BOTA

SHBA njofton një ndihmë prej 700 milionë dollarësh për rrjetin energjetik të Ukrainës

E.D Përditësimi i fundit 11 Shtator 2024, 21:38

SHBA njofton një ndihmë prej 700 milionë dollarësh për

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi mbi 700 milionë dollarëve ndihmë humanitare për Ukrainën të mërkurën gjatë një vizite në Kiev. Ndihma ka për qëllim forcimin e rrjetit energjetik që Rusia e ka sulmuar vazhdimisht.

Njoftimi erdhi ndërsa Sekretari Blinken ishte në një vizitë të përbashkët me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, pasi dy diplomatët udhëtuan së bashku në kryeqytetin ukrainas për të nënvizuar angazhimin e tyre ndaj vendit që është në luftë me Rusinë. Zyrtarët ukrainas u bënë trysni vizitorëve që t'i lejonin të përdornin raketa me rreze të gjatë veprimi, të ofruara nga Perëndimi, kundër objektivave brenda Rusisë.

Sekretari Blinken tha se ai "do ta dërgonte kërkesën në Uashington për të informuar presidentin".

“Duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara, ne u jemi përshtatur nevojave, ndërsa fushëbeteja ka ndryshuar. Nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë ndërsa situata ndryshon", tha Sekretari Blinken në një konferencë për shtypin.

Sekretari britanik Lammy tha se konflikti 2 vjeçar e gjysmë është në një pikë "kritike" pasi forcat ukrainase e filluan një sulm muajin e kaluar në rajonin Kursk të Rusisë, ndërsa vendi vazhdon të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme vdekjeprurëse ruse.

“Ne përcjellim ngushëllimet më të thella për sulmet tronditëse që kemi parë, mbi humbjen e jetës civile, veçanërisht grave dhe fëmijëve. Këto sulme janë të tmerrshme, barbare, të pabesueshme”, tha zoti Lammy.

Ai vuri në dukje se Britania ka ndarë 3.9 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar Ukrainën.

Por marrëdhëniet midis Ukrainës dhe partnerëve të saj perëndimorë janë tensionuar gjithnjë e më shumë nga thirrjet e përsëritura të Kievit për marrjen e lejës për të përdorur armët perëndimore me rreze të gjatë për të goditur objektiva më thellë brenda Rusisë.

Kjo çështje është bërë më urgjente duke pasur parasysh blerjen e fundit të Rusisë të raketave balistike nga Irani. Megjithatë, udhëheqësit perëndimorë e kanë refuzuar kërkesën, nga frika se, nëse jepet leja, kjo mund të përshkallëzojë luftën.

Presidenti Biden e ka lejuar Ukrainën të hedhë raketa të dërguara nga Uashingtoni përtej kufirit drejt Rusisë në vetëmbrojtje, por kryesisht për distanca të shkurtra për shkak të shqetësimeve për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se shpresonte për ndryshime në këto kufizime.

"Ne i kemi shpresat tek disa vendime të fuqishme", tha ai. "Për ne, është shumë e rëndësishme."

Ai tha se pret të flasë me Presidentin Biden në fund të këtij muaji, duke vënë në dukje se mbështetja ushtarake dhe financiare e Uashingtonit është thelbësore.

“Ne nuk mund të mbijetojmë pa këtë ndihmë,” tha Presidenti Zelenskyy.

Megjithatë, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin javën e kaluar kundërshtoi idenë se sulmet me rreze të gjatë do të sillnin ndonjë ndryshim në terren.

"Unë nuk besoj se kjo do të ishte vendimtare dhe i qëndroj atij komenti," tha Sekretari Austin në një takim të krerëve ushtarakë aleatë në Gjermani. "Ukrainasit kanë mjete të tjera për të goditur objektiva me rreze të gjatë", shtoi ai.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal i tha Sekretarit Lammy se shpresonte se mund të arrihet një marrëveshje për përdorimin e objekteve me rreze të gjatë veprimi"për sulme në territorin e armikut tonë". “Shpresojmë në ndihmën dhe mbështetjen tuaj në këtë çështje.”

Kryeministri Shmyhal e përshkroi takimin me Sekretarin Lammy në Kiev si "intensiv", por nuk dha detaje të tjera në postimin e tij në kanalin e tij në 'Telegram'.

Ukrainën e pret një dimër i vështirë. Rrjeti i saj energjetik është nën sulme të vazhdueshme ruse. Rreth 70 % e kapaciteteve të saj energjetike janë shkatërruar.

Vizita e së mërkurës vjen përpara udhëtimit të kryeministrit britanik Keir Starmer në Uashington, ku ai do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten. Kërkesa e Ukrainës për të goditur objektivat ruse do të përfshihet në këtë diskutim.

Ndërsa zoti Blinken dhe zoti Lammy mbërritën në Kiev, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se po ndalonte 10 anije tregtare që i akuzon për transport të paligjshëm të naftës ruse në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë