BOTA

Rusia godet sektorin energjitik të Ukrainës, Kievi thirrje për ndihmë

n.f Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 14:54
Rusia godet sektorin energjitik të Ukrainës, Kievi thirrje për
Foto ilustruese

UKRAINË- Rusia ndërmori një valë sulmesh me dronë dhe raketa kundër Ukrainës duke vënë në objektiv sektorin energjitik dhe infrastrukturën kritike të atij vendi. Sulmet ruse plagosën të paktën 4 persona, ndërsa Presidenti Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për më shumë ndihmë për mbrojtjen ajrore.

Sulmi i gjashtë i rëndë i Rusisë ndaj kapaciteteve energjitike të Ukrainës që prej muajit mars dëmtoi objekte të këtij sektori në lindje, qendër dhe perëndim të vendit, njoftuan zyrtarët ukrainas.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se eliminuan 35 nga 53 raketat ruse dhe 46 nga 47 dronët që u përdorën për sulmin, i cili shton edhe më shumë vështirësitë për sektorin e dëmtuar energjetik të Ukrainës, në vitin e tretë të luftës.

“Synimi kryesor i Rusisë është të shtojë terrorin, të shfrytëzojë mungesën e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe mungesën e vendosmërisë së partnerëve të Ukrainës”, tha Presidenti Zelenskyy përmes një mesazhi në rrjetin Telegram. “Partnerët e dinë shumë mirë se për çfarë kemi nevojë. Sisteme shtesë Patriot të mbrojtjes ajrore dhe sisteme të tjera moderne. Duhet përshpejtuar dërgimi dhe shpërndarja e avionëve luftarakë F-16. Ushtarëve tanë duhet t’i vihen në dispozicion të gjitha kapacitetet e nevojshme”, tha ndër të tjera presidenti ukrainas.

Gjatë këtij viti, Ukraina ka qenë nën trysni të vazhdueshme dhe në disavantazh ndërsa përballet me vonesa të ndihmave për mbrojtjen ajrore nga Shtetet e Bashkuara, intensifikim të sulmeve ndaj infrastrukturës së saj dhe përpjekjeve të trupave ruse për të zgjeruar sulmin në vijën e frontit.

Të shtunën, forcat ruse sulmuan objektet e infrastrukturës energjitike në rajonin lindor të Donetskut, rajonet juglindore të Zaporizhzhias dhe Dnipropetrovskut, në atë qendror Kyrovohrad dhe në rajonin perëndimor, Ivano-Frankivsk, njoftoi ministria e Energjisë.

Alarmet për sulme ajrore zgjatën më shumë se tre orë në të gjithë rajonet dhe shumë banorë vrapruan drejt strehave të mbrojtjes, në mes të natës.

Guvernatori rajonal i Lvivit Maksym Kozytskyi tha se katër persona u lënduan dhe tre objekte të insfrastrukturës kritike u goditën në rajonin ukrainas në kufi me Poloninë. Ai nuk dha më tepër hollësi mbi objektet e goditura.

Operatori më i madh privat i energjisë elektrike në Ukrainë, DTEK tha se tha se dy termocentralet të saj ishin goditur dhe pajisjet ishin "dëmtuar rëndë".

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se po godet strukturat ushtarake-industriale të Ukrainës dhe objektet energjetike të saj në shenjë hakmarrjeje për sulmet e Kievit ndaj objekteve energjetike të Rusisë.

Marrë nga VOA

lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë