BOTA

Rritet frika për luftë, Hezbollah lëshon mbi 100 raketa në Izrael

M.B. Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 11:55

Rritet frika për luftë, Hezbollah lëshon mbi 100 raketa në

LINDJE E MESME- Grupi Hezbollah i Libanit, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, lëshoi mbi 100 raketa në orët e hershme të mëngjesit së 22 shtatorit drejt një zone më të gjerë dhe më thellë brenda Izraelit verior. Disa prej raketave ranë pranë qytetit Haifa, ndërsa palët duket se po shkojnë drejt një lufte në shkallë të plotë pas muajsh tensionesh të përshkallëzuara.

Breshëria e raketave gjatë natës shkaktoi sirena alarmi në të gjithë veriun e Izraelit, duke i detyruar mijëra njerëz të futen në strehimore. Ushtria izraelite tha se raketat ishin lëshuar “drejt zonave civile”, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm, pasi më parë raketat ishin përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake. Shërbimi i shpëtimit “Magen David Adom” i Izraelit tha se trajtoi katër persona për plagë nga predhat, përfshirë një burrë 76-vjeçar që u plagos në Kiryat Bialik, një vendbanim pranë Haifës, ku ndërtesat u dëmtuan dhe makinat u dogjën.

Ky sulm me raketa erdhi pas një sulmi ajror izraelit në Beirut më 20 shtator, që vrau të paktën 37 persona, përfshirë një nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut, si dhe gra dhe fëmijë. Hezbollahu ishte ende duke u përballur me një sulm të sofistikuar që shkaktoi shpërthimin e mijëra pajisjeve personale vetëm disa ditë më parë. Ushtria izraelite tha se kishte kryer një valë sulmesh në jug të Libanit gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur rreth 400 objektiva militantësh, përfshirë lëshues raketash. Zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkolonel Nadav Shoshani, tha se këto sulme kishin parandaluar një sulm edhe më të madh.

“Mijëra civilë janë nën zjarr në pjesën më të madhe të Izraelit verior. Ata kaluan natën dhe tani mëngjesin në strehimore bombash”, tha ai. “Sot pamë zjarr që arriti më thellë në Izrael se më parë”.

Izraeli dhe Hezbollah kanë shkëmbyer zjarr që nga shpërthimi i luftës në Gaza gati një vit më parë, kur grupi militant filloi të lëshonte raketa në solidaritet me palestinezët dhe aleatin e tij të mbështetur nga Irani, Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Luftimet kanë vrarë dhjetëra njerëz në Izrael, qindra në Liban dhe kanë zhvendosur dhjetëra mijëra në të dyja anët e kufirit.

Asnjëra palë nuk besohet se kërkon një luftë. Por javët e fundit, Izraeli ka zhvendosur fokusin nga Gaza në Liban dhe është zotuar të rivendosë qetësinë në kufi që qytetarët izraelitë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Hezbollah ka thënë se do të ndalojë sulmet e tij vetëm nëse ka një armëpushim në Gaza, që duket gjithnjë e më i vështirë pasi bisedimet e gjata të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari janë bllokuar vazhdimisht.

Lufta në Gaza filloi me sulmin e Hamasit më 7 tetor në Izrael, ku militantët palestinezë vranë rreth 1.200 njerëz dhe morën rreth 250 pengje. Ata ende mbajnë rreth 100 pengje, një e treta e të cilëve besohet të jenë të vdekur. Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 41.000 palestinezë janë vrarë. Nuk thotë sa prej tyre ishin luftëtarë, por thekson se mbi gjysma e të vdekurve janë gra dhe fëmijë.

Mediat izraelite raportuan se raketat e lëshuara nga Libani të dielën herët u kapën në zonat e Haifës dhe Nazaretit, të cilat janë më në jug se shumica e zjarrit të raketave deri më tani. Izraeli anuloi shkollat në të gjithë veriun, duke thelluar ndjenjën e krizës. Hezbollah tha se kishte lëshuar dhjetëra raketa, të llojeve Fadi 1 dhe Fadi 2 një lloj i ri armësh që grupi nuk e kishte përdorur më parë, drejt bazës ajrore Ramat David, në juglindje të Haifës, “në përgjigje të sulmeve të përsëritura izraelite që kishin në shënjestër rajone të ndryshme të Libanit dhe shkaktuan rënien e shumë dëshmorëve civilë”.

Hezbollah është zotuar të hakmerret ndaj Izraelit për një valë shpërthimesh që goditën pajisjet e anëtarëve të tij, përfshirë pejxherë, të martën dhe të mërkurën, duke vrarë të paktën 37 persona, përfshirë dy fëmijë dhe duke plagosur rreth 3.000 të tjerë. Sulmet janë fajësuar gjerësisht për Izraelin, i cili nuk ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.

Të premten, një sulm ajror izraelit rrëzoi një ndërtesë tetëkatëshe në një lagje të dendur të Beirutit, në periferi të jugut, ndërsa anëtarët e Hezbollahut po takoheshin në bodrum, sipas Izraelit. Ndër të vrarët ishte Ibrahim Akil, një zyrtar i lartë i Hezbollahut që komandonte njësinë speciale të forcave të grupit, të njohur si Forca Radwan. Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad, u tha gazetarëve të shtunën se të paktën shtatë gra dhe tre fëmijë u vranë në sulmin ajror të së premtes. Ai tha se 68 persona të tjerë u plagosën, përfshirë 15 që u shtruan në spital.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Bejrut që nga lufta njëmuajshe e vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut, dhe numri i viktimave mund të rritet, me 23 persona ende të zhdukur, tha një zyrtar qeveritar. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se sulmi prishi zinxhirin e komandës së grupit duke eliminuar Akilin, të cilin ai e fajësoi për vrasjen e izraelitëve. Akil kishte qenë në listën më të kërkuar të SHBA-së për vite, me një shpërblim prej 7 milionë dollarësh, për rolin e tij të dyshuar në bombardimin e ambasadës së SHBA-ve në Beirut në vitin 1983 dhe marrjen e pengjeve amerikane dhe gjermane gjatë luftës civile në Liban në vitet 1980./ REL

hezbollah

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë