BOTA

Shkarkimi i Sergei Shoigu, Shapps: Shefi i ardhshëm i mbrojtjes së Rusisë do të jetë një tjetër kukull e Putinit

n.f Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 08:51
Shkarkimi i Sergei Shoigu, Shapps: Shefi i ardhshëm i mbrojtjes së
Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin - ushtria e të cilit thuhet se ka pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës - njoftoi se ka shkarkuar aleatin e tij të vjetër, Sergei Shoigu, nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

Kremlini tha se Shoigu, 66 vjeç, do të zëvendësohet nga ish-zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov, 65 vjeç, politikan pak i njohur dhe i specializuar në çështjet ekonomike. Shoigu, i cili ishte ministër i Mbrojtjes që nga viti 2012 dhe e udhëhoqi ushtrinë ruse në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës që nga shkurti i vitit 2022, u emërua në krye të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i cili e këshillon presidentin për çështje të sigurisë kombëtare.

Kremlini tha se, në kuadër të detyrave në Këshillin e Sigurimit, Shoigu do të këshillojë edhe për çështje ushtarako-industriale. Në detyrën e re, ai do ta zëvendësojë Nikolai Patrushevin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se pozita e ardhshme e Patrushevit do të shpallet në ditët në vijim.

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë - Këshilli i Federatës, që gjithashtu njoftoi për ndryshimet, tha se Putin propozoi edhe riemërimin e Sergei Lavrovit si ministër i Jashtëm i Rusisë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se shefi i ardhshëm i mbrojtjes së Rusisë do të jetë një tjetër “kukull” e Putinit.

“Sergei Shoigu ishte dëshmitar i mbi 355.000 viktimave mes ushtarëve të tij dhe vuajtjeve masive nga fushata e paligjshme në Ukrainë”, shkroi ai në X.

“Rusia ka nevojë për një ministër të Mbrojtjes që do ta zhbënte atë trashëgimi katastrofike dhe do t’i jepte fund pushtimit, por ajo që do të ketë, është një tjetër kukull e Putinit”, shtoi Shapps.

Analisti rus dhe profesori i ekonomisë në Universitetin e Çikagos, Konstantin Sonin, shkroi në X se ndryshimet pasqyrojnë të menduarit e Kremlinit: “Gjërat nuk po shkojnë sipas planit të Putinit, por ai do ta rrotullojë pafundësisht të njëjtin grup të vogël të besnikëve të tij”.

“Putin ka pasur gjithmonë frikë të sjellë njerëz të rinj në pozitat në krye. Edhe në kohët më të mira të tij, ata është dashur të jenë askushi”, shtoi ai.

Rob Lee, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme, thotë se veprimin e Putinit nuk e sheh domosdoshmërisht si degradim për Shoigun. Atij i janë dhënë kompetenca shtesë në punën e re, thotë ai.

“Kjo nuk duket të jetë ulje e Shoigut, i cili jo vetëm mori një pozicion të rëndësishëm si sekretar i Këshillit të Sigurimit, por gjithashtu do të vazhdojë mbikëqyrjen e çështjeve të mbrojtjes së brendshme dhe të jashtme”, thotë Lee.

Ndryshimet në Qeveri duhet të miratohen nga Duma dhe nga Këshilli i Federatës, por meqë dy dhomat kontrollohen nga Kremlini, ato pritet të kalojnë. Ato vijnë pasi Qeveria ruse dha formalisht dorëheqje pas inaugurimit të Putinit për një mandat të ri 6-vjeçar, më 7 maj.

Ligjvënësit rusë rizgjodhën Mikhail Mishustinin si kryeministër më 10 maj, vetëm disa orë pasi Putin e propozoi atë. Shoigu konsiderohet aleat i afërt i Putinit. Ai është një nga themeluesit e Partisë Rusia e Bashkuar, e cila ishte forca kryesore pro Putinit në Parlament në dy mandatet e para të presidencës së tij.

Peskov tha se Kremlini donte të caktonte një ekspert ekonomie në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të rritjes së kostos së masave të sigurisë.

“Kjo kërkon vëmendje të veçantë. Ministria e Mbrojtjes duhet të jetë absolutisht e hapur për inovacione, për prezantimin e të gjitha ideve të avancuara... Në këtë fazë, presidenti ka vendosur që një civil ta drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes”, u tha Peskov gazetarëve.

Anatoli Serdyukov, i cili i parapriu Shoigut si ministër i Mbrojtjes, duke shërbyer nga viti 2007 deri më 2012, kishte gjithashtu përvojë në ekonomi dhe kishte shërbyer si udhëheqës i Shërbimit Federal të Taksave nga viti 2004 deri më 2007.

Marrë nga REL

vladimir putin sergei shoigu rusi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë