Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

PALESTINË- Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën 13 persona u vranë në dy sulme të ushtrisë izraelite në Gazë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se një nga sulmet goditi një shkollë që shërbente si qendër strehimi në lagjen Tufah, në lindje të qytetit të Gazës, ku mbetën të vrarë të paktën 6 persona.
Autoritet njoftuan se shtatë persona u vrarë në një sulm tjetër ndaj një kampi në qytetin jugor Khan Younis. Ushtria izraelite tha se sulmet kishin si objektiv një militant të grupit islamik palestinez Xhihad. Po ashtu, të shtunën Izraeli njoftoi dërgesën e parë humanitare në veri të Gazës, që kur nisi fushata e re ushtarake në këtë zonë, muajin e kaluar. Njoftimi vjen disa ditë përpara një afati të vendosur nga Shtetet e Bashkuara, në bazë të cilit i kërkohet Izraelit që të përmirësojë shpërndarjen e ndihmave humanitare në të gjithë Gazën.
Ekspertët kanë paralajmëruar se ka shumë gjasa që së shpejti disa pjesë të Gazës veriore të përballen me uri. Ofensiva e re e Izraelit është përqëndruar në kampin e refugjatëve Jabaliya, ku Izraeli thotë se Hamasi është rigrupuar. Ofensiva është shtritë edhe në rajonet Beit Lahiya dhe Beit Hanoun, në veri të qytetit të Gazës.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në këto zona ndodhen dhjetra mijëra njerëz. Në fillim të kësaj jave, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se aktualisht në veri të qytetit nuk operojnë as ambulancat dhe as ekipet e urgjencës.
Që kur nisi lufta Izrael-Hamas, ushtria izraelite ka goditur disa shkolla dhe kampe, të mbushura me dhjetëra mijëra palestinezë që kanë lënë shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve izraelite apo urdhrave të evakuimit. Sipas OKB-së, 90 për qind e palestinezëve në Gazë janë zhvendosur, si pasojë e konfliktit.
Ushtria ka akuzuar vazhdimisht Hamasin se vepron nga brenda infrastrukturës civile në Gazë, përfshirë shkollat, objektet e OKB-së dhe spitalet. Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë ka shkaktuar më shumë se 43,000 të vrarë, thonë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Në këto të dhëna ata nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, por thonë se më shumë se gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Lufta filloi pasi militantët palestinezë sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023. Sipas autoriteteve iztralite, gjatë sulmit militantët vranë rreth 1200 persona dhe rrëmbyen 250 të tjerë./VOA
SHBA- Donald Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqe nëse mund t'i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainë...
SHBA- Elon Musk është vënë në shënjestër të aktivistëve Led By Donkeys, të cilët e kanë akuzuar at...
HUNGARI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë diskutuar për situat&eu...
PEKIN- Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Pekinin, por pesë vjet bisedime nuk kanë treguar përparim të mir&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se fitorja e Donald Trump ishte një fat i madh për familjen shqiptare, kundë...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës thotë se draft-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk &eu...
BRAZIL- Biznesmen brazilian, Antonio Vinicius Gritzbach, u ekzekutua në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paulos në Guaru...
SHBA- Aksionet e mediave sociale të Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump ishin fundosur me shpejtësi pas një rritjeje të shk...
GJERMANI- Më 9 nëntor Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi bot&eum...
SPANJË- Ashtu si çdo prind në Valencia atë ditë, Victor Matías nxitoi të merrte fëmijët nga shkolla dhe t&eum...