BOTA

Shkarkimi i Waltz/ Analiza: Çfarë do të ndodhë dhe kush është tjetër në rrezik pas skandalit Chatgate

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 07:40

Shkarkimi i Waltz/ Analiza: Çfarë do të ndodhë dhe kush

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si këshilltar të përkohshëm për sigurinë kombëtare, pas shkarkimit të Michael Waltz. Por shumë figura në galaktikën e Trump kanë frikë se ky veprim mund të çojë në një “tërmet” pozicionesh, përfshirë edhe postin e kreut të Pentagonit, ku aktualisht ndodhet Pete Hegseth.

Sipas Wall Street Journal, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Mbrojtjes ka zgjeruar hetimin e saj mbi rrjedhjen e informacionit të klasifikuar, duke hapur një dosje për rastin e një bisede të krijuar nga Hegseth, ku ai kishte përfshirë gruan e tij, Jennifer Rauchet, vëllain e tij, Phil Hegseth, dhe avokatin Tim Parlatore, duke ndarë informacione mbi një plan ushtarak për të sulmuar Huthitët në Jemen.

Pentagoni tha se qëllimi i hetimit është të përcaktohet nëse Sekretari i Mbrojtjes dhe personeli tjetër kanë ndjekur procedurat për përdorimin qeveritar të aplikacioneve të mesazheve komerciale. Sip[as raportimeve nuk është e qartë se kur do të përfundojë hetimi, por kjo përfaqëson një shenjë shqetësuese për Hegseth, në dritën e ngjarjeve të fundit.

Vendimi për të larguar Waltz erdhi pas zbulimeve në mars, kur këshilltari kishte përfshirë gabimisht redaktorin e The Atlantic në një grup bisedash qeveritare në platformën Signal. Në javët e fundit, Waltz ishte i pranishëm në të gjitha programet televizive, në një përpjekje për të forcuar pozicionin e tij dhe për të reduktuar thashethemet për një rënie të besimit në rrethin e ngushtë të presidentit. Por kjo doli të ishte një përpjekje e kotë.

Precedenti i mandatit të parë

Shkarkimi është një sinjal për të gjithë stafin, nga të cilët Trump kërkon besnikëri maksimale. Por, siç u përmend, është e mundur që të ketë filluar një spastrim më i përgjithshëm një praktikë jo e re për stilin e manjatit, i cili gjatë mandatit të tij të parë largoi, brenda tetë muajve të parë të presidencës, një sërë këshilltarësh.

Nga strategu kryesor Steve Bannon, te shefi i stafit Reince Priebus, dhe sidomos një tjetër këshilltar për sigurinë kombëtare Michael Flynn i detyruar të jepte dorëheqjen pasi kishte gënjyer për kontaktet e tij me diplomatët rusë. Flynn qëndroi më pak se Waltz vetëm tre javë.

Sipas Washington Post, fillimisht Trump kishte ngurruar për të shkarkuar Waltz, i cili konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të tij, por ishte vetë ekipi presidencial ai që e bindi për pasigurinë e tij në një rol kaq delikat. Shtysa përfundimtare erdhi nga zbulimet e reja se Waltz kishte përdorur llogarinë e tij personale në Gmail për të ndarë materiale të klasifikuara të qeverisë  një rast që shkaktoi protesta nga demokratët në Kongres dhe heshtje të turpshme nga republikanët.

I konsideruar si një kundërshtar i administratës nga elementë kyç, ish-këshilltari nuk kishte arritur të bindte plotësisht stafin presidencial ai ishte akuzuar se kishte mbështetur ndihmat për Ukrainën dhe se ishte kundërshtuar ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Është e mundur që shtytja përfundimtare për largimin e Waltz-it të jetë ndikuar edhe nga qëndrimi i Laura Loomer, aktivistja dhe blogerja e njohur e së djathtës, shumë e dëgjuar nga vetë Trump, e cila ka kritikuar hapur një sërë bashkëpunëtorësh të presidentit, përfshirë edhe Waltz-in.

Loomer ka kritikuar edhe zëvendësin e Waltz, Alex Wong, i cili tashmë thuhet se është pranë largimit nga detyra. Por as Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk po kalon ditë të lehta, pasi është përfshirë nga një skandal në tjetrin. Hegseth jo vetëm që kishte shpërndarë informacione konfidenciale në bisedë me pjesëmarrjen e një gazetari, por kishte krijuar edhe një grup tjetër në Signal, ku ndante të dhëna të klasifikuara me gruan, vëllain dhe avokatin e tij personal.

Në mbledhjen e fundit të kabinetit, Trump i dha fjalën duke e prezantuar me ironi si personin më pak të diskutueshëm në qeveri, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Më pas, e lavdëroi, duke thënë: “Njerëzit nuk e dinë sa i mirë është ai.”

Por kjo nuk mjafton për ta qetësuar Sekretarin e Mbrojtjes. Vetëm disa ditë më parë, Trump kishte thënë për Waltz-in se ai është një djalë i mirë. /La Repubblica/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë