BOTA

Senati konfirmon Hegsethin në postin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes

n.f Përditësimi i fundit 25 Janar 2025, 10:09
Senati konfirmon Hegsethin në postin e sekretarit amerikan të
Pete Hegsethin

SHBA- Senati amerikan e ka konfirmuar Pete Hegsethin në postin e sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, pas një votimi të ngushtë natën e së premtes. Hegseth u konfirmuar në këtë post pasi nënpresidenti amerikan, J.D. Vance, e hodhi votën vendimtare për të kur votimi ishte 50 për dhe 50 kundër tij në Senatin e udhëhequr nga republikanët. Tre republikanë iu bashkuan 47 senatorëve demokratë dhe të pavarur për të votuar kundër tij.

Hegseth, 44-vjeçar, do ta udhëheqë një organizatë me gati 2.1 milionë gra e burra në uniformë, rreth 780.000 punonjës civilë dhe një buxhet prej 850 miliardë dollarësh. Si një ish-veteran i luftës dhe dikur prezantues televiziv në Fox News, Hegseth është zotuar se do ta sjellë një “kulturë prej luftëtari” në Pentagon.

Gjatë procesit të nominimit, ai u përball me dyshimet a është mjaftueshëm i kualifikuar dhe me akuza se përdor me tepri pijet alkoolike dhe se ka sjellje agresive ndaj grave, por presidenti Donald Trump i qëndroi përkrah.

Lideri i shumicës në Senat, John Thune, tha se Hegseth, veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, "do ta sjellë një pikëpamje prej luftëtari" në detyrën më të lartë ushtarake.

“Ditët e shpërqendrimeve ‘woke’ do të marrin fund”, tha Thune, duke iu referuar iniciativave për shumëllojshmëri, barazi dhe gjithëpërfshirje, të cilat Trump i kundërshton.

“Fokusi i Pentagonit do të jetë në luftë”, shtoi ai.

Në deklaratën e tij hapëse para Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura më 14 janar, Hegseth tha se programet për shumëllojshmëri, barazi dhe gjithëpërfshirje e politizojnë ushtrinë.

Senatori Roger Ëicker, kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se vlerëson Hegsethin si “patriot të vërtetë, komunikues të shkëlqyer dhe agjent të mundshëm të ndryshimit që do të sjellë reforma shumë të nevojshme në Pentagon”.

Hegseth do të ndihmojë në rikthimin e “paqes përmes forcës”, shtoi ai. Hegseth i kishte mohuar akuzat për sjellje abuzive ndaj grave dhe ishte zotuar se, nëse konfirmohej, nuk do të pinte gjatë punës. Por, demokratët mbetën skeptikë dhe qëndruan të bashkuar në kundërshtimin e tyre.

“Është Pete Hegseth me të vërtetë më i miri që mund të ofrojmë?” tha senatori demokrat Jack Reed, anëtar i rangut në Komitetin e Senatit për Shërbimet e Armatosura, në një fjalim para votimit.

Lisa Murkowski, Susan Collins dhe Mitch McConnell ishin tre senatorët republikanë që votuan kundër konfirmimit të Hegsethit. Murkowski tha në një deklaratë se sjelljet e Hegsethit “bien në kundërshtim të fortë” me atë që pritet nga ushtria.

“Unë mbetem e shqetësuar për mesazhin që konfirmimi i Hegsethit ua dërgon grave që aktualisht shërbejnë dhe atyre që aspirojnë t’i bashkohen ushtrisë”, shtoi Murkowski.

Collins tha se pas një diskutimi të gjatë me Hegsethin nuk ishte “e bindur që qëndrimi i tij mbi rolet e grave që shërbejnë në luftime, ka ndryshuar”. McConnell, ish-lideri i shumicës në Senat, kishte thënë më herët në një fjalim se do të votonte për t’i konfirmuar në pozicione të larta të sigurisë kombëtare ata kandidatë “e kaluara dhe përvoja e të cilëve i bën ata asete të menjëhershme, jo pengesa”./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë