BOTA

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 8 majit/ KSHZ miraton ankesat e koalicionit “Vlen”, mund të ketë rivotim dhe ndryshim numrash të ligjvënësve

n.f Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 20:02
Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 8 majit/ KSHZ miraton ankesat e
Foto ilustruese

SHKUP- Vendimi i fundit i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për miratimin e ankesave të koalicionit “Vlen”, të partive VMRO-DPMNE, LSDM dhe “E Majta” ka gjasa të mëdha ta përmbysë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, duke i hequr të paktën një deri në dy deputetë koalicionit Fronti Evropian të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Votimi do të përsëritet në shtatë qendra në njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Njësia e gjashtë zgjedhore përfshin rajonin e Pollogut. Koalicioni "Vlen" është ankuar për parregullsi në një fshat të Tetovës, edhe pse në kutitë e votimit ka pasur më tepër vota se sa Fronti Evropian.

Nga Fronti Evropian thonë se KSHZ në bashkëpunim me "Vlen" dhe partitë maqedonase po manipulojnë procesin dhe “po bëjnë inxhinieringun e votave”, siç shprehen përfaqësuesit e këtij koalicioni. KSHZ miratoi ankesën e VMRO-së dhe koalicionit të tij për parregullsi në njësinë e pestë zgjedhore, përkatësisht në Krushevë, Ohër, Strugë dhe në fshatin Dollnen.

Atje, po ashtu ekziston mundësia që një deputet t’i hiqet BDI-së dhe koalicionit të tij dhe t’i jepet Lidhjes Social Demokrate, në rast se rivotimi del në favor të partive kundërshtare të Frontit Evropian. Në këtë njësi zgjedhore BDI-ja me 109 vota më teper se LSDM-ja arriti të sigurojë katër deputetë, ndërsa kjo e fundit tre.

Por, së pari duhet të vendosë Gjykata Administrative lidhur me ankesat e subjekteve politike. Partitë kanë afat prej 24 orësh t’i drejtohen kësaj gjykate, ndërsa ajo duhet të marrë vendim 48 orë pas vendimit të KSHZ-së. Pas këtij vendimi, KSHZ do të dalë me rezutatin përfundimitar.

Ankesat kishin të bëjnë me mospërputhjen e numrit të votuesve të regjistruar në regjistrin zgjedhor dhe numrin e fletëve të votimit në kutitë e votimit; procesverbalet e plotësuara në mënyrë jo të duhur, mospërputhje e numrave nga procesverbalet me aparatin e identifikimit biometrik.

Fronti Evropian doli si subjekti i dytë më i madh pas VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare të 8 majit me 19 ligjvënës në parlamentin prej 120 vendesh. VMRO-ja 58, LSDM 18; një rezultat aq i dobët, sa nuk i ka ndodhur kësaj partie që nga pavarësia e vendit. Koalicioni Vlen mori 13 ligjvënës, “E Majta” 6, aq sa edhe partia “Znam”.

VMRO-ja dhe Vlen po zhvillojnë bisedime lidhur me qeverinë e ardhshme. Ato kanë së bashku 71 ligjvënës, ndërsa mjaftojnë 61 për miratimin e kabinetit qeveritar. Ndërkohë, fitorja e thellë e nacionalistëve maqedonas shikohet me shqetësim nga opinioni publik dhe një pjesë e analistëve për shkak të qëndrimeve të drejtuesve të kësaj partie kundrejt ndryshimeve kushtetuese të cilat paraqesin kusht për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Marrë nga VOA

maqedoni kshz

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë