BOTA

SHBA/ Hyjnë në fuqi tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, cilat vende preken

b.z Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 16:34
SHBA/ Hyjnë në fuqi tarifat për importet e çelikut dhe
Foto ilustruese

SHBA - Të mërkurën hynë në fuqi tarifat e reja prej 25% për të gjitha importet e çelikut e të aluminit që hyjnë në territorin amerikan. Në këtë mënyrë Uashingtoni u dha fund përjashtimeve që kishin qenë në fuqi, për një numër vendesh aleate.

Vendimi prek importet nga Argjentina, Australia, Brazili, Britania, Kanadaja, Japonia, Meksika, Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian.

“Në gjykimit tim, këto ndryshime janë të domosdoshme për të reduktuar peshën e konsiderueshme e në rritje të importeve të çelikut dhe nënprodukteve të tyre që vijnë nga këto vende, duke kërcënuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Presidenti Donald Trump në një deklaratë ndërsa njoftoi tarifat.

Bashkimi Evropian u kundërpërgjigj të mërkurën duke njoftuar se do të vendosë tarifa për 28 miliardë dollarë mallra amerikane, duke filluar nga muaji prill.

“Ne do të vazhdojmë të jemi gjithmonë të hapur për negociata. Ne besojmë fuqishëm se në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët, të ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa”, tha në një deklaratë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kryeministri australian Anthony Albanese e quajti vendimin e Uashingtonit "krejtësisht të pajustifikuar", por përjashtoi mundësinë për vendosjen e tarifave reciproke.

“Tarifat dhe përshkallëzimi i tensioneve tregtare janë një formë e vetdëmtimit ekonomik dhe një recetë për rritje më të ngadaltë ekonomike e inflacion më të lartë. Ato paguhen nga konsumatorët. Kjo është arsyeja pse Australia nuk do të vendosë tarifa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Albanese të mërkurën.

Po sot Kanadaja njoftoi sot se do të vendosë tarifa për 29.8 miliardë dollarë mallra amerikane, që hyjnë në fuqi të enjten në mëngjes. Njoftimi u bë nga ministri kanadez i Financave Dominic LeBlanc.

Tarifat kanadaze synojnë produktet e çelikut, në vlerën e 12.6 miliardë dollarëve, ato të aluminin në vlerën e 3 miliardë dollarë, si dhe mallra shtesë amerikane, në vlerën e 14.2 miliardë dollarëve.

Kanadaja është furnizuesi më i madh i çelikut dhe aluminit për Shtetet e Bashkuara.

Produktet e prekura nga kundër-tarifat e Kanadasë përfshijnë kompjuterë, pajisje sportive dhe produkte prej gize, tha zoti LeBlanc në një konferencë për shtypin.

Ndërkohë dje Presidenti Trump u tërhoq nga vendimi për të dyfishuar tarifat për çelikun dhe aluminin kanadez, nga 25 në 50%.

Javën e kaluar Presidenti Trump ndezi një luftë ekonomike me Kanadanë, një vend tradicionalisht aleat i vendosur i Shteteve të Bashkuara, si dhe partneri i dytë më i madh tregtar pas Meksikës, duke shpallur fillimisht, e më pas shtyrë me një muaj, tarifat prej 25% ndaj të gjitha produkteve kanadeze.

Presidenti Trump tha se ai po i bën presion Kanadasë që të frenojë më tej fluksin e emigrantëve dhe drogave, kryesisht fentanilit, që hyjnë në territorin amerikan.

Si përgjigje, provinca e Ontarios vendosi një tarifë prej 25% për energjinë elektrike që u shet 1.5 milionë klientëve amerikanë, një vendim që nxiti zemërimin e Presidentit Trump, i cili kërcënoi me dyfishim të tarifave për çelikun dhe aluminin kanadez (nga 25 në 50%).

Por pas bisedimeve, zyrtarët amerikanë dhe kanadezë, ranë dakord të martën të ndryshojnë kurs. Ontario anuloi tarifën mbi energjinë dhe administrata Trump i uli tarifat e çelikut dhe aluminit, sërish në 25%.

Javën e kaluar në një reagim ndaj njoftimeve të Uashingtonit për tarifa Kryeministri kanadez në largim Justin Trudeau njoftoi rritje të tarifave për produktet amerikane.

Mark Carney, kryeministri i ardhshëm i Kanadasë, tha të martën se synimi i qeverisë të tij të ardhshme do të jetë minimizimi i ndikimit të tarifave në vend.

“Qeveria ime do t’i mbajë tarifat në fuqi derisa amerikanët të tregojnë respekt e të angazhohen në mënyrë të besueshme për tregti të lirë e të ndershme”, tha zoti Carney në një deklaratë.

Presidenti Trump ka nxitur edhe më tej tensionet me Kanadanë duke sugjeruar që vendi të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

"Kjo do t'i zhdukte të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër", shkruante Presidenti Trump të martën në platformën e tij të medias sociale "Truth Social".

“Taksat e kanadezëve do të ulen ndjeshëm, ata do të jenë më të sigurt se kurrë më parë, ushtarakisht dhe përgjithësisht. Ata nuk do të jenë më një problem dhe kombi më i madh dhe më i fuqishëm në botë do të jetë më i madh, më i mirë dhe më i fortë se kurrë – dhe Kanadaja do të jetë një pjesë e rëndësishne e tij”.

Presidenti Trump tha se himni kombëtar kanadez mund të vazhdonte të këndohej "por tashmë duke përfaqësuar një shtet të madh e të fuqishëm brenda kombit (amerikan) më të madh që bota ka parë ndonjëherë!".

Lufta tregtare e Presidentit Trump me Kanadanë dhe Meksikën ka shkaktuar rënien e çmimit të aksioneve për ditë të tëra, duke ndikuar jo vetëm tek amerikanët e pasur, por dhe kursimet e shumë investitorëve modestë.

Disa informacione për këtë artikull janë siguruar nga ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’. /VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë