BOTA

“Rritja e integrimit rajonal"/ CEFTA konsiderohet mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën

b.z Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 16:46
“Rritja e integrimit rajonal"/ CEFTA konsiderohet mekanizëm i
CEFTA

KOSOVË - "Kosova është e përkushtuar që të ketë rol konstruktiv si në Procesin e Berlinit, ashtu edhe në marrëveshjen e CEFTA-s." Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me GIZ-in, me temën e diskutimit: “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”.

Ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e saj, pasi sipas tij vetëm ashtu mund të shfrytëzohet potenciali i rajonit.

“Integrimi në tregun e vetëm vjen vetëm pas integrimit në regjion dhe planit të rritjes. Nëse Kosova dhe Serbia do të jenë në zonën e vetme të pagesës së BE-së duhet të zgjidhen disa çështje që janë të pazgjidhura se si të transferohen para nga Beogradi në Kosovë pa pagesë. Për Serbinë dhe Kosovën, kushti është që ata të angazhohen aktivisht me një proces të matshëm dhe rezultate të pritshme me qëllimin që të implementojnë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e kaluar për normalizim. Marrëdhëniet e mira janë shumë të rëndësishme për të gjithë edhe për Kuvendin dhe udhëheqësit e juaj dhe anëtarët e parlamentit që të dinë rëndësinë se sa është kjo e rëndësishme për integrimin evropian”.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Kosova është e fokusuar në zbatimin e reformave që jo vetëm të përfitoj ekonomia, por do të kontribuojë edhe në prosperitetin e përgjithshëm të rajonit.

Krasniqi, ka shtuar se Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.

“Përfshirja e Kosovës në Procesin e Berlinit thekson përkushtimin tonë për stabilitetin rajonal dhe gatishmërinë tonë për të punuar me fqinjët tanë. Duke marrë pjesë në këtë proces ne synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimorë dhe të na ofrojë me qëllimin tonë të përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne jemi të fokusuar në zbatimin e reformave që jo vetëm do të përfitojë ekonomia jonë, por edhe do të kontribuojë edhe në prosperitetin të përgjithshëm të rajonit. Integrimi rajonal është një nga objektivat e rëndësishme të politikës sonë ekonomike duke forcuar lidhjet tona me vendet fqinje.. Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFTA-s. I bëj thirrje BE-së që të heqin masat e vendosura ndaj Kosovës, është një vend pro evropian dhe duhet t’i hapen rrugët për integrimin evropian bashkë me vlerat demokratike të saj”.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, Zef Dedaj ka shtuar se CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën.

“Duke e ditur rëndësinë e tregut të Samitit të Berlinit, Kosova menjëherë ka filluar që të dizajnojnë ligjet e nevojshme të cilat janë në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së. Unë insistoj dhe mendoj që Kosova ka qenë në disa fusha shteti më profesional në përmbushjen e obligimeve që kanë dalë krahasuar me vendet tjera të CEFTA-s, ndonëse në një pozicion jo të barabartë dhe jo të plotë sikur shtet e tjera. CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën, sepse neve na obligon t’i zbatojmë obligimet që kanë dalë nga Samiti i Berlinit, ndonëse kemi padrejtësi”, ka shtuar ai.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitim përkundër rrethanave të vështira politike.

“Procesi i Berlinit sivjet feston 10-vjetorin dhe po dëgjojnë fjalën se ai po kthehet tek shtëpia por është pjesërisht e vërtetë pasi ai s’ka të bëj me Berlinin, por me Ballkanin Perëndimor. Andaj vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë, të jenë në gjendje me ngrit pesha të renda dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitimin e të gjithëve përkundër rrethanave të vështira politike, por ju jeni ata që duhet ta bëni punën…”.

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së CEFTA-s, Danijela Gaçeviq ka theksuar se kur Kosova të bëhet pjesë e BE-së jo vetëm duhet të jenë në garë me kompanitë rajonale, por edhe kompanitë brenda BE-së./MONITOR

kosovë cefta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë