VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

KOSTA RIKA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pritet të zhvillojë takime të martën me zyrtarë të Kosta Rikës dhe më pas Guatemalës si pjesë të vizitës së tij në Amerikën Latine, që u përqëndrua tekimigrimi, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe kundërpërgjigja ndaj ndikimit kinez në rajon.
Sekretari Rubio ishte në El Salvador të hënën, ku takoi Presidentin Nayib Bukele dhe nga ku njoftoi se zoti Bukele i kishte ofruar të pranonte të dëbuarit nga Shtetet e Bashkuara, pavarësisht shtetësisë së tyre.
“Ai po ashtu ka ofruar të bëjë të njejtën gjë me kriminelët që aktualisht janë në burg dhe po vuajnë dënimet në Shtetet e Bashkuara edhe në rastet kur janë shtetas amerikanë apo kanë leje qëndrimi”, deklaroi zoti Rubio.
Sipas ligjeve në fuqi, qeveria amerikane nuk mund të dëbojë shtetasit amerikanë.
Sekretari Rubio tha se El Salvadori do të bashkëpunojë plotësisht për të riatdhesuar shtetasit e vet të cilët janë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur marrëveshjen “më të jashtëzakonshmen për imigrimin në botë”.
Presidenti Bukele shkroi në platformën X se qeveria e tij i ofroi SHBA-së “mundësinë për të bartur një pjesë të sistemit të saj të burgjeve” në këmbim të një shume monetare për El Salvadorin për të mbajtur kriminelët e dënuar në mega burgun në Qendrën për Burgosje për Terrorizëm.
“Shuma monetare do të jetë relativisht e ulët për Shtetet e Bashkuara por e rëndësishme për ne, duke e bërë tërë sistemin tonë korrektues të qëndrueshëm”, deklaroi Bukele.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Sekretari Rubio gjithashtu foli për strategjitë për t’iu kundërpërgjigjur ndikimit të Partisë Komuniste kineze në hemisferën perëndimore për të ruajtur sovranitetin dhe interesat e dyja vendeve dhe të rajonit.
Vizita e tij vjen ndërkohë që autoritetet amerikane po ristrukturojnë agjencinë e Shteteve të Bashkuara që mbikëqyr ndihmat për vendet e huaja, gjë që ka nxitur një përplasje ndërmjet ligjvënësve demokratë dhe administratës së Presidentit Donald Trump.
Sekretari Rubio njoftoi se ai tani do të jetë drejtori në detyrë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, por se ia kishte deleguar autoritetin e tij një zyrtari tjetër. Ai theksoi se agjencia duhet të përshtasë ndihmën amerikane për vendet e huaja me interesat kombëtare dhe të përmbushë udhëzimet për politika të Departamentit të Shtetit.
Të hënën mbrëma, Shtetet e Bashkuara dhe El Salvadori gjithashtu nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpuniumin civil bërthamor, duke zgjeruar marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve.
Departamenti i Shtetit tha se memorandumi i mirëkuptimit shënon hapin e parë drejt ndërtimit të një partneriteti civil bërthamor, që ka për synim të forcojë sigurinë energjetike dhe bashkëpunimin ekonomik.
Kufizimi i imigrimit të jashtëligjshëm
Presidenti Bukele konsiderohet si aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në përpjekjet rajonale për t’u përballur me krizën e imigrimit.
Më 7 tetor të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara dhe El Salvadori nënshkruan Marrëveshjen për Ndihmë të Përbashkët Doganore, duke përforcuar sigurinë kufitare dhe lehtësuar tregtinë ndërmjet dy vendeve.
El Salvadori dikur ishte burimi i tretë më i madh i shtetasve që kapeshin në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara. Sot ai nuk është as në mesin e dhjetë vendeve të para.
Presidenti Trump ka mbajtur marrëdhënie të ngrohta me Presidentin e El Salvadorit, Bukele, i cili gjithashtu forcoi marrëdhëniet me Presidentin kinez Xi Jinping pas vizitës së tij shtetërore në Pekin në dhjetor të vitit 2019.
Gjatë vizitës së zotit Bukele, Kina premtoi miliona dollarë investime në këtë shtet të Amerikës Qendrore përmes një morie marrëveshjesh. Në mesin e tyre ishte një stadium futbolli, një bibliotekë kombëtare, një port turistik dhe financime për trajtimin e ujit.
Në prill të vitit 2024, Kina dhe El Salvadori filluan negocitatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë, ndonëse Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor tregtar i El Salvadorit.
El Salvadori zyrtarisht njohu Republikën Popullore të Kinës më 21 gusht të vitit 2018, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.
Të hënën, Sekretari Rubio vëzhgoi përgatitjet për dëbimin e 32 burrave dhe 11 grave kolumbiane pa dokumente përmes një fluturimi nga aeroporti ndërkombtëar Albrook në Panama në shtetin e tyre. Në mesin e të dëbuarve ishin edhe shtatë individë që kishin kryer vepra penale.
Sekretari Rubio tha se ky veprim përçoi “mesazhin e qartë” që ata që synojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara jashtëligjshëm do të ndalohen dhe do të kthehen pas tek vendet e tyre të origjinës.
Më 1 korrik, 2024, në ditën e parë të mandatit të Presidentit të Panamasë Jose Raul Mulino, Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synonte të ulë numrin e imigrantëve që kalojnë në mënyrë të palighshme nga rajoni Darien i Panamasë drejt Shteteve të Bashkuara.
Programi financohet nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe zbatohet nga Departamenti për Sigurinë Kombëtare. Dëbimet e së hënës u realizuan në bazë të memorandumit të mirëkuptimit dhe pasi që Departamenti i Shtetit anuloi pezullimin paraprak të ndihmës amerikane për shtetet e huaja.
“Kjo është një mënyrë efektive për të ndalur valën e imigrimit të jashtëligjshëm, të imigrimit në masë, i cili është shkatërrues dhe destabilizues”, deklaroi zoti Rubio në aeroportin Albrook.
“Ky fluturim i sotëm u mundësua për shkak të heqjes së masës (për ndihmat),” shtoi ai. “Do të nxjerrim edhe një dekret tjetër më të gjerë që mundëson vazhdimin e këtij bashkëpunimi”.
Sipas memorandumit të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë fonde në vlerë prej rreth 2.7 milionë dollarë për të financuar fluturimet dhe biletat për riatdhesimin e imigrantëve nga shtetet e tyre të origjinës.
Që nga fluturimi i parë për riatdhesim më 20 gusht të vitit 2024, mbi 40 fluturime janë kryer nga Panamaja në mbi 14 shtete, duke kthyer mbi 1,700 imigrantë të pa dokumente. Destinacionet përfshijnë Kolumbinë, Ekuadorin, Indinë dhe Vietnamin.
Panamaja së fundmi njoftoi një rënie prej 90 për qind të numrit të imigrantëve që kaluan nëpër rajonin e Darienit krahasur me shifrat gjatë së njëjtës periudhë vitin e kaluar.
Të dielën, Sekretari Rubio e paralajmëroi Panamanë se Uashingtoni do të “marrë të gjitha masat e nevojshme” nëse Panamaja nuk merr hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund asaj që Presidenti Trump e përshkroi si “ndikim dhe kontroll” i Kinës mbi Kanalin e Panamasë.
“Sekretari Rubio e bëri të qartë që kjo gjendje e tanishme është ë papranueshme”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, në një deklaratë pas bisedimeve të zotit Rubio me Presidentin Mulino.
Zoti Mulino gjithashtu njoftoi se Panamaja ka vendosur të mos ta ripërtërijë memorandumin e vitit 2017 me Kinën për nismën e Pekinit ‘Një Brez, Një Rrugë’ dhe do të kërkojë që të anulojë marrëveshjet me qeverinë kineze para skadimit zyrtar të tyre.
“Do ta shqyrtojmë mundësinë që t’i ndërpresim paraprakisht”, deklaroi Presidenti Mulino të dielën.
Nisma ‘Një Brez, Një Rrugë’, një projekt madhor i infrastrukturës, i nisur nga Kina në vitin 2013 nën drejtimin e Presidentit Xi Jinping, synon të bëjë lidhjen e disa kontinenteve përmes rrugëve tokësore dhe detare. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kjo nismë “është e nxitur nga misioni i Kinës për të manipuluar dhe minuar sistemin botëror të tregtisë të bazuar në rregulla, për përfitime vetjake”.
Në Kombet e Bashkuara, Ambasadori kinez Fu Cong i hodhi poshtë akuzat ndaj Kinës si “plotësisht të fabrikuara” dhe “të kota”. Ai tha se Kina kurrë nuk ka qenë pjesëmarrëse në drejtimin apo pjesën operacionale të Kanalit të Panamasë dhe kurrë nuk ka ndërhyrë në çështjet e tij. Ai gjithashtu ritheksoi respektin e Kinës për sovranitetin e Panamasë dhe statusin e Kanalit si një portë ndërkombëtare neutral.
Ambasadori kinez gjithashtu shprehi “keqardhje” për vendimin e Panamasë për të mos ripërtrirë marrvëeshjen për nismën ‘Një Brez, një Rrugë’.
Pas vizitës në Panama, El Salvador, Kosta Rikë dhe Guatemalë, Sekretari Rubio do ta mbyllë turneun me vizitën në Republikën Domenikane./VOA
konferenca SUEDI- Policia suedeze ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me sulmin me armë në një shkollë ...
SHBA- Tarifat e reja amerikane për mallrat kineze hynë në fuqi të martën, me Kinën që njoftoi menjëherë vendosjen...
SUEDI- Policia suedeze ka njoftuar se pesë persona janë qëlluar me armë në një shkollë në pjesën qendrore të...
SUEDI- Një mësuese në shkollën Risbergska në Suedi ka përshkruar momentin kur ajo dhe nxënësit e saj shpëtuan tek...
SUEDI- Disa persona janë vrarë dhe plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Suedi. T&eu...
erdogan, al sharaa TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan po zhvillon takim me presidentin e përkohshëm sirian Ahme...
GREQI- Mijëra banorë po largohen nga Santorini pasi qindra tërmete u regjistruan pranë ishullit grek në 48 orët e fundit. Rreth ...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të martën se BE-ja është e gatshme për negociata të ashpra m...
HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën...
richard grenell SHBA- I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ndërkombëtare, Richard Grenell ...