BOTA

Rritet konsumi, Kosova po importon 1 milion euro energji elektrike në ditë

n.f Përditësimi i fundit 18 Korrik 2024, 14:35
Rritet konsumi, Kosova po importon 1 milion euro energji elektrike në
Foto ilustruese

KOSOVË- Ngritja e temperaturave që ka prekur këto ditë në Kosovën ka rritur edhe kërkesën për energji elektrike. Aktualisht Kosova po importon 1 milion euro energji.  Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës ka njoftuar se për të mbuluar kërkesat e qytetarëve, është duke importuar rreth 1 milion euro energji në ditë.

Në një komunikatë për media thuhet se kërkesa në kohë piku kalon mbi 800 megavat energji, që është “dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe”. Në këtë situatë thuhet se kanë ndikuar temperaturat e larta, përkatësisht shfrytëzimi i madh i kondicionerëve, si dhe rinovimi i një njësie të Termocentralit Kosova B, që, rrjedhimisht, ka zvogëluar prodhimin.

Në komunikatë nuk sqarohet se për sa kohë importohet nga 1 milion euro energji në ditë, por në Kosovë, prej javësh, mbizotërojnë temperatura të larta që u afrohen 40 gradëve të Celsiusit. Për krahasim, në prill të vitit të kaluar, KESCO ka njoftuar se në 11 ditët e para të muajit, ka importuar rreth 5.4 milionë euro energji elektrike. Atëkohë, në këtë sasi të importit ka ndikuar rënia e temperaturave.

“Në rëndimin e situatës po ndikon edhe fakti që njësia B1 e KEK-ut është në remont të planifikuar vjetor, duke bërë që prodhimi vendor të reduktohet me së paku 250 MW.

Pra, aktualisht Kosova nuk po prodhon më tepër se 500 MW. Ndërsa, diferenca ndërmjet prodhimit dhe kërkesës po mbulohet nga importi. Edhe çmimet e importit janë rritur shumë ditëve të fundit. Në berzat e rajonit tonë çmimet po sillen mbi 200 euro për megavat. Kjo po e vështirëson shumë situatën pasi duhet blerë energji nga jashtë me kosto të shtuar”.

Kompania Kosova për Furnizim ka shtuar se në të nxehtin ekstrem është rritur kërkesa për furnizim me energji elektrike “për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve anekënd Kosovës”.

“Deri tek kjo ka ardhur pasi gjatë këtyre ditëve situata elektroenergjetike është vështirësuar tej mase nga disa faktorë.

Fillimisht është rritur kërkesa tej mase si pasojë e temperaturave ektreme të ngrohta që po mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që kërkesa në kohë piku të kalojë mbi 800 megavatë, dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe. Kjo për shkak të përdorimit masiv të kondicionerëve anekënd Kosovës.

KESCO mbetet e përkushtuar që ti furnizojë konsumatorët pa ndërprerje me energji elektrike. Por, kërkon nga të gjithë që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, si një produkt që është jetik për të gjithë sidomos në kohën e kushteve ekstreme atmosferike”. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.

Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve. Të dhënat e Agjencisë se Statistikave të Kosovës, të publikuara në muajin nëntor, tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike gjatë muajit shtator të këtij viti ka rënë në krahasim me rrymën e prodhuar gjatë së njëjtës periudhë të vitit paraprak.

Vitin e kaluar, sipas një raportimi të mëhershëm të ZRRE-së, janë importuar mbi 750 mijë megavate energji elektrike, ndërsa nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës janë prodhuar rreth 6.35 milionë megavate./ Monitor

energji elektrike kosova import

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë