BOTA

Rutte: Do të punojmë që KFOR të ketë forcat e nevojshme për të mbajtur mjedis të sigurt në Kosovë

M.B. Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 17:25

Rutte: Do të punojmë që KFOR të ketë forcat e nevojshme

BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni i KFOR-it në Kosovë të ketë forcat dhe burimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Ai i bëri këto komente gjatë një konference për shtypin në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, gjatë të cilit është diskutuar edhe për operacionin e aleancës në Kosovë.

“Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha ai.

Sekretari Rutte një ditë më parë ngriti shqetësimet për mungesën e përparimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Do të thotë se ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se procesi i dialogut mes Prishtinë dhe Beogradit nuk është duke ecur siç do të dëshironim...”, tha ai.

Aktualisht mbi 4 mijë e 400 trupa të udhëhequra nga NATO-ja kujdesen për sigurinë në Kosovë dhe përgjatë vitit që lamë pas, aleanca shtoi praninë e saj pas tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.

Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel, vazhdimi i të cilave pritet javën që vjen në nivel kryenegociatorësh. Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde tha se shpreson që të dyja palët të lëvizin më shpejt në këto bisedime.

“Pritshmëritë tona janë që palët të përparojnë, duhet të flasin me njëri tjetrin dhe të kenë vullnetin politik për të arritur përparim, sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku”, tha ai.

Ambasadori Rohde tha se është e rëndësishme për gjithë rajonin që të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Dhe jam i sigurt se zoti Lajçak dhe ekipi i ri në Komision duan përparim. Në fund, qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të gjithë e dinë se mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim. Dhe pa normalizim, nuk është i mundur anëtarësimi”, tha ambasadori Rohde.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO Julianne Smith, tha se përparimi në procesin e bisedimeve është thelbësor në proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, e pyetur për kërkesën e autoriteteve të Kosovës për përfshirje në programin e Partneritetit për Paqe me NATO-n, ambasadorja Smith tha se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura të shohin vullnetin e Kosovës për anëtarësim...

“Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë na kanë dëgjuar zëshëm dhe qartë. Ne duam që ata të vazhdojnë të angazhohen në dialogun e lehtësuar e të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Kjo është diçka që si aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së e mbështesin fuqishëm. Ata kanë përkushtimin tonë të plotë për të qëndruar të angazhuar në rajon dhe për të bërë çfarë mundemi për t'i ndihmuar ata të krijojnë qëndrueshmëri më të madhe në fqinjësi”, tha ajo.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime 13 vjeçare për normalizimin e marrëdhënieve që kanë shënuar përparim të paktë, ndërsa një marrëveshje për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar as që ka filluar të zbatohet./ VOA

nato

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë