Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

RUSI- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e mbajtjes hapur të linjave të komunikimit, njoftoi Pentagoni. Ky është komunikimi i parë në më shumë se një vit. Palët ofruan vështrime të ndryshme lidhur me bisedën telefonike.
Austin e nxiti bisedën telefonike, e para që nga marsi i vitit 2023, tha për shtypin zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se zoti Belousov e paralajmëroi Sekretarin Austin për rrezikun e vazhdimit të furnizimit të Ukrainës me armë amerikane në konfliktin 28-mujor me Rusinë.
“Belousov vuri në dukje rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës përmes furnizimit të vazhdueshëm të ushtrisë ukrainase me armë amerikane”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, aneksimi i katër prej rajoneve të saj dhe përparimet e ngadalshme në pjesën lindore, i kanë dëmtuar marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, niveli më i ulët që nga kriza e vendosjes së raketave ruse në Kubë në vitin 1962.
Moska tha gjatë fundjavës se Shtetet e Bashkuara ishin përgjegjëse për një sulm ukrainas në gadishullin e Krimesë, me pesë raketa të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, ku u vranë katër persona.
Furnizimi i Ukrainës me armë amerikane rifilloi në muajin prill pas miratimit nga Kongresi të një pakete ndihme prej 61 miliardë dollarësh. Shtetet e Bashkuara thonë se i mbështesin kërkesat e Ukrainës për tërheqjen e trupave ruse dhe respektimin e kufijve të vendosur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Gjatë bisedës së Sekretarit Austin në vitin 2023 me shefin e atëhershëm të mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu, shefi i Pentagonit tha se i kishte komunikuar homologut rus sjelljen e rrezikshme të pilotëve luftarakë rusë që shkaktuan rrëzimin e një droni amerikan në Detin e Zi afër Ukrainës./VOA
SHBA- Julian Assange është liruar nga burgu dhe pritet të deklarohet fajtor për një akuzë të vetme të krimit të S...
Foto ilustruese SPANJË- Puthja pa pëlqimin e njërës palë tashmë është një krim në Spanjë, ...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin e nesërm që pritet të zhvillohet Bruksel me pr...
Takimi me familjarët UKRAINË-Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer 90 të burgosur të luftës, thanë zyrtarët të m...
posterat SERBI-Një ditë para takimit Kurti-Vuçiç, postera "provokues" janë shfaqur në disa vende në Beograd. N&e...
Foto ilustruese SHBA- Një Rusi agresive, një Kinë që e ndjen veten më të fortë, një Lindje e Mesme në konflikt...
Foto ilustruese SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se është e nevojshme që Izraeli të shmangë hapjen e nj&eum...
Foto ilustruese UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione të reja ndaj 50 entiteteve dhe individëve nën ak...
Parlamenti spanjoll SPANJË- Deputeti katalunas Eduard Pujol Bonell ditwn e sotme ka marrë fjalën për të prezantuar në P...
Foto ilustruese RUSI- Kremlini ka njoftuar se po bllokon aksesin në territorin rus të 81 media evropiane në shenjë hakmarrjeje ndaj nj&...