BOTA

Shkak, dhuna në Bregun Perëndimor, SHBA sanksionon kolonë izraelitë

M.B. Përditësimi i fundit 28 Gusht 2024, 22:52

Shkak, dhuna në Bregun Perëndimor, SHBA sanksionon kolonë

SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan për sanksione të reja ndaj kolonëve hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor për shkak të dhunës ndaj palestinezëve, teksa Uashingtoni i bëri thirrje aleatit të tij, Izraelit, që të bëjë më shumë përpjekje që përgjegjësit për dhunën të përballen me drejtësinë. Sanksionet u bënë publike në të njëjtën dikur kur Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor, ku u vranë të paktën nëntë luftëtarë palestinezë, pavarësisht se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar Izraelin që të mos e zgjerojë luftën që ka nisur në tetor në Gazë.

“Dhuna e kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor shkakton dhimbje të madhe njerëzore, dëmton sigurinë e Izraelit dhe minon mundësitë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate.

“Është kritike që Qeveria e Izraelit të mbajë përgjegjës çdo individë apo entitet që është përgjegjës për dhunën ndaj civilëve në Bregun Perëndimor”, shtoi ai.

Në listën e sanksioneve është përfshirë, Hashomer Yosh, një grup izraelit që mbështet vendbanime të paautorizuara të hebrenjve në Bregun Perëndimor. Vullnetarët nga ky grup më herët gjatë këtij viti detyruan 250 palestinezë, banorë të një fshati në Bregun Perëndimor, që të largohen me forcë nga pronat e tyre, tha DASH-i.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ka mbështetjen e politikanëve të ekstremit të djathtë që kërkojnë ndërtimin e vendbanimeve të reja, dënoi këtë vendim të SHBA-së. Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. SHBA-ja po ashtu ka sanksionuar Yitzhak Levi Filant, i cili akuzohet se ka udhëhequr kolonët e armatosur për të bllokuar rrugët dhe për të vendosur pika patrulluese me qëllim që të sulmohen palestinezët.

Muajin e kaluar, SHBA-ja sanksionoi Lehava, një grup me 10.000 anëtarë që Uashingtoni tha se është “organizata më e madhe e dhunshme në SHBA”.

Izraeli ka kryer operacione ushtarake pothuajse në baza ditore në mbarë Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gazë. Palestinezët nga Bregu Perëndimor po ashtu kanë kryer një numër sulmesh ndaj izraelitëve.

Të paktën 640 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite apo nga kolonët që nga nisja e luftës në Gazë. Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara. Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë