Foto ilustruese
SHBA- Udhëheqësi republikan i Senatit Amerikan në largim, Mitch McConnell është rrëzuar dhe ka mbetur i plagosur sot në Capitol Hill. Senatorit republikan John Thune informoi gazetarët për aksidentin ndërsa shtoi se 82-vjeçari është mirë.
"Ai është mirë, ai është në zyrën e tij," tha Thune i cili do të pasojë McConnell në fillim të këtij viti pasi republikanët të kenë siguruar kontrollin e trupit.
McConnell, ka thënë se ai synon të përfundojë mandatin e tij si senator, pavarësisht nga shëndeti i tij i dobët. Në mars 2023, ai ra në një tubim duke thyer një brinjë dhe duke pësuar një tronditje. Në verën e të njëjtit vit ai kishte “ngrirë” dy herë para gazetarëve, pa mundur t’u përgjigjej pyetjeve që i bënin. Mitch McConnell shërbeu si udhëheqës i shumicës së Senatit nga 2015 deri në 2021 dhe që atëherë ka qenë udhëheqës i pakicës.