BOTA

SHBA rishqyrton kontratat me Universitetin e Kolumbias, për shkak të akuzave për antisemitizëm

n.f Përditësimi i fundit 4 Mars 2025, 16:20

SHBA rishqyrton kontratat me Universitetin e Kolumbias, për shkak të

UASHINGTON- Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi të hënën se do të rishikojë kontratat federale dhe projektet me Universitetin e Kolumbias, për shkak të akuzave se ky institucion arsimor nuk ka vepruar për t’iu kundërvënë antisemitizmit.

Aktivistët e të drejtave të njeriut vënë në dukje rritjen e antisemitizmit, islamofobisë dhe ndjenjave kundër arabëve, që kur Izraeli, një vend aleat i Shteteve të Bashkuara, filloi operacionin shkatërrimtar ushtarak në Gazë, pas sulmit vdekjeprurës të militantëve palestinezë të Hamasit në tetor 2023.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi para një muaji se kishte krijuar një grup pune për të luftuar antisemitizmin. Departamenti i Shëndetësisë, Departamenti i Arsimit dhe Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme bënë një njoftim të përbashkët të hënën për rishqyrtimin e kontratave për Universitetin e Kolumbias.

“Grupi i punës i qeverisë federale për të luftuar anti-semitizmin po shqyrton pezullimin e kontratave prej 51.4 milionë dollarësh ndërmjet Universitetit të Kolumbias dhe qeverisë federale”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Agjencitë federale thanë se nuk janë marrë ende masa konkrete.

“Grupi i punës do të bëjë edhe një rishqyrtim gjithëpërfshirës të mbi 5 miliardë dollarëve në fonde federale të miratuara për Universitetin e Kolumbias”.

Agjencitë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nëse pati procese të ngjashme rishqyrtimi për shkak të akuzave për islamofobi dhe diskriminim të arabëve. Presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin dhe është zotuar të dëbojë studentët që nuk janë shtetas amerikanë dhe persona të tjerë që morën pjesë në protestat pro-palestinezëve.

Universiteti i Kolumbias u vendos në epiqendër të protestave të universiteteve, gjatë të cilave demonstruesit kërkonin dhënien fund të mbështetjes amerikane për Izraelin, për shkak të krizës humanitare të shkaktuar nga operacioni izraelit në Gazë. Pati akuza për antisemitizëm dhe islamofobi gjatë protestave dhe kundër-protestave.

Gjatë demonstratave që u mbajtën në mbarë vendin në muaj e verës, u anuluan orët e mësimit, disa administratorë dhanë dorëheqjen dhe studentët protestues u pezulluan dhe u arrestuan. Megjithëse intensiteti i protestave ka rënë gjatë muajve të fundit, pati disa demonstrata javën e kaluar në Nju Jork pas përjashtimit të dy studentëve nga Kolegji Barnard, që është pjesë e Universitetit të Kolumbias, dhe pasi guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul urdhëroi heqjen e një vendi pune për studime palestineze, që ishte shpallur në Kolegjin Hunter.

Një student i tretë në Kolegjin Barnard është përjashtuar, në lidhje me bllokimin e godinës Hamilton të Universitetit të Kolumbias vitin e kaluar./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë