BOTA

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton versionin e saj të projektligjit për buxhetin

E.D Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 17:35

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton versionin e saj të

SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson siguroi votat e mjaftueshme për të miratuar një projektligj për buxhetin të martën, duke hedhur hapin e parë drejt shkurtimit të taksave dhe paralelisht, shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Buxheti i miratuar me 217 vota pro dhe 215 kundër u kritikua nga ligjvënësit demokratë, të cilët e quajtën "të papërgjegjshëm”.

“Ne kemi shumë punë para nesh, por ne do të miratojmë axhendën Amerika e Para”, tha ligjvënësi Johnson para gazetarëve. "Ne do t'i miratojmë të gjitha, jo vetëm pjesë të saj, dhe ky është hapi i parë në këtë proces."

Ligjvënësi Johnson dhe udhëheqës të tjerë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thanë përmes një deklarate se qëllimi i tyre është miratimi i një projektligji "që siguron kufirin, mban taksat të ulëta për familjet dhe krijuesit e vendeve të punës, forcon industrinë amerikane të energjisë dhe pozitën e Amerikës në skenën botërore dhe e bën qeverinë të funksionojë në mënyrë më efektive për të gjithë amerikanët".

Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, tha se republikanët po punojnë për të "shkurtuar dhe eliminuar" programe si ndihmat për veteranët e ushtrisë, ndihmat ushqimore dhe kujdesin shëndetësor për njerëzit me të ardhura më të ulëta.

“Ky buxhet i papërgjegjshëm i republikanëve do të ulë taksat deri në 4.5 trilionë dollarë për të pasurit dhe do të dëmtojë amerikanët e klasës punëtore dhe ata të klasës së mesme”, tha ligjvënësi Jeffries për gazetarët.

Përpara votimit, disa ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve shprehën shqetësim për nivelin e lartë të shpenzimeve dhe shtimin e deficitit që do të shkaktohej nga vazhdimi i shkurtimit të taksave. Shqetësimi i tyre lidhet me faktin se fondet e munguara në buxhet për shkak të shkurtimit të taksave, është pothuajse e pamundur të kompensohen pa shkurtuar programet kryesore sociale që ndihmojnë votuesit amerikanë. Senatii, në variantin e tij të buxhetit, propozon që shkurtimi i taksave të bëhet në një moment të dytë, me një tjetër projektligj, më vonë gjatë këtij viti.

"Jo vetëm që po punojmë për të gjetur kursime për taksapaguesit amerikanë, një përdorim më të mirë dhe më efikas të parave të tyre, por ne gjithashtu kemi një detyrim moral për të ulur borxhin", tha ligjvënësi Johnson.

Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje ligjvënësve që të miratojnë "një projektligj të madh dhe të bukur" që do të përfshinte pjesët kyçe të axhendës së tij politike.

Pavarësisht se Presidenti Trump kishte shprehur preferencën e tij për versionin e Dhomës së Përfaqësuesve të projektligjit për buxhetin, Senati të premten e kaluar miratoi një projektligj për financimin e qeverisë, i cili parashikon 150 miliardë dollarë për mbrojtjen dhe 175 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit. Ky projektligj gjithashtu shmang shkurtimet e debatueshme të programit ‘Medicaid’, programi i sigurimeve shëndetësore për të varfrit, që parashikon projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësi republikan Tony Gonzales udhëhoqi një grup prej shtatë republikanësh të Dhomës së Përfaqësuesve që janë shprehur kundër shkurtimit të programit të kujdesit shëndetësor “Medicaid”, si dhe ndihmave ushqimore dhe programeve të tjera sociale.

“Shkurtimi i programit “Medicaid” do të kishte pasoja serioze, veçanërisht në komunitetet rurale dhe kryesisht hispanike, ku spitalet dhe shtëpitë e azilit për të moshuarit tashmë po ndeshen me vështirësi në përpjekjet për të shmangur mbylljen”, thanë ligjvënësit në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson javën e kaluar.

Presidenti Trump postoi në rrjetin social Truth Social javën e kaluar se "Dhoma e Përfaqësuesuve dhe Senati po bëjnë një punë SPEKTAKOLARE, duke punuar së bashku si një EKIP i unifikuar dhe i pamposhtur, megjithatë, ndryshe nga versioni i senatorit Lindsey Graham, projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve zbaton në mënyrë të PLOTË axhendën time Amerika e Para, GJITHÇKA, jo vetëm pjesë të tij!"

Projektligjet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit tani do të duhet të unifikohen parapara se të dërgohen për nënshkrim tek presidenti.

Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një kompromis deri më 14 mars, do të ketë një mbyllje të pjesshme të qeverisë, duke lënë përkohësisht miliona punonjës federalë pa paga dhe duke pezulluar disa shërbime jo thelbësore të qeverisë.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, nuk përjashtoi mundësinë e një projektigji tjetër të financimit afatshkurtër të qeverisë për t'u dhënë ligjvënësve më shumë kohë për të punuar në projektligjin për buxhetin.

"Ne po i mbajmë të gjitha opsionet të hapura, por po na mbaron koha", tha senatori Thune për gazetarët të martën.

Senati votoi versionin e tij të buxhetit, sepse nuk ishte i sigurt se Dhoma e Përfaqësuesve do të mund të miratonte një version të saj të projektligjit për buxhetin.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer e quajti votimin si hapin e parë drejt dëmtimit të votuesve.

"Nuk ka asnjë dyshim se ky projektligji do të grabisë të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara për të rritur pasurinë e njerëzve më të pasur. Kjo është e gabuar. Ne do të përdorim çdo kompetencë për të ngritur shqetësimet që po dëgjojmë nga votuesit tanë, do të bashkohemi dhe do të organizohemi me ata për të luftuar këtë ulje taksash për miliarderët", tha senatori Schumer të martën./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë