BOTA

Senatorët amerikanë thirrje Riadit për njohjen e Izraelit

E.D Përditësimi i fundit 8 Tetor 2024, 15:50

Senatorët amerikanë thirrje Riadit për njohjen e Izraelit

SHBA- Dy senatorë amerikanë thanë të martën se ekziston një “moment historik” për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Senagtori republikan Lindsey Graham dhe ai demokrat Richard Blumenthal i bënë komentet e tyre në Jerusalem në njëvjetorin e sulmit të grupit militant Hamas kundër Izraelit. Të dy zyrtarët amerikanë thanë se do të vizitojnë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite në përpjekje për të rigjallëruar procesin e njohjes së mundshme të Izraelit nga Riadi. Senatori Graham tha se nëse njohja nuk do të ndodhë deri në fund të vitit atëherë Irani, që mbështet grupin militant palestinez Hamas, do të siguronte një fitore strategjike.

Dy senatorë amerikanë, njëri nga Partia Republikane dhe tjetri nga Partia Demokrate, po bëjnë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që administrata e Presidentit Joe Biden njoftohet ishte afër realizimit: lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Administrata e Presidentit Biden ka propozuar që në shkëmbim të vendosjes s marrëdhënieve med dy vendeve, Uashingtoni do t’i ofronte garanci sigurie Arabisë Saudite.


Pas Izraelit, Senatorët Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal, do të shkojnë në Arabinë Saudite.

“Ne mund t'ju ofrojmë një marrëveshje të sigurisë përmes Senatit, të ngjashme me atë që kemi me Japoninë dhe Australinë. Kjo duhet të kryhet gjatë administratës së Presidentit Biden pasi presidenti i ardhshëm do ta kishte shumë të vështirë të siguronte 67 votat e nevojshme për miratim”, tha Senatori republikan Lindsey Graham.

“Tani jemi para një mundësie historike. Kjo vërtetë do të ishte një arritje e mrekullueshme me ndikim afatgjatë…”, tha Senatori demokrat Richard Blumenthal.

Emiratet e Bashkuara janë vendi i fundit arab që lidhi marrëdhënie diplomatike me Izraelin në vitin 2020, gjatë administratës së Presidentit Donald Trump.

Sulmi i Hamasit, grup militant që Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste dhe lufta që pasoi në Gazë, rikthyen në vëmendje kërkesën palestineze për pavarësi.

Senatorët amerikanë, Graham dhe Blumenthal pajtohen se palestinezët duhet të kenë të drejtën për vetëvendosje, por shtojnë se sulmi i Hamasit, e ka bërë të pamundur momentalisht zgjidhjen e konfliktit përmes krijimit të dy shteteve.

“Zgjidhja me dy shtete tani duket të jetë një anatemë. Në të njëjtën kohë, çdo paqe e qëndrueshme gjithëpërfshirëse për rajonin duhet të përfshijë një formë të vetëvendosjes dhe vetëqeverisjes për popullin palestinez. Por, nuk jam i sigurt se kjo është e arritshme në rrethanat aktuale”, thotë senatori Blumenthal.

“Zgjidhja me dy shtete për të cilën kemi biseduar në të kaluarën vdiq më 7 tetor. Populli izraelit nuk do të pranojë një shtet palestinez si rezultat i këtij sulmi barbar terrorist, sepse ai shpërblen terrorizmin”, tha Senatori Graham.

Megjithatë, Senatori Graham ofroi idenë e tij se si do të arrihej deri te e drejta për vetëvendosje për palestinezët.

“Arabët duhet të marrin përsipër çështjen palestineze. Autoriteti palestinez duhet të reformohet në Bregun Perëndimor. Rripi i Gazës duhet të rindërtohet. Ata duhet të ndryshojnë sistemin arsimor që të mos mësohet me urrejtje ndaj popullit hebre. Të bëhet de-radikalizimi dhe çmilitarizimi i Gazës dhe të ofrohen garancitë e sigurisë për shtetin e Izraelit”, tha Senatori Graham.

Senatorët amerikanë u takuan me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën. Në Riad, ata do të takohen me drejtuesin de-facto të Arabisë Saudite Princin e Kurorës Mohamman bin Salman.

Senatori Graham tha në Jerusalem nëse Riadi nuk e njeh Izraelin deri në Krishtlindje, atëherë Irani do të siguronte një fitore strategjike.

Lufta në Gazë ka sjellë shkatërrim dhe mbi 40 mijë viktima, sipas të dhënave palestineze. Imazhet nga Rripi i Gazës kanë nxitur reagime global dhe gatishmërinë e disa shteteve evropiane për të njohur shtetin palestinez.


Gjatë sulmit të Hamasit, grupit militant që ka mbështetjen ushtarake dhe financiare nga Teherani, u vranë 1200 izraelitë dhe u morën peng 250 të tjerë. Një pjesë e pengjeve janë liruar, ndërsa Hamasi vazhdon të mbajë rreth 100 të tjerë, një pjesë e të cilëve besohet se janë vrarë./VAO

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë