BOTA

Sally Buzbee jep dorëheqjen si kryeredaktore e gazetës “The Washington Post”

M.B. Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 22:45
Sally Buzbee jep dorëheqjen si kryeredaktore e gazetës “The
Stafi i gazetës "The Washington Post" feston marrjen e çmimit Pulitzer

SHBA- “The Washington Post” tha të dielën se kryeredaktorja, Sally Buzbee, ka dhënë dorëheqjen pas tre vitesh në krye të një prej gazetave më të njohura të botës.

Gazeta gjithashtu njoftoi se Matt Murray-t, ish-kryeredaktor i gazetës “The Wall Street Journal”, do ta zëvendësojë atë deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Më pas Robert Winnett, zëvendësredaktor i tanishëm i “Telegraph Media Group”, do të marrë postin e redaktorit ndërsa gazeta ristrukturon operacionet e saj.

Nuk është dhënë asnjë arsye për largimin e zonjës Buzbee. Në njotimin që tregonte se ajo po largohej nuk u përfshi asnjë deklaratë e saj. Zonja Buzbee nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Gazeta njoftoi se do të krijojë një sektor të ri në zyrën e lajmeve për abonentët që duan të paguajnë dhe konsumojnë lajmet në një mënyrë tjetër. Zonja Buzbee, ish-kryeredaktorja e agjencisë së lajmeve “The Associated Press”, u zgjodh si kryeredaktore e “The Washington Post-it” në maj të vitit 2021. Ajo zëvendësoi paraardhësin e njohur, Martin Baron, pas rritjes së lartë të popullaritetit të gazetës gjatë administratës së ish Presidentit Trump.

Sally Buzbee ishte gruaja e parë që shërbeu në këtë pozitë. Ashtu si Jill Abramson, gruaja e parë kryeredaktore e gazetës “The New York Times”, mandati i saj ishte i shkurtër: zonja Abramson e mbajti atë pozitë nga viti 2011 deri më 2014. Kjo periudhë vlerësohet të ketë qenë e rëndë në aspektin financiar për industrinë e lajmeve, përfshirë edhe gazetën “The Washington Post”. Numri i abonentëve ra ndjeshëm. Botuesi i ri, Will Lewis, u tha punonjësve muajin e kaluar se gazeta humbi 77 milionë dollarë vitin e kaluar.

Zoti Lewis u emërua në fund të vitit të kaluar duke zëvendësuar Fred Ryanin si botues i gazetës. Ai ka punuar më parë në gazetën “Wall Street Journal” dhe në “The Telegraph” në Angli. Ai ka përmendur një plani abonimi me disa nivele për “The Washington Post”, të ngjashëm me atë të revistës “Politico”. Në një email dërguar punonjësve të dielën në mbrëmje, zoti Lewis tha se departamenti i ri do të përqëndrohet në më shumë lajme me video, do të shrytëzojë inteligjencën artificiale dhe do të ofrojë metoda të ndryshme pagese. Kjo, siç tha ai, do të fillojë në vjeshtë.

Gjatë një takimi të mëparshëm, “ne theksuam nevojën për t'u larguar nga qasja tradicionale në industrinë e lajmeve dhe për t’u përqëndruar në krijimin e lajmeve për një gamë më të gjerë lexuesish dhe klientësh”. Në emailin e tij, zoti Lewis përmendi “tre redaksi”. Robert Winnett nuk do të marrë titullin e kryeredaktorit, por ai do të jetë përgjegjës për “fushat kryesore të mbulimit” në politikë, investigime, biznes, teknologji, sport. Ai ka drejtuar zyrën e lajmeve të gazetës “The Telegraph” që nga viti 2013.

Matt Murray do të marrë drejtimin e një departamenti të sapokrijuar duke filluar nga 6 nëntori, sipas Washington Post-it. . Askush nuk do të ketë titullin e kryeredaktorit: Murray, Winnett dhe David Shipley, që do të drejtojë “redaksinë e opinioneve”, do t'i raportojnë drejtpërdrejt botuesit Lewis, njotoi gazeta.

“Duke krijuar tre funksione të forta gazetarie ne po bëjmë një hap vendimtar larg qasjes ‘një format për të gjithë’, duke ia përshtatur botimin interesave të audiencës”, tha zoti Lewis.

“The Washington Post” fitoi tre çmime Pulitzer muajin e kaluar, duke përfshirë atë të serisë së shkrimeve mbi ndikimin e pushkës automatike “AR-15”./ VOA

the washington post

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë