Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...

SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i përdorin më mirë takimet e tyre për të promovuar pajtim dhe stabilitet rajonal, pas një tubimi të liderëve të Serbisë dhe atyre të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, i cili nxiti kritika.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja beson se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian, ku “bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore sigurojnë paqe, siguri dhe begati më të madhe për të gjithë”.
Të shtunën u mblodh një "kuvend gjithëserb” në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin.
Tubimi u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.
Në Deklaratën e tyre të përbashkët është përmendur edhe Kosova.
Përveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që “kuvendi gjithëserb” mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Të hënën, Ambasada amerikane në Sarajevë e cilësoi Deklaratën e përbashkët mes Serbisë dhe Republikës Sërpska si "të rrezikshme" dhe "sulm i qëllimshëm" ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.
Zëdhënësi i DASH-it tha se “siç e kemi bërë të qartë vazhdimisht, ne e mbështesim fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnje e Hercegovinës, pjesë e së cilës është edhe Republika Sërpska”.
Veprimet dhe retorika e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për ndarjen e entitetit serb nga Bosnja, e rrezikojnë “të ardhmen demokratike dhe paqësore brenda institucioneve euroatlantike që populli i Bosnje e Hercegovinës, përfshirë banorët e Republikës Sërpska, e dëshirojnë dhe e meritojnë”./REL
TURQI- Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar Turqinë për përpjekjet e saj për të kontribuar në zgjidhjen e konflikti...
GAZA- Hamasi ka pranuar një rezolutë të OKB-së që mbështet një plan për t’i dhënë fund luftës me ...
BRUKSEL- Fidias Panayiotou nuk ka përvojë politike dhe asnjë lidhje me ndonjë parti politike. Por ai ka 2.6 milionë ndjekës n&eu...
FRANCË- Një oficer francez është duke u marrë në pyetje, pasi një 19-vjeçar dyshohet se u qëllua për vdekj...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua sot se nuk do të ketë kompromis me presidentin rus Vladimir Pu...
SERBI- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë u është përgjigjur të martën pyetjeve të...
UKTAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, si dhe qeveria gjermane, thuhet se janë të zhgënjyer thellësisht që Kina ka zg...
Dhunimi KOSOVË- Një 15-vjeçar raportohet se është rrahur nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës...
Wang Yi KINË- Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se vendet e BRICS duhet të punojnë së bashku për të promovuar paqen ...
KOSOVË- Bundesweher ka publikuar një shkrim të gjatë në Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke përshkruar gjith...