BOTA

Serbia mohon se ka përdorur top zanor gjatë protestës të së shtunës, e gatshme për hetime nga FBI dhe FSB

n.f Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 16:51

Serbia mohon se ka përdorur top zanor gjatë protestës të

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Ushtria e Serbisë dhe Njësia e Policisë Ushtarake “Kobrat” nuk kanë top zanor, për të cilin disa pretendojnë se është përdorur në protestën e së shtunës në Beograd. Ndërkaq, kryeministri serb në largim, Millosh Vuçeviq, tha se ekzekutivi është i gatshëm të ftojë për hetime Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe Shërbimin Federal rus të Sigurisë (FSB).

“Jemi të gatshëm që menjëherë të ftojmë amerikanët dhe rusët”, tha Vuçeviq në një konferencë për media në Qeverinë serbe.

Presidenti Vuçiç paralajmëroi se brenda 48 orëve do të përfundojë hetimi për ata që, sipas tij, kanë shpërndarë gënjeshtra rreth kësaj çështjeje.

“Hetimi do të përfundojë plotësisht brenda 48 orëve dhe më pas të gjithë përgjegjësit për këto trillime dhe gënjeshtra do të dalin përpara drejtësisë”, tha Vuçiq përmes një video-mesazhi të publikuar në Instagram.

Ai pretendoi se topi zanor nuk ishte në rrugë, sepse, siç tha ai, “nuk mund të mos e shihni, nuk mund të mos e dëgjoni”. Edhe Vuçeviq tha se përdorimi i topave zanor është “histori e trilluar”, duke shtuar se nuk janë përdorur armë të tilla.

Vuçiq theksoi se disa persona gabimisht menduan se pjesëtarët e njësisë “Kobrat”, që ishin mbi ndërtesën e Presidencës po mbanin këtë armë, por që në të vërtetë, sipas tij, bëhej fjalë për një pushkë antidron.

Presidenti serb pretendoi gjithashtu se ditën e protestës askush nuk është ankuar për gjendje të keqe shëndetësore apo për përkeqësim të saj, por se “të nesërmen i dërguan aktivistët e tyre".

Ai vlerësoi se histori të ngjashme ishin shpërndarë edhe gjatë protestave në Ukrainë, që çuan në rrëzimin e presidentit prorus, Viktor Yanukovich.

“E mbani mend akuzat se Yanukovich kishte futur snajperistë që qëllonin mbi popullin... Ja, ashtu filluan edhe këtu”, tha Vuçiq.

Komisioni Evropian tha se ka parë raportime për përdorimin e supozuar të topave zanorë apo armëve të ngjashme ndaj protestuesve paqësorë në Serbi dhe u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të hetojnë plotësisht këto pretendime, tha zëdhënësi Guillaume Mercier.

“Ne presim një hetim të shpejtë, transparent dhe të besueshëm për këto pretendime dhe kujtojmë që sipas Ligjit për të drejtat e njeriut i Bashkimit Evropian, autoritetet duhet të mbrojnë të gjithë pjesëmarrësit në protestë nga lëndimet dhe dhuna”, Mercier.

Ai shtoi se BE-ja po monitoron nga afër situatën dhe “protestat në Serbi, ku njerëzit po kërkojnë sundim të ligjit dhe institucione të forta demokratike dhe llogaridhënie”.

KE-ja po ashtu konfirmoi se pret që javën e ardhshme, Vuçiq të shkojë në Bruksel për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në video-incizimet e publikuara në rrjetet sociale, shihen qytetarë të mbledhur në protestën e së shtunës pranë Sheshit Slavija, që po protestojnë për muaj të tërë për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad, që largohen pasi dërguan një zhurmë.

Ngjarja shkaktoi panik mes qytetarëve dhe për momentin nuk ka informacione zyrtare mbi atë që shkaktoi një reagim të tillë të turmës.Studentët protestues, që e organizuan protestën e 15 marsit duke kërkuar se duhet të përcaktohet përgjegjësia për ngjarjen në Novi Sad, akuzuan autoritetet se kanë përdorur top zanor teksa protestuesit po mbanin 15 minuta heshtje për 15 të vdekurit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes më herët po ashtu mohuan përdorimin e topit zanor në protestën e 15 marsit.Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar Prokurorinë Themelore Publike të hapë çështje dhe të identifikojë personat që kanë shpërndarë në publik informacione se qendra emergjente të shtunën ka pranuar dhjetëra qytetarë me shqetësime që mund të jenë shkaktuar nga ndikimi i të ashtuquajturit top zanor.

Në deklaratën e Prokurorisë së Lartë të Beogradit u tha se ata kanë reaguar pasi qendra emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë i ka mohuar këto pretendime që qarkulluan në rrjetet sociale.

Organizata joqeveritare Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut njoftoi më 16 mars se një numër i madh qytetarësh i ishte drejtuar atyre duke raportuar se kishin ndjerë efektet e topit zanor gjatë protestës të së shtunës.

Gjithashtu, kjo OJQ tha se qytetarët ndjenë një valë të fortë të nxehtësisë, një zhurmë dhe diçka që i ngjante një tingulli avioni ose makine që lëviz me shpejtësi të madhe, dhe më pas “si një erë që i lëvizte dhe i rrëzonte, si të kishte kaluar një raketë”.

Partia opozitare Liria dhe Drejtësia njoftoi më 17 mars se kishte dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër funksionarëve përgjegjës të emëruar nga Kuvendi i Serbisë, presidenti i Serbisë dhe Qeveria, si dhe ekzekutuesve të tyre, për, siç pretendojnë, përdorimin e paligjshëm të armës zanore kundër qytetarëve të qetë gjatë protestës së së shtunës në Beograd.

Edhe Partia opozitare Demokratike ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër personave të panjohur, duke dyshuar se në protestën studentore të së shtunës është “aktivizuar topi zanor”, përdorimi i të cilit nuk është i rregulluar me ligjet e Serbisë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë