Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se çdo pohim që Shtetet e Bashkuara mbështesin protestat antiqeveritare në Serbi “është i rremë”.
“Nuk na befason që Rusia, përkundrazi, ka instrumentalizuar protestat për të ndjekur agjendën e saj në Serbi, siç bën në mbarë botën”, tha DASH-i për Radion Evropa e Lirë më 17 gusht.
DASH u përgjigj në kërkesën e REL-it që të komentonte akuzat e bëra nga autoritetet në Serbi dhe Rusi, që kanë fajësuar shtetet perëndimore – pa përmendur ndonjë me emër – për nxitjen e protestave që së fundi u organizuan nga aktivistët mjedisorë, të cilët po kërkojnë ndalimin e minierave të litiumit.
Mijëra persona morën pjesë në protestat e organizuara kundër planeve të Qeverisë që të nxjerrë depozita të litiumit, në një prej minierave më të mëdha në Evropë për këtë material që është krucial për prodhimin e baterive për makinat elektrike.
Moska ka akuzuar Perëndimin se qëndron prapa protestave, ndërkaq zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin, ka falënderuar agjencitë ruse të sigurisë për “paralajmërimin e udhëheqjes serbe lidhur me përgatitjet e trazirave masive dhe për një tentim grusht shteti”.
DASH-i tha se “dihet” qëndrimi i SHBA-së për Vulinin. Më 2023, Vulin u vendos në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të lidhjeve të ngushta të tij me Kremlinin. Në përgjigjen dërguari REL-it, Departamenti amerikan i Shtetit tha se “protestat paqësore dhe e drejta e qytetarëve për protestë dhe për shprehje të lirë janë pjesë e rëndësishme e demokracisë”.
Gjatë protestave është kërkuar ndalimi i projektit për nxjerrjen e litiumit nga Rio Tinto, në Jadar, në perëndim të Serbisë, teksa protestuesit kanë shprehur drojën se kjo mund të shkaktojë ndotjen e tokës dhe ujit që gjendet afër minierës.
Më 2022, Qeveria serbe refuzoi këtë projekt pas protestave masive dhe shqetësimeve lidhur me ndikimin që mund të ketë në mjedis. Por, Qeveria e riktheu këtë plan në korrik, pas 16 vjetësh, disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese serbe tha se Qeveria kishte vepruar në mënyrë jokushtetuese kur kishte revokuar lejet për minierën Rio Tinto./REL
EUROPË- Në vitin 2022, numri i lindjeve në Bashkimin Evropian arriti nivelin më të ulët që nga viti 1960, sipas të dh&...
SHBA- Një aeroplan që mbante kandidatin republikan për zëvendëspresident, JD Vance, u detyrua të bënte një ulje emergj...
MOSKË- Dy gazetarë italianë të cilët shkaktuan zemërimin e Moskës pas një raportimi televiziv nga zonat e kontrolluara...
Ministria turke e bujqësisë publikonte sot pamje të përpjekjeve kundër flakëve shkatërrimtare që vijojnë të ...
KOSOVË- Ushtarët e KFOR-it kanë kryer patrullime ditën e sotme në vijën kufitare Kosovë–Serbi. Sipas njoftimit të...
GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën tre të rinj. Mësohet se ...
Berat Buzhala KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala i është përgjigjur mesazhit të Presidentes Vjosa Osmani në lidhje me vrasje...
FERIZAJ- Prokuroria e Ferizajt njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat ...
SHBA- Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe ish Presidenti Donald Trump shpalosën këtë javë vizion...
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden po e kalon fundjavën duke përgatitur fjalimin e tij për hapjen e Konventës Kombëtare të Dem...