Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
SHBA- Qeveria amerikane njohu të martën kandidatin e opozitës, Edmundo Gonzalez, si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë. Presidenti Nicolas Maduro pretendon se është fitues i zgjedhjeve të kontestuara të mbajtura në muajin korrik. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e njohu zotin Gonzales si fitues të zgjedhjeve presidenciale përmes një shkrimi në rrjetin X, ndërsa bëri thirrje për respektimin e vullnetit të popullit të Venezuelës.
Administrata e Presidentit Joe Biden ishte shprehur më parë se Gonzales kishte fituar shumicën e votave në zgjedhjet e debatueshme të 28 korrikut, por nuk ishte shprehur për njohjen e tij si president i sapozgjedhur.
Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës, i drejtuar nga njerëz besnikë të zotit Maduro, e kishte shpallur presidentin si fitues të zgjedhjeve vetëm pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme presidenciale, autoritetet zgjedhore nuk dhanë detaje për numërimin e votave.
Por koalicioni opozitar i mblodhi të dhënat nga 80% e makinave elektronike të votimit të mbarë vendin dhe i postoi ato në internet. Zoti González dhe udhëheqësja e opozitës, Maria Corina Machado, thanë se të dhënat treguan se ish diplomati i fitoi zgjedhjet me dy herë më shumë vota se Presidenti Maduro.
“Ne e vlerësojmë thellësisht njohjen e vullnetit sovran të të gjithë venezuelianëve”, tha zoti González në një postim në rrjetin X menjëherë pas deklaratës së Sekretarit Blinken të martën. “Ky gjest nderon dëshirën për ndryshim të popullit tonë dhe arritjen qytetare që bëmë së bashku më 28 korrik”.
Zoti González u largua nga Venezuela në muajin shtator për të mërguar në Spanjë pas lëshimit të një urdhër arresti në lidhje me një hetim mbi publikimin e të dhënave nga qendrat e votimit. Zyra e shtypit të qeverisë së Venezuelës nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Presidenti Maduro dhe autoritetet zgjedhore kanë refuzuar thirrjet e përsëritura nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kolumbia, Brazili dhe vende të tjera për të publikuar të dhënat e detajuara të votave që mbështesin rizgjedhjen e presidentit.
Kritikat e ashpra pas zgjedhjeve për mungesën e transparencës bënë që Presidenti Maduro t'i kërkonte Gjykatës së Lartë të Venezuelës, anëtarët e së cilës janë në linjë me partinë në pushtet, që të shqyrtonte rezultatet. Gjykata e Lartë konfirmoi fitoren e tij.
Ekspertë të Kombeve të Bashkuara dhe Qendrës Carter me seli në Shtetet e Bashkuara, që vëzhguan zgjedhjet me ftesë të qeverisë së zotit Maduro, dolën në përfundimin se rezultatet e shpallura nga autoritetet zgjedhore nuk ishin të besueshme. Mandati i ardhshëm presidencial në Venezuelë fillon më 10 janar./ VOA
SHBA- Kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën për herë të dytë në janar, dy prej mbështetësv...
SHBA- Prokurorët në Nju Jork janë shprehur kundër çdo përpjekje për mbylljen e rastit ndaj Presidentit të zgjedhur D...
BRUKSEL- Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, akuzoi Rusinë të martën për lëshimin e kërcënimeve bërthamore "plo...
KROACI- Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Pllenkoviç të martë...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz po përballet me një presion në rritje për të lejuar ministrin popullor të...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të vizitojë Moskën në muajin maj të vitit t&eum...
Josep Borrell BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell do të udhëtojë në Jordani, Qipro dhe Liban si pjesë ...
protesta BRITANI- Fermerët anglezë kanë protestuar këtë të martë kundër vendimit të fundit të qeveri...
KROACIA- Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, tha të martën kryeministri Andrej Plenkoviç, ku posti krye...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Zelensky i kërkoi Evropës të "shtyjë më fort Rusinë" në një fjalim që sh...