion i të gjelbërve, socialdemokratëve, komunistëve dhe partisë majtiste të Jean-Luc Melenchon “Franca e Panënshtruar”.

Ky koalicion i gjerë pritet t’i ketë afër 200 deputetë të zgjedhur. Madje edhe partia e qendrës e presidentit Emmanuel Macron, “Ensemble” pritet të dalë para partisë së Le Penit. Së pari, pjesëmarrja në votim, 67 për qind, e cila është më e larta në zgjedhjet parlamentare franceze këtë shekull.

Duket e qartë se bisedat për votimin më të rëndësishëm në historinë e vendit e kanë gjallëruar elektoratin kundër Tubimit Kombëtar. Pastaj vjen “Fronti Republik”, bashkëpunimi jozyrtar por i suksesshëm kundër Tubimit KOmbëtar në rreth 200 zona elektorale për t’i mbështetur deputetët që kishin mundësinë më të madhe t’i mposhtnin kandidatët e Le Penit.

“Fronti Republik” shpesh lulëzon kur disa parti nga qendra e djathtë deri te e majta garojnë kundër njëri-tjetrit.

Derisa parashikimet e para ishin lehtësim i madh për shumë njerëz në Evropë këtë mbrëmje, asgjë ende nuk ka mbaruar. Pushteti i Macronit, së paku në vend, është dobësuar. Do të jetë e vështirë të formohet një Qeveri në një Parlament kaq të ndarë, sepse aleanca majtiste dhe partia e qendrës e Macronit nuk mund ta shohin njëri-tjetrin në sy, e mos të flasim për disa parti brenda vetë aleancës.

Nëse formohet një koalicion, do të jetë i dobët dhe me gjasë kaotik. Nuk mund të hidhet poshtë mbajtja e zgjedhjeve të reja kur të jetë e mundur ligjërisht pas një viti. Dhe nuk mund të hidhet poshtë as fakti se Le Peni po pret për një çast më të mirë, në rast të zgjedhje të reja parlamentare dhe për çmimin e madh: zgjedhjet presidenciale më 2027./REL

france zgjedhje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë