BOTA

Rrugë, shkolla, stadiume e paga: Ku do të shkojnë 3.6 miliardë euro të buxhetit të Kosovës?

n.f Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 13:12
Rrugë, shkolla, stadiume e paga: Ku do të shkojnë 3.6
Foto ilustruese

KOSOVË- Me pesë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6 miliardë euro, dërgohet për seancën e Kuvendit për votim në parim. Kryeministri Albin Kurti në prezantimin e këtij buxheti pati thënë se ky është “buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për mandatin që na pret. Andaj, të jeni të sigurt që edhe ministrat tanë janë përkujdesur që buxhetet e ministrive të tyre t’i dizajnojnë si për vete”, shtoi Kurti.

Kurse, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti 3.6 miliardësh i vitit të ardhshëm është i zhvillimit të Kosovës. Ai para anëtarëve të komisionit ka prezantuar në detaje buxhetin, derisa tha inflacioni pritet të bie në Kosovë, që sipas tij kjo do të mundësojë rritjen ekonomike të Kosovës.

“Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3 miliardë e 607 milionë euro. Ky buxhet parashihet të financohet nga të hyrat buxhetore në nivelin 3 miliardë e 305 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej 300 milionë euro do të jetë deficiti buxhetor, e që në kuadër të rregullës fiskale parashihet të jetë saktësisht dy për qind e bruto-prodhimit vendor. Për të ardhur te ky buxhet janë marrë parametrat e zhvillimit ekonomik dhe performancën së vitit aktual. Inflacioni deri në shtator të këtij viti ka qenë 1.9 për qind, duke shfaqur një tendencë të rënies”.

Por, çfarë parashihet saktësisht me këtë buxhet e për cilat projekte do të shkojnë mjetet?

Nga ky buxhet, 916 milionë euro do të shkojnë për paga dhe shtesa, 501 milionë euro për mallra dhe shërbime, 34.7 milionë euro për shpenzime komunale, 1.2 miliard euro për subvencione dhe transfere, 930.3 milionë euro për investime kapitale, 7.5 milionë euro janë rezerva, derisa interesi është 49.5 milionë euro.

Shumica e investimeve kapitale të parapara me buxhetin për vitin 2024, janë projekte të bartura nga vitet paraprake. Tek rehabilitimi i rrugëve, shumica janë rrugë që kanë nisur vite më parë, madje edhe nga viti 2016. Për disa nga këto projekte, vetëm janë bartur mjetet nga viti 2024. Por, ka edhe disa projekte të reja për rehabilitim të rrugëve.

1 milion euro janë paraparë për rehabilitimin e rrugës Rajonale R119, segmenti Kijevë-Malishevë. Punimet për këtë rrugë parashihet të fillojnë në prill të vitit 2025, e të përfundojnë në dhjetor të vitit 2027. Kostoja totale e këtij projekti është vlerësuar 3 milionë e 500 mijë euro, ku në vitin 2026 janë paraparë të ndahen edhe 1 milion euro, e në 2027’-ën 1.5 milion euro.

1 milion euro të tjera janë ndarë për rehabilitimin e rrugës Rajonale R 106, segmenti Radavc-Kufiri me Malin e Zi. Edhe këtu afati kohor për nisje dhe përfundim të punimeve është i njëjtë, pra prill 2025-dhjetor 2027. Edhe ky projekt, ka kosto 3 milionë e 500 mijë euro, e që mjetet tjera do të ndahen në vitin 2026 dhe 2027, përkatësisht 1 milion dhe 1.5 milion euro.

Rehabilitimit do t’i nënshtrohet edhe rruga Rajonale R 120, segmenti Sllatinë-Magure, projekt për të cilin janë ndarë po ashtu 1 milion euro. Vlera e këtij projekti është 3 milionë euro, e pritet të përfundojë në dhjetor të vitit 2027. 600 mijë euro tjera janë ndarë për rehabilitimin e një rruge tjetër rajonale, R – 105 Skënderaj-Turiqevc- Jashanicë, me gjatësi 18 kilometra. Punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë në nëntor të 2027, derisa kostoja totale e projektit është 2 milionë e 400 mijë euro.

Do të rehabilitohet edhe rruga Nacionale N 25.3, kryqëzimi Sojevë-Kllokot-Viti. Për këtë projekt, janë ndarë 1 milion euro nga kostoja totale prej 4 milionë e 500 mijë euro. Për rehabilitimin e kësaj rruge, 1 milion euro të tjera janë paraparë për vitin 2026, e 2 milionë e 500 mijë euro në vitin 2027.

3 milionë euro tjera për rehabilitimin e rrugëve tjera nacionale, që në total si projekt kap vlerën e 12 milionë eurove. Për këtë projekt, 4 milionë euro tjera janë vlerësuar për vitin 2026 dhe 5 milionë për vitin 2027.

Tek ndarjet për vitin 2025, janë edhe disa projekte për ndërtimin dhe asfaltimin e disa rrugëve. Mjetet e ndara për këto rrugë janë nga 100 mijë deri në 300 mijë euro. Këto rrugë do të ndërtohen e asfaltohen në Pejë, Gjilan, Kamenicë, Shtime, Gjakovë, Suharekë dhe Drenas.

Për autostradat, janë bartur mjetet e vitit 2024. Tek ndërtimi i autostradave, përmendet ajo Prishtinë-Gjilan-Konçul, ku janë bartur 20 milionë nga viti 2024. Për këtë rrugë, 30 milionë euro janë vlerësuar për vitin 2026 dhe 30 milionë tjera për vitin 2027. Ky projekt figuron se do të përfundojë në dhjetor të vitit 2027.

Aty përmendet edhe rishtresimi dhe sanimi i pjerrtësirave të Autostradës Morinë-Merdare, ku janë bartur 1.5 milionë euro nga ky vit. Edhe për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Magjistrale Prishtinë-Pejë, janë bartur mjete në vlerë prej 15 milionë euro. Për këtë projekt, 18 milionë janë vlerësuar për vitin 2026, e 20 milionë tjera për vitin 2027. Kostoja totale për këtë rrugë kap vlerën e 181 milionë e 722 mijë e 932 euro dhe si afat për përfundim është tetori i vitit 2027.

Ndërkohë, për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, projekt i nisur nga viti 2010, janë bartur mbi 6 milionë nga viti 2023. Vlera totale e këtij projekti llogaritet të jetë 11 milionë e 650 mijë euro.

Tek projektet kapitale të nivelit qendror, figurojnë edhe disa investime nëpër parqet kombëtare. 15 mijë euro do të shkojnë për blerjen e dronëe për parqet kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”, si dhe 150 mijë euro tjera janë ndarë për ndërtimin e qendrave informuese për këto dy parqe kombëtare.

10 mijë euro tjera janë paraparë për blerjen e pajisjes për matjen e temperaturës, lagështisë dhe parametrave të tjerë për Shpellën e Gadimes, 30 mijë për blerjen e pajisjeve për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe 100 mijë euro për blerje të pajisjeve të reja për laboratorët e monitorimit të mjedisit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

Tek investimet në sport, shumica janë projekte të bartura nga ky vit, e ku përfshihen renovimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërtimi i fushave të tenisit në komuna të ndryshme, palestra sportive në Zhegër, renovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan, ndërtimi i stadiumit të qytetit në Pejë e Kaçanik, ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjakovë etj. Për këto projekte, vetëm janë bartur mjetet nga viti 2024.

Investim i ri për vitin 2025 është ndërtimi i Pishinës gjysëm-olimpike në Podujevë, për të cilin projekt janë paraparë 1 milion euro. Në total, ky projekt vlerësohet 3 milionë e 500 mijë euro. Ky projekt pritet të fillojë në janar 2025, e të përfundojë në dhjetor 2027. Mjetet tjera janë vlerësuar për vitin 2026 dhe 2027.

Investime tjera janë paraparë edhe për Stadiumin në Drenas, për çka janë ndarë 500 mijë euro, Qendrën Akuatike në Rajonin e Prishtinës ku për vitin 2025 janë paraparë 100 mijë euro dhe pjesën e automobilizmit në rajonin e Prishtinës, për të cilin projekt janë ndarë 50 mijë euro.

500 mijë euro tjera janë ndarë për Stadiumin e qytetit në Vushtrri, e 600 mijë tjera janë ndarë sa për nisjen e ndërtimit të komplekseve multisportive në Mitrovicë, Ferizaj, Pejë, Prishtinë, Gjakovë e Prizren, meqë kostoja e këtij projekti si tërësi është mbi 6 milionë euro.

Në fushën e kulturës, si projekte të reja janë paraprë ndërtimi i Qendrës Kulturore Turke në Prizren, ndërtimi i Qendrës Kulturore në Skënderaj, Muzeu i masakrës në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, Muzeu i Sefë Mleqanit në Malishevë, restaurimi i Xhamisë së Hadumit në Gjakovë, shkolla e vjetër në Kokaj të Gjilanit etj.

Tek pjesa për Policinë e Kosovës, janë vetëm disa projekte që tashmë kanë filluar, e për të cilat janë bartur mjetet nga viti 2024. 3 milionë e 700 mijë euro janë bartur për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta, 2 milionë e 800 mijë për armë dhe pajisje speciale dhe mbi 2 milionë për pajisje të TIK’ut, Softuere dhe siguri të të dhënave.

3 milionë e 250 mijë euro të tjera janë mjete të bartura për ndërtime dhe renovime, 800 mijë për pajisje dhe armë për kontroll dhe siguri kufitare, 1 milion e 300 mijë euro të tjera për një projekt konfidencial, 3 milion e 450 mijë për automjete transporti dhe 3 milion e 707 mijë për pajisje policore.

Në këtë projekt-buxhet nuk janë paraparë mjete për Projektin “Blinaja”, Kompleksin e ri Qeveritar apo ndërtimin e Ndërtesës për Zyrën e Presidencës. Mjete s’janë ndarë as për renovimin e objekteve qeveritare, apo ndërtimin e ndërtesave përcjellëse të ndërtesës së AKI’së. Për këto projekte, ka vetëm bartje të mjeteve nga viti 2024.

Tek projektet kapitale për Shërbimin Korrektues të Kosovës, ka vetëm bartje të mjeteve, ku disa janë për Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, sipas rekomandimeve të Danimarkës. Janë bartur edhe mjetet për zgjerimin e Institutit të Forenzikës, ndërtimin e Qendrës së Paraburgimit dhe Qendrës Korrektuese në Prizren dhe ndërtimin e Institucionit Korrektues për Femra në Lipjan.

Ndërkohë, janë ndarë mjete për investime në Institutin e Mjekësisë Ligjore. 50 mijë euro janë ndarë për furnizim me pajisje për Laboratorin e Toksikologjisë dhe 55 mijë të tjera për përmirësim të infrastrukturës së jashtme dhe ndriqimit përreth objektit të IML-së.

Në këtë projekt-buxhet janë bartur mjete nga viti 2024 edhe për blerjen e ambasadave, veturave për ambasada, renovim të objekteve të ambasadave, mobile për ambasada dhe pajisje teknologjike për këto ambasada.

Për blerjen e ambasadave, vlera totale e projektit figuron se është mbi 56 milionë euro, derisa për renovime mbi 6 milionë euro. Për veturat e ambasadave, vlera totale e projektit është rreth 5 milionë euro, derisa për mobile mbi 1 milion e 300 mijë.

Mjetet janë bartur edhe tek investimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mbi 76 milionë euro është shuma e bartur nga viti 2024 për sisteme, pajisje dhe artikuj për mbrojtje, gati 20 milionë euro të tjera për ndërtime dhe renovime dhe rreth 3 milionë për sisteme dhe pajisje të komunikimit.

Tek Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, 4 milionë e 270 mijë euro është shuma e mjeteve që është bartur nga viti 2023 për një projekt të paspecifikuar, që ka filluar nga viti 2022 e është paraparë të përfundojë më dhjetor të këtij viti.

Për projektin e banimit social që kap kosto totale 9 milionë euro, janë bartur 2 milionë e 350 mijë nga ky vit. Në fund të dokumentit, theksohet se shpenzimet buxhetore totale në vitin 2025 priten të kenë rritje prej 8.8% në terma vjetorë, në krahasim me Buxhetin për vitin 2024. Aty theksohet edhe tek rritja e shpenzimeve në kategorinë paga dhe shtesa, duke e përmendur si shkaktar rritjen e koeficientëve.

“Në rritjen e shpenzimeve buxhetore ndikimi më i madh është nga masat e ndërmarra nga Qeveria për rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Shpenzimet Rrjedhëse totale gjatë vitit 2025 planifikohen të kenë rritje prej 9.1% krahasuar me Buxhetin për vitin 2024, duke arritur vlerën 2,615.7 milionë Euro.

Shpenzimet për kategorinë paga dhe shtesa planifikohet të jenë 916.5 milionë Euro dhe të shënojnë rritje prej 13.8%, duke qëndruar brenda rregullës fiskale. Kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së koeficientëve.

Shpenzimet te kategoria e mallrave dhe shërbimeve planifikohet të shënojnë rritje prej 3.3% krahasuar me Buxhetin për vitin 2024. Subvencionet dhe transferet gjatë vitit 2025 pritet të kenë rënie prej 8.8%. Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i rritjes së pensioneve si dhe shtesave të fëmijëve. Ndërsa 7.5 milionë Euro janë ndarë për kategorinë e rezervës rrjedhëse”, thuhet në projekt-buxhet.

Tutje thuhet se pjesa më e madhe e investimeve kapitale pritet të jetë nga financimi i buxhetit të rregullt, mirëpo një numër i madh i projekteve në sektorë të ndryshëm planifikohet të financohet nga huazimi i jashtëm përmes klauzolës së investimeve. Projekt-buxheti për vitin 2025, do të shkojë për votim të hënën në Kuvend. Partitë opozitare në vend, PDK, LDK dhe AAK, kanë deklaruar se nuk do ta votojnë./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë