BOTA

Rritje e pranisë dhe fërkime gjithnjë e më të mëdha SHBA-Kinë në rajon e Indo-Paqësorit

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 08:00
Rritje e pranisë dhe fërkime gjithnjë e më të

Koreja e Jugut mobilizoi të martën avionët e saj luftarakë pasi avionët ushtarakë të Kinës dhe Rusisë hynë në zonën e saj të identifikimit ajror në jug dhe në lindje të Gadishullit Korean – një incident që pasoi dy shkëmbimet e mëparshme mes forcave amerikane dhe atyre kineze në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin e Kinës Jugore.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha në një deklaratë se avionët që hynë në zonën koreanojugore të identifikimit ajror, po merrnin pjesë në një stërvitje të përbashkët vjetore me Rusinë mbi Detin e Japonisë dhe Detin e Kinës Lindore – stërvitja e gjashtë e këtillë që nga viti 2019. Stërvitja më e fundit pasoi manovrat e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Zona e identifikimit ajror nuk është pjesë e hapësirës ajrore të Koresë së Jugut. Megjithatë asnjë prej këtyre dy vendeve nuk dhanë njoftim paraprak se avionët e tyre do të hynin në këtë zonë, tha agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap.

Shkelja e së martës pasoi dy shkëmbime të mëparshme: një anije kineze kaloi në distancë të vogël të dielën përpara një destrojeri amerikan në Ngushticën e Tajvanit, dhe një avion luftarak kinez manovroi pranë një avioni ushtarak amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Kinës Jugore më 26 maj. Një zyrtar i administratës së Presidentit Biden i përshkroi incidentet si shembuj të “agresivitetit në rritje” të Pekinit.

Incidentet me mjetet kineze koinçiduan me stërvitjet detare trepalëshe mes rojave bregdetare të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Filipineve, në Detin e Kinës Jugore.

Incidentet e tilla rrisin rrezikun për gabime dhe përshkallëzim, ndërkohë që tensionet rriten mes Uashingtonit dhe Pekinit për çështje që nga politikat tregtare dhe deri tek sulmi i Rusisë në Ukrainë, apo siguria e Tajvanit.

Norma të reja dhe shqetësuese

Veprimtaria e tillë e Pekinit në rajon është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit. Vetëm në vitin 2023, ka patur të paktën 745 ndërhyrje nga avionët ushtarakë kinezë vetëm në zonën e identifikimit të fluturimeve të Tajvanit, sipas të dhënave të Ministrisë tajvaneze të Mbrojtjes Kombëtare.

Ndërkohë, Uashingtoni po projekton një prani më të fortë në rajonin Indo-Paqësor, duke shtuar stërvitjet ushtarake dhe duke rritur masat parandaluese me aleatët, përfshirë Korenë e Jugut, Japoninë dhe Filipinet.

Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, tha gjatë konferencës për shtyp të martën se shkëmbimet nuk kanë të bëjnë me lirinë e lundrimit, siç pretendojnë Shtetet e Bashkuara, por me "hegjemoninë e lundrimit dhe provokimin e qartë ushtarak".

"Shtetet e Bashkuara kanë dërguar anije luftarake dhe avionë ushtarakë përtej gjysmës së botës në pragun e Kinës dhe janë angazhuar në misione zbulimi nga afër dhe shfaqjen e fuqisë ushtarake pranë zonës territoriale detare dhe hapësirës ajrore të Kinës", tha zoti Wang.

Shkëmbimet në rajonin Indo-Paqësor mes dy rivalëve janë bërë "norma e re dhe shqetësuese", tha Zuri Linetsky, studiues në Fondacionin Eurasia Group.

“Të dyja palët, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, nuk po veprojnë siç duhet dhe po nxisin dhe shtojnë tensionet”, tha zoti Linetsky për Zërin e Amerikës. "Kjo ka efekte të dëmshme për lojtarët rajonalë - në këtë rast Korenë e Jugut - por edhe Japoninë dhe Tajvanin".

John Kirby, koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, hodhi poshtë nocionin se Shtetet e Bashkuara janë pjesërisht fajtore për përshkallëzimin.

"Ne të gjithë duam të shohim uljen e tensioneve", i tha ai Zërit të Amerikës gjatë konferencës për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të martën, duke argumentuar se administrata po punon "shumë, shumë fort" për shtensionimin, por se hapjes së tyre diplomatike deri më tani nuk i është përgjigjur Pekini.

Javën e kaluar, Pekini refuzoi kërkesën e Uashingtonit për një takim në person, në kuadrin e Dialogut vjetor Shangri-la në Singapor, midis Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologut të tij kinez Li Shangfu, për shkak të sanksioneve personale ndaj zotit Li që nuk janë hequr nga administrata amerikane.

Megjithatë, ka patur disa përparime në frontin diplomatik, me zyrtarë të nivelit të lartë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare që kanë patur bisedime private me homologët e tyre kinezë në javët e fundit.

Zyrtarët po punojnë gjithashtu për të organizuar sërish vizitën në Pekin të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, vizitë që Uashingtoni e anuloi pasi goditi dhe rrëzoi një balonë spiune kineze në muajin shkurt.

Rritje e shpenzimeve për mbrojtjen

Shqetësimet në rritje për Kinën, shpenzimet ushtarake të së cilës janë rritur për 28 vite me radhë, kanë ndihmuar për nxitjen e një gare armatimi në rajon.

Sipas të dhënave të shpenzimeve ushtarake nga Instituti i Stokholmit për Studimin e Paqes Ndërkombëtare (SIPRI) në vitin 2022, vendet në Azi shpenzuan 575 miliardë dollarë për mbrojtjen, një rritje prej 2.7% nga viti 2021 dhe një rritje prej 45% nga viti 2013, duke vazhduar kështu një prirje të pandërprerë rritjeje, e cila fillon që nga të paktën viti 1989.

Shpenzimet ushtarake globale u rritën me 3.7% në vitin 2022, sipas të dhënave të SIPRI-t, të nxitura kryesisht nga rreziku i shtuar nga sulmi rus në Ukrainë dhe tensionet në Azinë Lindore.

"Rritja e vazhdueshme e shpenzimeve ushtarake globale në vitet e fundit është një shenjë se po jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurtë", tha Nan Tian, studiues në Programin e Shpenzimeve Ushtarake dhe Prodhimit të Armëve të SIPRI-t. "Vendet po rrisin forcën ushtarake në përgjigje të një mjedisi të përkeqësuar të sigurisë, të cilin ata nuk e parashikojnë të përmirësohet në të ardhmen e afërt".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë