Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
UKRAINË - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se shpreson se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të përfshihen në bisedimet e mundshme për t’i dhënë fund luftës së vendit të tij me Rusinë.
Duke folur në një konferencë për media përkrah presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, Zelensky tha se edhe Ukraina duhet të përfshihet në çfarëdo bisedimesh për përfundimin e luftës, në mënyrë që negociatat të kenë ndikim domethënës.
“Në lidhje me atë se cila do të jetë përbërja e bisedimeve: shpresoj shumë se Ukraina do të jetë atje, dhe Amerika, Evropa dhe rusët”, tha Zelensky.
Më vonë, ai sqaroi se ende nuk është vendosur ndonjë kornizë bisedimesh.
“Po, do të doja shumë që Evropa të marrë pjesë, sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, shtoi ai,
Zelensky tha se beson se presidenti amerikan, Donald Trump, mund t’i japë fund luftës, duke shtuar se ai mund ta rrijë këtë vetëm nëse e përfshin edhe Ukrainën në bisedime.
“Përndryshe, nuk kryen punë. Sepse Rusia nuk do që lufta të përfundojë, ndërsa Ukraina dëshiron t’i japë fund asaj”, shtoi ai.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trumpi thoshte vazhdimisht se do t’i jepte fund shpejt luftës dhe këtë e përsëriti edhe pak ditë para se ta merrte detyrën. Tani, ai thotë se mund të nevojiten muaj për këtë.
Në ditët e fundit, Trumpi ka bërë komentet më të ashpra deri më sot ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të cilin shpesh ka folur me admirim.
Më 22 janar, Trumpi, duke iu drejtuar homologut të tij rus me emër, paralajmëroi Moskën se do të përballet me tarifa, taksa dhe sanksione të reja "të larta" nëse nuk e ndalë shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës. Ai sugjeroi gjithashtu se do të vendoste sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse Putini nuk do të pranonte bisedimet për paqe për t'i dhënë fund luftës.
Të premten, Putini tha se dëshiron të takohet me Trumpin për të biseduar për Ukrainën. Ai e përmendi si pengesë për negociata një dekret të vitit 2022 nga Zelensky, i cili ndalon bisedimet me Putinin. Zelensky tha të shtunën në konferencë se e bëri këtë ndalesë për të mos e lejuar Putinin të formojë kanale të tjera komunikimi me bashkëbisedues në Ukrainë.
Zelensky shtoi se Rusia u përpoq vazhdimisht ta bënte një gjë të tillë para se ai ta nënshkruante dekretin. Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Kremlini dhe u përshkallëzua me pushtimin e plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022./REL
Senati UASHINGTON - Pete Hegseth u konfirmua të premten si sekretari i ardhshëm i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, me një votim t&eum...
SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ekziston një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara dhe ai...
GREQI- Inspektorët e Doganës greke arritën një tjetër goditje të rëndësishme kundër trafikut të drogës,...
MBRETËR E BASHKUAR- Stuhia Éowyn ishte ndoshta stuhia më e fortë që ka goditur Mbretërinë e Bashkuar në të pakt...
SHBA- Një tjetër dekret presidencial për të konfirmuar angazhimet e tij parazgjedhore është firmosur në orët e fundit ng...
Health Alexis Goosdeel SHBA - Të dhënat e fundit tregojnë se në BE, heroina dhe opioidet e tjera zbulohen në rreth tre në kat...
Pamje nga sulmi RUSI - Rusia lëshoi të paktën 61 dronë mbi Ukrainë natën e 24-25 janarit, ndërsa forcat ukrainase konf...
Australi AUSTRALI- Një stuhi e papritur "mbërtheu" Queensland-in në Australi. Nga pamjet e publikuara duken qytetarët të...
ANGLI- Muzikanti, Paul McCartney në një intervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se ndryshimet e propozuara n&...
LINDJE E MESME- Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit katër ushtaret izraelite të mbajtura rob në Gazë. Ndërkohë,...