BOTA

Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

n.f Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 19:38
Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e
Pallati i Republikës

GJERMANI- Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Për të shënuar këtë moment të historisë, është hapur një ekspozitë kushtuar ndërtesës ikonë komuniste "Pallatit të Republikës" që ngrihej dikur në Berlinin Lindor. Ekspozita është hapur në një godinë të sapondërtuar, që ndodhet në të njëjtin vend ku ngrihej dikur godina e shkatërruar.

Ky është Pallati i Berlinit, tashmë shtëpia e institucionit kulturor ‘Humboldt Forum’. Për shkak të stilit të saj, pajisur me statuja me trumbeta të arta, mund të mendohet se është një ndërtesë e vjetër. Por nuk është e tillë. Objekti përfundoi vitin e kaluar. Ky pallat është një imitim i pallatit të vjetër mbretëror prusian, që qëndroi në këtë vend deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Autoritetet e Gjermanisë Lindore e shkatërruan kështjellën e bombarduar në vitin 1950.

Për një kohë të gjatë vendi mbeti bosh derisa Gjermania Lindore komuniste ndërtoi në atë zonë një pallat të ri, Pallatin e Republikës, i cili u përfundua në 1976. Pallati i infektuar me asbest u shkatërrua në vitin 2006, pas ribashkimit të Gjermanisë, për t'i hapur rrugë rindërtimit të kështjellës së vjetër prusiane.

Tashmë këtu është hapur një ekspozitë kushtuar Pallatin komunist të Republikës. Një nga çështjet me të cilat u përball kuratorja Anke Schnabel ishin mendimet e ndryshme mbi Pallatin komunist të Republikës. Vendimi për prishjen e tij hasi në debate, pavarësisht niveleve të larta të asbestit.

"U zhvillua një debat tepër i ashpër se çfarë të bëhej me ndërtesën. Sigurisht që ishin të shumtë ata që protestuan kundër prishjes së pallatit dhe në të njëjtën kohë ishin të shumtë ata që ishin në favor të tij apo rindërtimit të Pallatit të Berlinit”, thotë ajo.

Këtë vit shënohen 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, më 9 nëntor të vitit 1989. Vendi u ribashkua zyrtarisht një vit më vonë. Vitet e ndarjes mund të ndihen ende në Berlin, me shumë monumente dhe ndërtesa komuniste që vazhdojnë të jenë ende në ish-Berlinin Lindor. Megjithatë, Pallati i Republikës, ku ndodhej parlamenti i Gjermanisë Lindore, si dhe teatri, prodhimet muzikore dhe ekspozitat e artit, ka humbur pa lënë gjurmë.

Kjo është një nga arsyet se pse ‘Forumi Humboldt’ donte të organizonte një ekspozitë për pallatin e vjetër, me objekte të tilla si piktura dhe mobilje që i përkisnin dikur asaj ndërtese.

“Kanë kaluar 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe përvjetorët gjithmonë nxisin reflektim. Shumë të rinj janë të interesuar për të kaluarën dhe e vizitojnë ekspozitën. Gjyshërit shpesh sjellin nipërit dhe mbesat e tyre për të mësuar prej saj”, thotë zonja Schnabel.

Por, Pallati i ri i Berlinit ka nxitur debate kryesisht për shkak të përzierjes së një stili të vjetër e të ri arkitekturor. Disa mure janë të zbukuruara e të ndërtuara sipas stilin barok të shekullit të 19-të, ndërsa të tjerë janë modernë dhe minimalistë. Por shumë njerëz e vlerësojnë këtë kombinim.

“Shumë bukur. Është bukur të shohësh të renë dhe të vjetrën së bashku. Këtë mund ta shihni në shumë vende”, thotë Claudia Lehle, një turiste nga Zvicra.

“Kanë bërë një punë të shkëlqyer duke kombinuar të vjetrën me të renë. U futëm brenda dhe u ngjitëm deri në majë, ku kishte një pamje të mrekullueshme. Gjë e jashtëzakonshme", thotë Roland Lehle, një tjetër vizitor. Ekspozita mbi Pallatin e Republikës do të jetë e hapur deri më 16 shkurt të vitit 2025./ VOA

pallati i republikës gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë