BOTA

Rihapja e "Notre-Dame", disa momente pikante nga ceremonia/ Zonja e Parë, Jill Biden e ulur pranë Donald Trump

ZH.LL Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2024, 22:28
Rihapja e "Notre-Dame", disa momente pikante nga ceremonia/ Zonja e
Jill Biden-Trump

PARIS- Katedralja e Notre-Dame në Paris rihapi zyrtarisht dyert e saj mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa bëri bashkë liderë botërorë.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, CEO i Tesla-s Elon Musk, zonja e parë e SHBA-ve Jill Biden dhe personalitete të tjerë.

Presidenti Macron, pak para ceremonisë, zhvilloi një takim trepalësh me Trump dhe Zelensky-n në pallatin e presidencës. 

“Sigurisht që duket sikur bota po çmendet pak tani”, tha Trump pas mbërritjes së tij në rezidencën presidenciale franceze, ku Macron e priti atë me nderime të plota presidenciale, duke përfshirë një pritje madhështore në tapetin e kuq të rezervuar zakonisht për krerët e shteteve që janë në detyrë.

Takimi me Zelensky, regon përpjekjet e liderëve evropianë për të ruajtur mbështetjen amerikane për Ukrainën. Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë me shpejtësi, por pa specifikuar se si, duke ngritur shqetësime në Kiev për negociatat e ardhshme.

Gjatë ceremonisë, presidenti Macron mbajti fjalimin e tij duke falenderuar dhe përdhëndetur të gjithë atë që bënë të mundur rindërtimin e katedrales.

“Ja ku jemi. Bota po na shikon. Le të rihapim Notre-Dame!”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Koha është veçanërisht e rëndësishme për Macron, i cili përballet me një krizë të thellë politike në vend pasi qeveria e tij u rrëzua nga parlamenti këtë javë. Presidenti francez ndoqi një qasje jo-konfrontuese me Trump gjatë mandatit të tij të parë, megjithëse marrëdhënia e tyre u ‘ftoh’ me kalimin e kohës për shkak të mosmarrëveshjeve mbi klimën, taksat dhe Iranin.

Rihapja e katedrales bashkoi Princin Uilliam, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe shefen e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde. Manjati francez i mallrave luksoze Bernard Arnault, grupi i të cilit LVMH kontribuoi me miliona në përpjekjen e restaurimit, mori pjesë së bashku me aktoren Salma Hayek dhe bashkëshortin e saj, biznesmenin francez Francois-Henri Pinault.

Zyra e Macron theksoi se Trump ishte i ftuar si president i zgjedhur i një “kombi mik”, duke thënë: “kjo nuk është aspak e jashtëzakonshme, ne e kemi bërë më parë”. Megjithatë, trajtimi në tapetin e kuq tregon dëshirën e liderëve evropianë për të kultivuar marrëdhënie me administratën e ardhshme të SHBA-së, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat komplekse globale që do të vijnë.

Presidenti Joe Biden nuk mori pjesë, por Zonja e Parë Jill Biden përfaqësonte Shtetet e Bashkuara në emër të tij. Jill Biden ndodhet e ulur pranë Donald Trump dhe duket se dëgjon me vëmendje komentet e Presidentit të zgjedhur amerikan, teksa ceremonia ka nisur.

Autoritetet franceze ngritën një operacion të gjerë sigurie, duke vendosur më shumë se 20 agjentë të sigurisë qeveritare për të punuar së bashku me Shërbimin Sekret të SHBA. Një furgon special i policisë franceze siguroi mbrojtje kundër dronëve për kolonën e Trump, ndërsa siguria u rrit rreth Ambasadës së SHBA dhe vendeve të tjera në Paris për ngjarjen.

Në ceremoni morën pjesë gjithashtu ish-presidentët francezë François Hollande dhe Nicolas Sarkozy, ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry, kryeministri francez në largim Michel Barnier dhe sipërmarrësi i teknologjisë Elon Musk.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë