BOTA

SHBA dyfishon numrin e të burgosurve, mbi 170 emigrantë me rrezikshmëri të lartë mbahen në bazën detare në Gjirin e Guantanamos

n.f Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 21:58

SHBA dyfishon numrin e të burgosurve, mbi 170 emigrantë me

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar numrin e të burgosurve, që konsiderohen si “të rrezikshmërisë së lartë”, në bazën e tyre detare të Gjirit të Guantanamos në Kubë. Këta emigrantë më pas është në plan të dëbohen në vendet e tyre. Sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes, deri të martën, në burgun e bazës detare në Gjirin e Guantanamos ndodheshin më shumë se 120 emigrantë, që administrata i quan "kriminelë të huaj".

Përafërsisht 50 individë të tjerë mbahen gjithashtu në objektin e emigrantëve brenda bazës, të përgatitur për të pritur individë jo të dhunshëm. Një zyrtar tjetër amerikan i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se që nga e hëna, ushtria amerikane kishte kryer gjithsej 13 fluturime me emigrantë pa dokumente në Guantanamo me avionë ushtarakë të transportit C-17 dhe C-130.

Deri më tani, asnjë nga të arrestuarit e dërguar në Gjirin e Guantanamos nuk është dëbuar në vende të tjera. Të dy zyrtarët amerikanë të mbrojtjes folën për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti. Zëri i Amerikës ka kontaktuar edhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, i cili po udhëheq përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për dëbimin e emigrantëve pa dokumente, si dhe Zyrën e Emigracionit dhe Doganave, për numrin në rritje të të arrestuarve.

Të enjten e kaluar, komandanti i Komandës Jugore të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në bazën detare në Gjirin e Guantanamos, u tha ligjvënësve se në objektet e paraburgimit në këtë bazë ndodheshin rreth 68 të burgosur.

Admirali Alvin Holsey u tha gjithashtu ligjvënësve se objekti i emigrantëve brenda bazës kishte kapacitetin për të mbajtur rreth 2,500 të burgosur jo të dhunshëm. Po bëhen përpjekje për të rritur kapacitetet e bazës në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të mbajë deri 30 mijë emigrantë pa dokumente, përpara se ata të dëbohen në vendet e tyre.

Admirali Holsey tha se është shumë herët për të ditur koston e mbajtjes së një numri në rritje të individëve në këtë bazë detare të ushtrisë amerikane.

“Po punojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të kuptuar fluksin e emigrantëve”, tha admirali gjatë seancës dëgjimore të enjten në Komisionin e Senatit për Forcat e Armatosura. “Nuk do të arrijmë deri në 30,000 nëse nuk dimë se do të vijë vala e emigrantëve. Pra, jemi në pritje në këtë pikë”.

Detajet rreth rritjes së numrit të të ndaluarve në bazën detare amerikane në Kubë vijnë vetëm një ditë pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare filloi atë që e përshkroi si një fushatë reklamash me vlerë disa miliona dollarëshe, që paralajmëronte emigrantët të mos hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

"Nëse po shqyrtoni të hyni ilegalisht në Amerikë, as mos e mendoni", tha Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem në një video të konceptuar për një audiencë ndërkombëtare.

"Nëse vini në vendin tonë dhe shkelni ligjet tona, ne do t'ju kapim" tha ajo. "Kriminelët nuk janë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara".

Sekretarja Noem, e cila vizitoi burgun e Guantanamos të premten e kaluar dhe mbikëqyri transferimin e një fluturimi të tretë të të burgosurve në qendrën e paraburgimit, i ka përshkruar vazhdimisht të ndaluarit si "vrasës dhe anëtarë të bandave të egra" nga Venezuela dhe si "më të këqijtë nga më të këqijtë".

Në një postim në mediat sociale, Sekretarja Noem tha se të paktën një nga emigrantët e dërguar në Gjirin e Guantanamos kishte pranuar të ketë bërë vrasje, ndërsa të tjerët kërkoheshin për tentativë për vrasje, sulm, trafik armësh dhe falsifikim identiteti.

Një zyrtar që foli me Zërin e Amerikës me kusht ruajtjen e anonimitetit, tha se të gjithë individëve të mbajtur në Gjirin e Guantanamos u është lëshuar urdhri përfundimtar i dëbimit. Por Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk ka bërë të ditura ende dokumentet me akuzat, apo detaje të tjera në lidhje me krimet që të arrestuarit akuzohen se kanë kryer.

Të mërkurën e kaluar, Unioni Amerikan i Lirive Civile, së bashku me disa grupe të të drejtave të emigracionit, ngritën një padi kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke pretenduar se të burgosurve që mbaheshin në burgun e Gjirit të Guantanamos u është mohuar në mënyrë të parregullt qasja tek avokatët.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare refuzon pretendimet e padisë.

"Ekziston një sistem për përdorimin e telefonit për të kontaktuar avokatët", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë me shkrim të ndarë me Zërin e Amerikës.

“Nëse Unioni Amerikan për Liritë Civile kujdeset më shumë për të huajt kriminalë shumë të rrezikshëm, përfshirë vrasës dhe anëtarë të bandave të egra, se për qytetarët amerikanë – ata duhet të ndryshojnë emrin e tyre”, shtoi zyrtari, duke reaguar ndaj padisë në kushte anonimiteti./VOA

shba 170 emigrantë me rrezikshmëri të lartë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë