BOTA

Rikthehet qetësia në Bolivi pas dështimit të grusht-shtetit

n.f Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 19:11
Rikthehet qetësia në Bolivi pas dështimit të grusht-shtetit
Foto ilustruese

BOLIVI- Gjendja në Bolivi sot është e qetë pas arrestimit të ish Komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura që udhëhoqi një sulm kundër pallatit presidencial. Presidenti Luis Arce e quajti sulmin një përpjekje për grusht-shtet. Një nga momentet më dramatike, të regjistruar nga dëshmitarët në vendngjarje, përfshin përballjen e Presidentit me ish Gjeneralin Zuniga në një nga korridoret e pallatit presidencial, ndërsa vazhdonin trazirat. Trazirat e të mërkurës në Bolivi janë dënuar nga udhëheqës të Amerikës Latine të cilët i kanë ofruar përkrahje Presidentit Luis Arce ndërsa vendi po përballet me krizë ekonomike.


Banorët e Bolivisë thonë se janë të bashkuar duke i ofruar mbështetje Presidentit Luis Arce, një ditë pasi forcat e armatosura u tërhoqën nga pallati presidencial në La Paz. Komandanti i forcave të armatosura, Jose Juan Zunega u arrestua pasi u akuzua nga Presidenti për një përpjekje për grusht-shtet.

Veç gjeneralit Zunega, autoritetet arrestuan edhe Juan Arnez Salvadorin, ish-komandant i Marinës Boliviane i cili gjithashtu akuzohet se mori pjesë në këtë përpjekje për grusht-shtet. Sipas mediave lokale mbi 10 oficerë ushtarakë gjithashtu janë arrestuar.

“Ne jemi tërësisht të bashkuar. Dita e djeshme na ka forcuar. I gjithë populli bolivian është më i bashkuar se kurrë”, thotë Alicia Chura, banore e La Pazit.

Një ditë më parë, një video e regjistruar nga dëshmitarët në vendngjarje tregonte një automjet të blinduar duke çarë dyert e pallatit dhe ushtarët që futeshin brenda. Një nga momentet më dramatike ishte përballja e Presidentit Luis Arce me komandantin Zuniga, në një nga korridoret e pallatit. Në videon e regjistruar me telefon celular, Presidenti Arce dëgjohet duke u zotuar se do të qëndronte i vendosur kundër përpjekjeve për ta larguar. Më vonë ai emëroi një komandant të ri të ushtrisë, i cili urdhëroi trupat të largoheshin.

Pas dështimit të përpjekjes, Presidenti iu drejtua masës së mbledhur nga ballkoni i pallatit presidencial.

"Ata donin të na befasonin dhe të befasonin popullin bolivian. Ne kemi reaguar dhe njerëzit e mobilizuar na kanë mundësuar të ndalojmë këtë përpjekje për grusht shteti. Faleminderit popull bolivian”, tha Presidenti Luis Arce.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se ndërsa vazhdonin trazirat ish Gjenerali Zuniga nuk tha asnjëherë se po drejtonte një grusht-shtet. Sa ishte në pallatin presidencial, ai tha se ushtria po përpiqej të “rikthente demokracinë dhe të lironte të burgosurit politikë”.

Megjithatë, pas dështimit të përpjekjeve për grusht-shtet, ndërsa qëndronte në rrugë, ish Gjenerali Zuniga tha se vetë Presidenti Arce ia kishte kërkuar të sulmonte pallatin presidencial.

“Presidenti më tha: ‘Situata është shumë e ndërlikuar; kjo javë do të jetë kritike, kështu që është e nevojshme të përgatit diçka për të rritur popullaritetin tim’. Unë e pyeta: A t’i nxjerrim mjetet e blinduara? Presidenti Arce tha nxirrni ato”, deklaroi ish Gjenerali Zuniga.

Pas kësaj deklarate ai u arrestua. Udhëheqësit e Amerikës Latine i dënuan trazirat e sotme duke i ofruar mbështetje Presidentit Luis Arce.

“Duke qenë se jam dashamirës i demokracisë, dua që demokracia të mbizotërojë në Amerikën Latine. Një grusht shteti nuk ka funksionuar kurrë”, tha Presidenti brazilian Lula da Silva.

Bolivia, një vend me 12 milionë banorë, është përballur me protesta të intensifikuara në muajt e fundit për shkak të krizës ekonomike. Tensionet në Bolivi janë shtuar në prag të zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm./ VOA

bolivi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë