BOTA

Sa i sigurt është interneti nga hakerimi?

M.B. Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 07:49
Sa i sigurt është interneti nga hakerimi?
Foto ilustruese

TIRANA- Interneti ka qenë një ndër shpikjet më të rëndësishme në historinë e njeriut dhe ndër më të keqkuptuarat. Ai u zhvillua jo si një sistem i planifikuar në mënyrë qendrore, por si një grumbull pajisjesh dhe rrjetesh të lidhura me ndërfaqe të improvizuara. Decentralizimi bëri të mundur drejtimin e një sistemi kaq të ndërlikuar. Por herë pas here ndodhin incidente rrëqethëse, që na kujtojnë se e gjithë struktura është jashtëzakonisht e pasigurt. Më 29 mars, një studiues sigurie njoftoi se kishte zbuluar rastësisht një “derë të pasme” të fshehtë në sistemin XZ Utils. Kjo pjesë e paqartë, por jetike e softuerit, është e përfshirë në sistemet operative Linux që kontrollojnë serverët e internetit në botë.

Nëse dera e pasme nuk do të ishte zbuluar në kohë, çdo gjë, duke filluar nga infrastruktura kombëtare me rëndësi jetike, e deri te faqja e internetit ku ju hidhni fotografitë e maceve, do të kishte qenë e pambrojtur. Kjo derë e pasme ishte krijuar nga një kontribuues anonim, i cili kishte fituar besimin e koduesve të tjerë, duke dhënë ndihmesë të dobishme për më shumë se dy vjet. Ky durim dhe zell, tregon se pas këtij veprimi, fshihet një agjenci shtetërore e inteligjencës. Sulme të tilla mbi “zinxhirin e furnizimit” në shkallë të gjerë, të cilat nuk synojnë pajisje ose rrjete individuale, por vetë softuerin dhe harduerin themelor ku ato mbështeten, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Në vitet 2019-2020, agjencia ruse e inteligjencës së jashtme SVR depërtoi në rrjetet e qeverisë amerikane, duke rrezikuar një platformë të menaxhimit të rrjetit të quajtur SolarWinds Orion. Kohët e fundit, hakerët shtetërorë kinezë modifikuan firmware-in e router-ëve Cisco, për të fituar qasje në objektivat ekonomike, tregtare dhe ushtarake të Amerikës dhe Japonisë. Interneti është i cenueshëm ndaj skemave si dera e pasme e platformës XZ Utils. Ashtu si shumë të tjerë, ky program është me burim të hapur, që do të thotë se kodi i tij është i disponueshëm publikisht.

Ashtu si në Wikipedia, ndryshimet në të mund të këshillohen nga kushdo. Njerëzit që mbajnë kod me burim të hapur shpesh japin këshilla të tilla në kohën e lirë. Pas zbulimit të një cenueshmërie katastrofike në OpenSSL, një platformë e përdorur gjerësisht për komunikim të sigurt dhe që kishte një buxhet prej vetëm 2000 dollarësh, një titull artikulli i vitit 2014, e përmblodhi shumë mirë absurditetin e situatës: “Interneti po mbrohet nga dy djem të quajtur Steve”. Është tunduese të mendosh se zgjidhja qëndron në rivendosjen e kontrollit qendror, qoftë nga shtetet apo kompanitë. Në fakt, historia tregon se softueri me burim të mbyllur nuk është më i sigurt se ai me burim të hapur.

Vetëm këtë javë, Bordi i Rishikimit të Sigurisë Kibernetike të Amerikës, një organ federal, qortoi Microsoft-in për standardet e ulëta të sigurisë, që i mundësuan Rusisë të vidhte një çelës hyrës, që në botën e kriptografisë mund ta krahasojmë me “bizhuteritë e një kurore, për një ofrues të shërbimit cloud”. Kjo i dha Rusisë qasje gjithëpërfshirëse në të dhëna. Për krahasim, softueri me burim të hapur ka shumë përparësi, sepse lejon shqyrtimin e përbashkët dhe llogaridhënien. Prandaj, rruga e duhur është që të shfrytëzohet sa më shumë burimi i hapur, duke lehtësuar barrën e madhe që ngarkohet mbi një numër të vogël individësh të papaguar dhe të mbytur me punë.

Teknologjia gjithashtu mund të ndihmojë. Let’s Encrypt, një organizatë jofitimprurëse, e ka bërë internetin më të sigurt gjatë dekadës së fundit, duke përdorur një softuer të zgjuar për ta bërë të thjeshtë kodimin e lidhjeve të përdoruesve me faqet e internetit. Teksa zhvillohet me kalimin e kohës, edhe Inteligjenca Artificiale mund të jetë në gjendje të dallojë anomalitë në miliona kode, me një klikim të vetëm. Ndreqje të tjera duhet të jenë të natyrës rregullatore. Strategjia kibernetike e Amerikës, e publikuar vitin e kaluar, e bën të qartë se përgjegjësia për dështimet nuk duhet të bjerë te zhvilluesit me burim të hapur, por tek “aktorët më të aftë për të ndërmarrë veprime që parandalojnë rrjedhoja të këqija”. Në praktikë, kjo nënkupton qeveritë dhe gjigantët e teknologjisë, të cilët përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga bibliotekat e softuerit të lirë.

Të dy duhet të zgjerojnë financimin dhe bashkëpunimin me institucionet jofitimprurëse, si Nisma me Burim të Hapur dhe Fondacioni Linux, të cilat mbështesin ekosistemin me burim të hapur. Fondacioni i Përgjegjësisë së Re, një think-tank gjerman, thotë se qeveritë mund t’i lejojnë punonjësit të kontribuojnë në softuer me burim të hapur në kohën e tyre të lirë dhe të lehtësojnë ligjet që kriminalizojnë hakerimin etik. Ata duhet të veprojnë shpejt. Dera e pasme në platformën XZ Utils, mendohet se është sulmi i parë i zbuluar publikisht, kundër një pjese jetike të softuerit me burim të hapur. Por kjo nuk do të thotë se ka qenë përpjekja e parë. Dhe nuk ka gjasa të jetë e fundit./ Monitor

interneti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë