BOTA

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

r.ll Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 09:06

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të

SERBI- “Kemi ardhur nga Kosova. Vullnetarisht. Askush nuk na organizoi”, thotë për Radion Evropa e Lirë një nga të mbledhurit në Parkun e Pionierit në Beograd, ku është ngritur një kamp i studentëve, që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve.

Në shtatë ditët e fundit, Parku i Pionierit, i cili gjendet pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore të Serbisë, është bërë vend i protestave të studentëve, të cilët kërkojnë t’iu mundësohet ndjekja e ligjëratave në universitete.

Në këtë lokacion, aktualisht, gjenden edhe pjesëtarë të Njësisë së shpërbërë të Operacioneve Speciale (JSO), komandantët e së cilës janë dënuar për krime lufte dhe likuidime politike; zyrtarë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, si dhe një grup më i madh njerëzish nga Kosova.

Për disa nga ta, mbështetja e kërkesave të “studentëve që duan të mësojnë”, nuk është motivi parësor për të qenë aty. “Ne kemi ardhur për të mbështetur presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili është gjithmonë me ne”, thotë për Radion Evropa e Lirë një qytetar që prezantohet si Tihomiri nga Kosova.

I pyetur se sa kohë planifikojnë të qëndrojnë në Parkun e Pionierit, ai përgjigjet shkurtimisht: “Aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Pse protestojnë studentët?

Studentë, të mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë, protestojnë anembanë Serbisë që prej incidentit në Novi Sad, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona vdiqën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit.

Ata kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për tragjedinë. Prej muajsh, janë duke bllokuar dhjetëra fakultete në Serbi, e shpesh bllokojnë edhe ura e kryqëzime rrugësh.

Duke u bazuar në pamje dhe me ndihmën e mjeteve online për krahasimin e fytyrave, Radio Evropa e Lirë identifikoi mes turmës Sasha Millosheviqin, kryetar i Komunës së Novobërdës në Kosovë dhe njëkohësisht kryetar i Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Gjilanit - i cili funksionon në kuadër të sistemit serb - si dhe Sasha Sekulliqin, kryetar i Shoqatës së Biznesmenëve Serbë në Graçanicë.

Në të njëjtën mënyrë u identifikua edhe Millan Kovaçeviq nga fshati Banjë, afër Skenderajt. Kovaçeviq u shfaq në media në vitin 2018, kur Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i dhuroi dy lopë dhe pesë dele, pas një premtimi të mëparshëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Çadrat e tyre janë të vendosura para hyrjes së Pallatit të Vjetër, ku gjendet Kuvendi i Qytetit të Beogradit. Ata nuk iu përgjigjën mesazheve dhe thirrjeve të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë për komente. Në Parkun e Pionierit, gazetarët e REL-it identifikuan edhe punonjës të institucioneve në komunën e Oseçinës në Serbinë qendrore.

Në fotografi shihen Zhelko Grujiçiq, anëtar i Këshillit Komunal të Komunës së Oseçinës, si dhe Svetozar Gaçiq, kryetar i Kuvendit Komunal të Oseçinës. As kjo komunë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa zyrtarë komunalë janë duke qëndruar aktualisht në kampin në Beograd, dhe nëse komuna e ka organizuar udhëtimin e tyre.

Opozita serbe njoftoi më herët për “organizimet nga Lista Serbe”

Radio Evropa e Lirë merr vesh se serbë nga zona të ndryshme të Kosovës, si Shtërpca, Graçanica, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi e Zubin Potoku, kanë shkuar në kampin para Presidencës serbe. Në mesin e tyre ka edhe punonjës të institucioneve serbe, që besohet se u janë dhënë mëditje dhe u është premtuar rritje e pagave mujore.

Ka edhe prej atyre që punojnë në institucionet e Kosovës, por që janë të afërt me Listën Serbe - partinë më të madhe serbe në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Radio Evropa e Lirë ka informacione nga disa burime të afërta me personat që kanë shkuar në kamp, se ata janë informuar “brenda natës” se në çfarë ore dhe nga cili vend do të nisen për në Beograd, për t’i ofruar mbështetje presidentit serb, Vuçiq. Disa u nisën me autobusë të organizuar dhe disa me makinat e tyre private. Burimet e Radios Evropa e Lirë duan të mbeten anonime për arsye sigurie.

Që nga fundi i shkurtit, opozita serbe në Kosovë ka paralajmëruar opinionin se Lista Serbe po organizon serbë nga Kosova, për të krijuar një “mur njerëzor” para Presidencës së Serbisë, për të “mbrojtur” presidentin Vuçiq nga “revolucioni me ngjyra”.

Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe dhe Presidencën e Serbisë nëse është e vërtetë se ato qëndrojnë pas organizimit të shkuarjes së serbëve nga Kosova në Beograd për të “mbrojtur” Vuçiqin, si dhe cili është qëllimi i një organizimi të tillë dhe nga kush duhet të mbrohet Vuçiq, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Trysni për shkak të pikëpamjeve ndryshe

Në anën tjetër, në Mitrovicë të Veriut - pjesa veriore e Kosovës - janë mbajtur deri më tani disa tubime, në mbështetje të studentëve në bllokada, e disa kanë shkuar edhe në protestat në qytete të ndryshme të Serbisë.

Njëri prej tyre është Goran Antiq nga Mitrovica e Veriut. Ai, gjithashtu, planifikon të marrë pjesë edhe në një tubim tjetër në Beograd, më 15 mars.

SHIKONI EDHE:Përpjekjet e Serbisë për ta lidhur Kosovën me trazirat e saj
Antiq, i cili është pronar i një agjencie për transportin e udhëtarëve, bart me shpenzimet e tij edhe studentë dhe qytetarë të tjerë nga Mitrovica e Veriut, të cilët i mbështesin studentët në bllokada.

Motiv i tij - siç thotë vetë për Radion Evropa e Lirë - është t’i ndihmojë njerëzit “që janë duke luftuar për të vërtetën”.

“Do të jemi rreth 60 veta, ndoshta edhe më shumë. Kushdo që vjen, është i mirëpritur, nuk ka shantazh, ryshfet, frikë. Secili vendos sipas ndërgjegjes së vet”, thotë Antiq.

Ai shton se bashkëvendësit e tij që kanë ngritur kampe para Presidencës së Serbisë, për t’i përkrahur “studentët që duan të studiojnë”, janë “të shantazhuar” dhe “marrin ryshfet”.

“Së pari, nuk janë studentë, nuk kanë studiuar kurrë asgjë, vetëm i dëgjojnë punëdhënësit e tyre. Ata shantazhohen me punë, disave u ofrohen mëditje, disave u premtohet se do të punësohen... Të gjithë marrin ose para, ose ndonjë premtim. Në parim, askush nuk ka shkuar atje nga dashuria”, shprehet Antiq.

Sipas tij, Lista Serbe bën trysni, për shkak të “pikëpamjeve ndryshe”.

Ai thotë se institucionet arsimore në veri të Kosovës janë urdhëruar që të mos bashkëpunojnë me të dhe të mos e angazhojnë për ekskursione shkollore. Ai thotë se nuk ndihet nën presion, se nuk kanë me çfarë ta shantazhojnë, sepse nuk është në “buxhetin e shtetit”. 

Serbët nga Kosova marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë - nga pagat e pensionet deri te përfitimet sociale. Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur shumicën e institucioneve që kanë funksionuar nën sistemin e Serbisë, por punonjësit vazhdojnë të paguhen.

Përndryshe, disa studentë nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i cili funksionon brenda sistemit serb, kanë mbajtur një tubim tjetër në mbështetje të studentëve në bllokadë, më 13 mars. Ata janë përkrahur edhe nga disa profesorë dhe qytetarë të tjerë.

Një ditë më parë, një delegacion i studentëve nga Fakulteti Filozofik në Beograd ka dërguar një ftesë në Mitrovicë të Veriut, për një tubim të planifikuar në Beograd, për datën 15 mars.

Megjithatë, në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, Rektorati i Universitetit të Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se mbështet të drejtën e opinionit të lirë, por se distancohet nga pikëpamjet e individëve. Ai ka theksuar se komuniteti akademik nuk duhet të politizohet./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë