BOTA

Rrezik tensionesh etnike, BE kritikon aksionet në veri të Kosovës

n.f Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 16:20

Rrezik tensionesh etnike, BE kritikon aksionet në veri të Kosovës

KOSOVË- BE-ja i bëri thirrje kryeministrit në largim, Albin Kurti të shmangë masat përshkallëzuese. Kërkohet që Kosova dhe Serbia të jenë konstruktive në implementimin e marrëveshjes për normalizimin.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime pas operacioneve të fundit të autoriteteve të Kosovës, të cilat mbyllën disa zyra të shërbimeve publike në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,  që përfshijnë kompanitë që ofrojnë ujë të pijshëm dhe shërbime bazike për komunitetet lokale.

Këto veprime BE-ja i cilësoi "si veprime që rrezikojnë të rrisin tensionet ndëretnike dhe dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës”. Ky reagim i BE-së vjen pikërisht në kohën kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi para liderëve evropianë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta dhe dëshpëruese për qytetarët.

Marrja nën kontroll e disa objekteve në veri

Ditët e fundit, autoritetet e Kosovës morën nën kontroll disa objekte në veri të Kosovës të cilat shfrytëzoheshin në kuadër të sistemit të Serbisë. U morën nën kontroll Shërbimi Nacional për Punësim, ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale "Ujësjellësi Ibër”, palestra sportive, muzeu i qytetit dhe disa institucione të tjera. Për BE operacionet, inspektimet dhe mbylljet e fundit nga policia në Kosovë rrezikojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale.

BE tërheq vëmendjen se kjo "minon imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, duke përmendur në mënyrë të veçantë operacionin për marrjen nën kontroll të "Ujësjellësit Ibër” në Mitrovicën e Veriut dhe për mbylljen e fabrikës së ujit në Zubin Potok.

Sipas BE-së, "veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit midis komuniteteve”. "Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë t'i ndalin këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin masat përshkallëzuese”, thuhet më tej në reagimin e BE-së.

Më tej thuhet se "Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen me konstruktivitet në implementimin e marrëveshjes për normalizim dhe implementimin e aneksit, si dhe të marrëveshjeve të tjera pa vonesa dhe pa parakushte”, duke përmendur në mënyrë të veçantë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Aksionet e pakoordinuara shkak i masave ndëshkuese

Ishin pikërisht aksionet e pakoordinuara në veri që bënë që Bashkimi Evropian të vendosë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas një tensionimi të situatës në këtë pjesë të vendit. BE-ja vazhdon t'i mbajë ato masa, duke konsideruar se qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veri.

Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk pajtohet me vazhdimin e këtyre masave, të cilat ajo po i cilëson "shumë të padrejta”. "Nuk ka asnjë shpjegim të qartë pse këto masa vazhdojnë. Për këtë arsye, edhe një herë i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij të marrin vendimin e guximshëm për t'i hequr këto masa ndaj kombit më pro-evropian në botë”, u shpreh Presidentja Osmani, para liderëve evropianë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë. Ajo u rikujtoi atyre se, siç thotë, "97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë”, duke argumentuar se "Kosova, shteti më i përafruar me Bashkimin Evropian në aspektin politik dhe të sigurisë, megjithatë është i vetmi vend në tryezën e samitit që mbetet nën masa ndëshkuese nga vetë BE-ja.

"Emigrimi lidhet edhe me erozionin e shpresës dhe besimit brenda shteteve. Duhet të investojmë për të rritur shpresën, veçanërisht tek të rinjtë. Por si mund të flasim për rritje të shpresës, kur vendet që janë 100% të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si Kosova, ndëshkohen me masa kufizuese?”, tha Osmani. Presidentja e Kosovës u tha liderëve evropianë se "mbajtja e masave ndaj Kosovës nuk është shenjë force strategjike, por e konfuzionit”, dhe se, sipas saj, "Bashkimi Evropian ka nevojë për një vendim të guximshëm për të forcuar shpresën, jo për ta zbehur atë”./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë