BOTA

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok

E.D Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 17:59

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës

SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat lidhur me ligjin që parashikon ndalimin e aplikacionit TikTok. Anëtarët e do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë të premten, gjykatësit e së cilës kanë tani në dorë fatin e kësaj platforme. Platforma sociale thotë se ky ligj shkel Amendamentin e Parë dhe duhet të hedhet poshtë.

Kompania ByteDance, e cila ka në pronësi TikTokun, e ka qendrën në Kinë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara thotë se kjo paraqet një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare. Zyrtarët amerikanë thonë se autoritetet kineze mund ta detyrojnë TikTokun t’i dorëzojë asaj të dhëna të ndjeshme të një numri shumë të madh të amerikanëve që e përdorin këtë platformë apo mund të ndikojë në shpërndarjen e informacionit në këtë platformë.

Një gjykatë e apelit la në fuqi ligjin, i cili ndalon TikTokun nëse nuk shitet.

Ligji hyn në fuqi më 19 janar, një ditë para fillimit të mandatit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka 14.7 milionë ndjekës në këtë platformë. Udhëheqësi republikan thotë se ai dëshiron “ta shpëtojë TikTokun”.

Disa nga çështjet kryesore që lidhen me këtë rast:

Tani për tani jo, por aplikacioni ku postohen video të shkurtra të përdoruesve që ndahen me publikun, mund të ndalohet brenda më pak se dy javëve nëse Gjykata e Lartë e lë ligjin në fuqi.

Kongresi e miratoi ligjin me përkrahjen e dy partive dhe Presidenti demokrat Joe Biden, e nënshkroi atë në muajin prill.

Avokatët e TikTokut sfiduan ligjin në gjykatë, ku u shoqëruan me përdoruesit e aplikacionit dhe krijuesit e përmbajtjes, të cilët thonë se ndalesa e platformës do të përmbyste jetesën e tyre. Përfaqësuesit e TikTok-ut thonë se shqetësimet për sigurinë kombëtare bazohen në informacion të pasaktë dhe hipotetik.

Por një trupë gjyqësore i apelit, i përbërë nga gjykatësit e emëruar nga presidentët republikanë dhe demokratë, vendosi unanimisht që ta lë ligjin në fuqi.

Kur e merr vendimin Gjykata e Lartë?

Anëtarët e Gjykatës së Lartë do ta marrin vendimin pas argumenteve të premten, një vendim i shpejtë bazuar në standardet e gjykatës.

Gjykata e cila është e përbërë nga një shumicë konservatore mund të japë shenja se nga cili drejtim po anon gjatë shpalosjes së argumenteve verbale.

Avokatët e TikTokut nxitën anëtarët e Gjykatës së Lartë të ndërhyjnë para se ligji të hyjë në fuqi, duke thënë se një ndërprerje qoftë edhe njëmujore e aplikacionit do të ndikonte në humbjen e rreth një të tretës së përdoruesve të saj amerikanë në ditë dhe do të dëmtonte të ardhurat nga reklamat.

Gjykata mund ta bllokojë hyrjen e ligjit në fuqi edhe para se ta shpallë vendimin e saj përfundimtar, nëse të paktën pesë nga nëntë gjykatës mendojnë se ai është në kundërshtim me kushtetutën.

Çfarë ka deklaruar Presidenti i zgjedhur Trump për këtë çështje?

Ligji hyn në fuqi më 19 janar, një ditë para se zoti Trump të fillojë mandatin e tij si president.

Ai bëri një hap të pazakontë duke dorëzuar dokumente gjyqësore përmes të cilave kërkoi nga Gjykata e Lartë ta ngrinte ligjin në mënyrë që ai të negociojë një marrëveshje për shitjen e TikTokut pasi të ketë filluar detyrën. Qëndrimi i tij është shembulli i fundit se si ai po përfshihet në çështjet kombëtare para se të fillojë mandatin. Qëndrimi i tij po ashtu ka ndryshuar që nga mandati i tij i kaluar presidencial, kur dëshironte ta ndalonte atë.

Kompania ByteDance, që e ka në pronësi TikTokun, në të kaluarën ka thënë se nuk ka plane për ta shitur platformën. Zoti Trump është takuar me drejtorin ekzekutiv të TikTokut Shou Zi Chew në pronën e tij në Mar-a-lago, në Floridë, muajin e kaluar.

Kush tjetër është përfshirë në debat?

Grupet që angazhohen për lirinë e shprehjes, siç është ACLU dhe Fondacioni për Frontin Elektronik, po nxisin gjykatën të bllokojë ligjin, duke thënë se qeveria nuk ka dhënë prova të qenësishme për dëmin që shkakton TikTok-u dhe se ndalesa do të shkaktonte “probleme të jashtëzakonshme” në jetën e amerikanëve.

Në anën tjetër, Senatori Mitch McConnell, ish udhëheqësi republikan në Senat dhe një grup prej 22 shtetesh kanë dorëzuar shkresa në përkrahje të ndalimit, duke argumentuar se ligji mbron lirinë e shprehjes duke ruajtur të dhënat e amerikanëve dhe duke parandaluar manipulimin e mundshëm të informacioneve që gjenden në këtë platformë nga autoritetet kineze./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë