BOTA

Rinisja nga zeroja, shumë grave në Kosovë u mohohet pasuria e përbashkët gjatë divorcit

n.f Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 17:13

Rinisja nga zeroja, shumë grave në Kosovë u mohohet pasuria e

KOSOVË- Në një banesë njëdhomëshe në Prishtinë, ka disa muaj që Jehona jeton me qira. Ajo mban dy punë për t’i mbuluar shpenzimet e saj dhe të djalit të vogël, të cilin po e rrit vetë, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.

Jehona - emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë (REL) për t’ia ruajtur anonimitetin - vendosi ta riniste jetën e saj, pasi raportoi dhunën në familje, që thotë se e kishte përjetuar për disa vite radhazi.

“E kam nisur nga zeroja. Se unë trashëgimi prej babait nuk kam. Por, s’e kam problem. Vetëm ta kem shëndetin se punoj”, thotë Jehona.

Ajo pretendon se ish-bashkëshorti i saj qëndron mjaft mirë financiarisht. Përveç shtëpisë ku jeton, ajo thotë se ish-bashkëshorti ka blerë edhe banesë në Fushë Kosovë, gjatë kohës sa kanë qenë të martuar.

“Kurrë nuk më ka treguar për asgjë, i ka mbajtur gjërat shumë të fshehura. Ka blerë banesë, ka veturë. I ka transferuar të gjitha në emër të vëllait, të babait, që të mos i ndajë me mua”, thotë Jehona.

“Ai mund të më ndihmonte, sepse i ka kushtet, punon... Por, ai punon në të zezën, i merr paratë kesh, nuk i deklaron”, pretendon ajo.

Ligji për familjen në Kosovë e cilëson pasurinë e krijuar gjatë një martese si pasuri të përbashkët, që, në rast divorci, duhet të ndahet në mënyrë të barabartë mes partnerëve. Por, kjo e drejtë e përcaktuar me ligj nuk u njihet, sikurse Jehonës, edhe shumë grave të tjera, thotë Melisa Kadolli, monitoruese e gjykatave në Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK).

Ajo tregon për REL-in se vetë RRGK-ja, që ofron asistencë ligjore për gra, ka hasur në raste kur grave u është mohuar kjo e drejtë, “për shkak të fshehjes së pasurisë nga ish-bashkëshortët”, të cilët e lënë atë në emër të ndonjë të afërmi të tyre.

“Shpesh, gjykatat mbështeten kryesisht në prova të sjella nga palët, duke mos ndërmarrë vetë veprime proaktive për të hetuar dhe siguruar prova”, thotë Kadolli.

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi paralajmëron se një gjë e tillë përbën vepër penale, që “varësisht nga rrethanat, mund të jetë e dënueshme me deri në tetë vjet burgim”. Meqë rastet e ndarjes së pasurisë së përbashkët i takojnë fushës së drejtësisë civile, Rezniqi sqaron se vetë palët kanë për detyrë të paraqesin fakte dhe prova për kërkesat e tyre.

“Pra, gjykata është e lidhur për kërkesën e palës dhe nuk mund të vendosë përtej asaj. Kjo do të thotë se, në momentin kur pala vetë ose përmes përfaqësuesit e parashtron kërkesën e vet, duhet t’i qartësojë dhe specifikojë të gjitha elementet e nevojshme”, thotë ajo.

Tregu joformal i punës në Kosovë e vështirëson procesin e ndarjes së pasurisë. Sipas një raporti të vitit të kaluar të RRGK-së, rreth 42 për qind e kosovarëve nuk marrin kontrata pune dhe nuk regjistrohen si punëtorë në kompanitë ku punojnë.

Edhe gratë janë të përfshira në tregun joformal, që do të thotë se edhe ato, potencialisht, mund të kenë pasuri të padeklaruar, të cilën mund ta fshehin gjatë procesit të divorcit. Megjithatë, mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Të dhënat tregojnë se burrat janë të punësuar në përqindje dukshëm më të lartë se gratë. Gjithashtu, burrat trashëgojnë prona dhe pasuri nga familjet e tyre, që ua lehtësojnë investimin për të shtuar pasurinë më vonë.

Sipas statistikave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, as një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë. Për këtë arsye, nga fshehja e pasurisë janë gratë ato që pësojnë më së shumti. Shpeshherë, edhe në kurriz të fëmijëve.

Ligji për familjen parasheh që partnerët e divorcuar, mund ta kërkojnë atë që njihet si pagesë e alimentacionit për mbajtjen e fëmijëve. Kur gjykata vendos për shumën e kësaj pagese, gjykatësi merr parasysh gjendjen financiare të prindit dhe kushtet e tij.

Pa pasuri të deklaruar, një prind mund t’i shpëtojë pagesës së një shume më të madhe. Jehona tregon se gjykata ka vendosur që ish-bashkëshorti i saj të paguante 100 euro në muaj për mbajtjen e djalit të tyre.

“Herë i qet, herë s’i qet”, thotë Jehona.

Kadolli nga RRGK-ja shprehet e shqetësuar nga moszbatimi i shumë prej vendimeve gjyqësore për pagesë të alimentacionit. Ajo kërkon penalizime më të ashpra për ata që u ikin këtyre pagesave.

“Mekanizmat, si bllokimi i llogarive bankare ose dënimet për mospagesë, rrallëherë përdoren, dhe organet përgjegjëse nuk bëjnë sa duhet për të siguruar që alimentacioni të paguhet në kohë”, thotë Kadolli.

Mospagesa e alimentacionit përbën vepër penale dhe Rezniqi nga IKD-ja tregon se ajo mund të iniciohet si “shmangie nga sigurimi i mjeteve të jetesës”, por edhe “mospërfillje e gjykatës”.

“Ndryshe, vlen të ceket se legjislacioni vendor, ka përcaktuar edhe situatat kur prindi nuk arrin të ofrojë alimentacion të mjaftueshëm, që pastaj ky detyrim kalon te të afërmit e tjerë sipas radhës së trashëgimisë”, sqaron Rezniqi.

Të dhënat e fundit të ASK-së, nga viti 2019, tregojnë se në 75 për qind të rasteve të divorceve, fëmijët jetojnë me nënën. Kadolli beson se këto probleme sjellin pasoja jo vetëm financiare.

“Ato krijojnë pasiguri dhe stres të madh te gratë, duke i bërë ato të ndihen të pafuqishme përballë një sistemi që nuk i mbron siç duhet. Është një padrejtësi që u mohon grave dhe fëmijëve një jetë të sigurt dhe të dinjitetshme”, thotë Kadolli.

Për këtë arsye, ajo bën thirrje që institucionet e drejtësisë - që shpesh kritikohen për mungesë serioziteti në punën e tyre - të fillojnë të luajnë një rol më proaktiv. Por, jo vetëm. Kadolli beson se si kontribut i grave duhet të njihet edhe puna e papaguar për përkujdes të fëmijëve dhe shtëpiak që ato kanë bërë gjatë martesës.

“Edhe pse gratë luajnë një rol aktiv në kujdesin për familjen dhe mirëmbajtjen e shtëpisë, shpeshherë burrat e konsiderojnë kontributin financiar si të vetmin që ka vlerë”, thotë Kadolli.

Në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara në tetor të vitit 2022 nga Instituti Musine Kokallari, puna e papaguar e kujdesit shtëpiak arrin vlerën mbi 1.8 miliard euro. Ai raport tregonte se gratë kalojnë mesatarisht 6.2 orë në ditë duke u përkujdesur për familjarë apo për shtëpi, ndërsa burrat 3.5 orë.

Një raport i vitit të kaluar i RRGK-së tregon se gratë ndihen të mbingarkuara nga puna në shtëpi - gjë që i shtyn të mos jenë aktive në tregun e punës, e rrjedhimisht më pak të pavarura financiarisht./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë