BOTA

Samiti i kryediplomatëve të NATO-s, Rubio në qendër të vëmendjes! Qëllimi i takimit:Të mbajë të bashkuar aleancën

M.B. Përditësimi i fundit 2 Prill 2025, 08:25

Samiti i kryediplomatëve të NATO-s, Rubio në qendër të

SHBA- Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen në Bruksel në takimin e tyre të rregullt pranveror. Sikurse edhe takimi i ministrave të Mbrojtjes në shkurt, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar nga përfaqësuesi amerikan. Atëherë pjesëmarrës ishte sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe kësaj radhe është sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Kur Rubios fillimisht iu dha roli në administratën e re të presidentit Donald Trump, shumica e evropianëve u gëzuan. Ai shihej si një “transaltantist” i zjarrtë. Tani, sipas diplomatëve në NATO me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, ka një lloj nervozizmi. Ndërsa disa thonë “ai ende na kupton ne dhe aleancën”, ata pyesin se sa ndikim ka realisht ai brenda Qeverisë amerikane dhe çfarë do të thotë ai kur bëhet fjalë për Ukrainën, Rusinë dhe Kinën. Megjithatë, dy gjëra janë të qarta.

Ashtu si Hegseth, Rubio do të këmbëngulë në mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtje dhe të ketë në shumë hise sa i përket ndarjes së barrës. Dhe, sikurse në shkurt, aleatët do të shpresojnë se SHBA-ja do të rikonfirmojë angazhimin e saj ndaj NATO-s dhe nenit 5 të traktatit, që ka të bëjë me mbrojtjen e ndërsjellë. Pasi që takimet e vetme të tjera të NATO-s para samitit të qershorit janë takime joformale të ministrave të Jashtëm që do të mbahen në Turqi në mesin e majit dhe të Mbrojtjes në fillim të qershorit, takimi i kësaj jave shërben, në shumë mënyra, si provë gjenerale për samitin e Hagës që do të mbahet më 24-26 qershor.

Qëllimi i atij takimi është i qartë: Të mbajë të bashkuar aleancën, duke rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po kërkon që të çdo aleat të zotohet se do të shpenzojë të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin.

Kjo nismë synon të gjatë samitit ta qetësojë presidentin amerikan, Donald Trump, por disa aleatë evropianë do të hezitojnë që të zotohen shpejt për shpenzime të mëdha në mbrojtje, duke pasur parasysh se po përballen me rritje të ngadalshme ekonomike dhe me rritje të deficitit buxhetor. Ndoshta gjëja më e rëndësishme që duhet vëzhguar gjatë takimit ministror është sesioni i dedikuar raporteve NATO-BE, ku blloku evropian do të përfaqësohet nga shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas.

Rubio e injoroi Kallasin kur ajo vizitoi SHBA-në më herët gjatë këtij viti dhe të gjithë diplomatët e BE-së me të cilët ka biseduar REL-i e pranuan se Uashingtoni nuk e sheh BE-në si një bashkëbiseduese serioze. Po ashtu, ka shumë tension, sidomos kur bëhet fjalë për propozimin e fundit të Komisionit Evropian mbi shpenzimet për mbrojtjen: një hua e mundshme prej 150 milionë eurosh për shtetet anëtare të BE-së për të blerë armë, por jo nga vendet jashtë Evropës. SHBA-ja është veçmas e shqetësuar ndaj çdo lëvizje që mund ta nxjerrë atë nga loja në rast se ka një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë.

Por, shqetësimi më i madh, natyrisht është marrëdhënia në tregti, që po përkeqësohet. Vetëm një ditë para takimit të NATO-s, SHBA-ja pritet të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj të gjitha importeve të automjeteve, një lëvizje që do të godasë shumë shtetet sikurse Gjermania. Kjo vjen pas taksës ekzistuese amerikane për çelikun dhe aluminin evropian, taksë ndaj të cilës Brukseli planifikon të kundërpërgjigjet me masa hakmarrëse më 13 prill.

Një tjetër i ftuar në takimin ministror është ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha. Pritet që ai të japë informacione të përditësuara sa i përket situatës në fushëbetejë, por sërish, Rubio do të jetë ai që do të jetë në qendër të vëmendjes. A do të rrisë SHBA-ja presionin ndaj Rusisë në rast se marrëveshjet për armëpushim, sa i përket infrastrukturës dhe trafikut në Detin e Zi, nuk respektohen?

Ndërkohë, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk është në agjendë për momentin, shumica e aleatëve evropianë janë të interesuar që të paktën të sigurohen se armët amerikane do të vazhdojnë të dërgohen në Ukrainë dhe se misioni për trajnime i NATO-s për ushtarët ukrainas, NSATU, do të vazhdojë të operojë. Deri më tani, gjithçka po vazhdon si më parë. Nuk ka pasur asnjë ndryshim as sa i përket pozicionit të trupave amerikane në krahun lindor të NATO-s.

Ajo që ka ndryshuar, megjithatë, është se SHBA-ja më nuk e kryeson Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur si Grupi Ramshtajn, i cili koordinon mbështetjen ushtarake për Kievin. Mbretëria e Bashkuar e ka drejtuar takimin e fundit të grupit të mbajtur në shkurt, dhe takimi i radhës, i planifikuar për 11 prill, mund të bashkëdrejtohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Pritet që Londra dhe Parisi po ashtu të vazhdojnë të punojnë, të paktën në margjinat e samitit ministror, mbi një forcë të mundshme sigurie në Ukrainë, në rast se një armëpushim i përhershëm hyn në fuqi. Megjithatë, detajet sikurse numri i trupave, shteteve pjesëmarrëse dhe mandati i saktë aktualisht mbeten të paqarta.

Ajo që po bëhet gjithnjë më e qartë është se puna mbi një strategji të re të NATO-s për Rusinë ka ngecur. Strategjia – e cila përcakton se si aleanca duhet të angazhohet me Moskën në të ardhmen – ishte paraparë të miratohej në samitin e Hagës. Por, Uashingtoni ka lënë të kuptohet se dëshiron të shmangë “zemërime” të mundshme në rrugën drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes dhe një dokument i tillë strategjik mund ta bëjë pikërisht këtë.

Ministrat e Jashtëm të katër partnerëve të NATO-s nga rajoni i Azi-Paqësorit – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – po ashtu do të marrin pjesë në një sesion me kërkesën e SHBA-së. Përderisa administrata amerikane e sheh Pekinin si rival, kritikat e saj publike ndaj Kinës deri më tani kanë qenë relativisht të përmbajtura. Në këtë sesion, ministrat do të jenë të interesuar të dëgjojnë pikëpamjet e Rubios mbi mënyrat se si t’iu qasen një sërë çështjesh që janë të lidhura me Kinën./ REL

shba

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone