BOTA

ShBA: Negociatat Izrael-Hamas po hasin në vështirësi

b.z Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 17:21
ShBA: Negociatat Izrael-Hamas po hasin në vështirësi
Foto nga sulmi

SHBA - Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar negociatat për armëpushim, por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, Izraeli duket i vendosur – përkundër kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara – të ndërmarrë sulm ushtarak të shkallës së gjerë në qytetin e Rafahut.

Vuajtjet e mijëra njerëzve po nxisin udhëheqësit botërorë të bëjnë përpjekje të shtuara që t’i japin fund luftës shtatë-muajshe në Gazë. Banorët e Gazës jetojnë mes frikës, ndërkohë që po kërkojnë një vend për t’u strehuar nën hijen e kërcënimit të një ofensive izraelite në qytetin e mbipopulluar të Rafahut.

Këtu në SHBA, zemërimi i të rinjve për shkak të dhunës në Gazë është përhapur nëpër universitete në mbarë vendin. Në këtë moment të ndjeshëm, Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se Uashingtoni ende po bën përpjekje për lirimin e pengjeve dhe për arritjen e një armëpushimi në bisedimet mes palëve që po vazhdojnë në Kajro.

“Negociatat kanë qënë me ulje ngritje. Armëpushimi mund të arrihet që nesër nëse Hamasi liron gratë, të plagosurit dhe të moshuarit. Besojmë se Izraeli ka bërë një propozim të mirë. Bota po bën thirrje për armëpushim dhe ata që po bëjnë një gjë të tillë duhet t’i thonë Hamasit ‘eja në tryezën e bisedimeve dhe angazhohu për arritjen e një marrëveshjeje’", thotë Këshilltar për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Por siç e konfirmoi zoti Sullivan për Zërin e Amerikës, tani ka çarje të reja në procesin negociator. Egjipti, ku po mbahen bisedimet për armëpushim, së fundmi vendosi të përkrahë Afrikën e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtarë të Drejtësisë për padinë ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë.

“Kjo nuk i ndihmon bisedimet ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit ndërkohë që ata po përpiqen të gjejnë zgjidhje për çështjet që kanë të bëjnë me ndihmën humanitare. Por e di që Egjipti, Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, të gjithë po mundohemi të punojmë bashkarisht për të gjetur një zgjidhje", thotë ai.

Analistët thonë se mesazhi i Uashingtonit është gjithashtu kontradiktor, sidomos kur bëhet fjalë për planet e Izraelit për të ndërmarrë një “operacion ushtarak të madh” në qytetin jugor të Rafahut. Zoti Sullivan tha të hënën se deri më tani Izraeli ka kryer vetëm sulme me objektiv të kufizuar.

“Administrata ka dërguar sinjale të përziera. Herë duket se janë kundër çdo lloj veprimi në Rafah, herë të tjera thonë ‘jo nuk jemi kundër. Por nuk kemi parë një plan të përshtatshëm.’ Këto çështje duhen sqaruar”, thotë analisti David Makovsky pranë Institutit të Uashingtonit.

Përderisa Uashingtoni përpiqet të sigurojë një plan të qartë, udhëheqësit izraelitë po përballen me trysni nga banorët të cilët e akuzojnë Kryeministrin Benjamin Netanyahu se po nxit dhunën palestineze.

“Vetëm dua t’ia bëj të qartë Kryeministrit Netanyahu përgjegjësinë e tij për çfarë ndodhi këtu më 7 tetor”, thotë sipërmarrësi Nir Galon.

Ndërsa zytarët po përpiqen të hedhin hapa drejt paqes, sulmet e Izraelit në Gazë po vazhdojnë./VOA

sulm lufte izrael-hamas

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë