BOTA

Shenjë pakënaqësie ndaj Viktor Orban? Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel

M.B. Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 18:37

Shenjë pakënaqësie ndaj Viktor Orban? Ministrat e jashtëm

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën të mbajnë takimin informal jo në Budapest, por zyrat qëndrore në në Bruksel, për të treguar pakënaqësinë në rritje ndaj kryeministrit të Hungarisë, Victor Orban.  Mbledhja, ku nuk pritet të merret ndonjë vendim zyrtar, ishte planifikuar të mbahej në kryeqytetin hungarez, vend i cili ka presidencën e BE-së, por u zhvendos në Bruksel, në shenjë proteste për takimin e zotit Orban me presidentin rus Putin në fillim të korrikut.

Vendimi për të mbajtur takimin e ministrave të Jashtëm me Bruksel dhe jo në Budapest, është një mesazh i qartë se vendet e Bashkimit Europian nuk bien ndakord politikat që po ndjek Hungaria ndërsa mban presidencën e unionit, thanë ministrat e Jashtëm të Belgjikës dhe Lituanisë

“Mirseseerdhët në Bruksel, është jo e zakontë që mbledhjet informale të ministrave të Jashtëm të mbahen këtu, pasi përgjithësisht ato mbahen në kryeqytetin e vendit që mban presidencën e Bashkimit Europian. Dhe siç e dini, kryesimin nuk e kemi ne. Vendimi për ta mbajtur takimin në Bruksel dhe jo në Budapest është një mesazh i qartë mospajtimi nga ana e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jasthme të Bashkimit Europian, Josep Borrel lidhur me qëndrimin që ka mbajtur Hungaria në skenën ndërkombëtare, veçanërisht lidhur me luftën e nisur nga Rusia”, tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib.

Në bazë të rregullores së BE-së, që prej 1 korrikut deri në fund të këtij vitit, Hungaria, një vend me 9.5 milionë banorë, ka të drejtë të përfaqësojë dhe shpesh të flasë në emër të bllokut evropian prej 450 milion banorësh. Por vendet e bllokut kanë shprehur pakënaqësi që kryeministri Orban përkrah përherë e më tepër politika që kundërshtohen nga Bashkimi Europian.

“Eshtë një sinjal i drejtpërdrejtë se vendet europiane nuk bien dakord me politikat në Hungari, me politikat e saj në arenën ndërkombëtare dhe me qasjen që po mbajnë ndërsa udhëheqin Presidencën. Ata thonë se janë parti pro paqes. Unë nuk bie dakord me këtë”, tha Gabrielius Landsbergis, ministër i Jashtëm i Lituanisë

Takimi i ministrave ka në qendër luftrat në Ukrainë dhe në Gazë dhe zgjedhjet e kontestuara në Venezuelë. Kryediplomatët europianë ngritën shqetësimin e tyre për gjendjen në Rripin e Gazës dhe bënë thirrje për arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Europian të tregojë se është i bashkuar.

“Kemi patur diskutime intensive gjatë verës. Ka patur opinione të ndryshme, Unë mendoj se është e rëndësishme të qëndrojmë së bashku. Në kohë krizash është më e rëndësishme të takohemi . Për mua nuk ka rëndësi ku. Takohemi, por që qëndrojmë të bashkuar. Në këto kohë krizash është më e rëndësishme të kemi diskutime të thella mbi çështjet, me më shumë kohë dhe qetësi, dhe jo me nxitim”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Tradicionalisht Bashkimi Europian i jep fund pushimeve të verës me një takim informal të ministrave të jashtëm. Por ndërsa kryeministri hungarez mban presidencën e radhës së bllokut prej 27 vendesh, pushimet nuk kanë qenë dhe aq të qeta.

“Shpresoj që takimi këtu sot të tregojë se ne presim ndjekje e disa rregulluave nga vendi që mban Presidencën e BE-së. Hungaria duhet t’i kushtojë vëmendje”, tha Elina Valtonen, ministre e Jashtme e Finlandës.

Në një kohë që presidenti rus Putin paraqet për Bashkimin Europian kundërshtarin kryesor për shkak të luftës në Ukrainë, zoti Orban ka bërë vizita në Moskë dhe ka mbajtur marrëdhënie miqësore me udhëheqësin autokratik. Ndërsa Kina kosinderohet një prej kundërshtareve kryesore të BE-së, zoti Orban ka shkuar në Pekin për të mbajtur marrëdhënie miqësore dhe për të forcuar interesat e biznesit hungarez./ VOA

bruksel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë