BOTA

Shkëmbime të ashpra gjatë zgjedhjeve paraprake republikane, Haley: Do të votoj për Donald Trump

M.B. Përditësimi i fundit 23 Maj 2024, 07:41
Shkëmbime të ashpra gjatë zgjedhjeve paraprake republikane,
Nikki Haley

SHBA- Nikki Haley tha të mërkurën se do të votojë për Donald Trump-in në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, një shfaqje e dukshme e mbështetjes për kandidatin republikan duke patur parasysh rivalitetin e theksuar dhe shpesh personal gjatë zgjedhjeve paraprake brenda kampit republikan. Haley gjithashtu e bëri të qartë se ajo mendon se zoti Trump ka ende shumë punë për të bërë për të fituar përkrahjen e votuesve që e mbështetën atë gjatë fushatës paraprake dhe ende vazhdojnë të votojë për të.

“Unë do të votoj për Trump-in”, tha ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB gjatë presidencës së zotit Trump, në një aktivitet të zhvilluar në Institutin Hudson në kryeqytetin amerikan.

“Trump-i do të tregohej i zgjuar nëse u zgjat dorën miliona njerëzve që votuan për mua dhe vazhdojnë të më mbështesin dhe të mos mendojë se ata thjesht do të votojnë për të. Shpresoj që ai ta bëjë këtë”, tha zonja Haley.

Këto janë komentet e para publike që nga largimi i saj nga gara presidenciale, një sinjal tjetër i konsolidimit të plotë të mbështetjes së Partisë Republikane për zotin Trump, madje edhe nga ata që e kanë etiketuar si të rrezikshëm në të kaluarën. Dy muaj më parë zonja Haley i dha fund fushatës së saj për të siguruar emërimin e Partisë Republikane për të konkuruar për Shtëpinë e Bardhë por nuk pati shprehur mbështetjen për zotin Trump. Më parë ajo e ka akuzuar zotin Trump për kaos dhe shpërfillje të rëndësisë së aleancës së Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera. Madje ajo pati ngritur pikëpyetje nëse 77-vjeçari Trump ishte shumë i vjetër për të qenë serish president.

Fushata e zotit Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar mbi njoftimin e zonjës Haley. Ndërkohë, kampi demokrat është përpjekur që të fitojë mbështetjen e përkrahësve të saj, të cilët i shohin si votues vendimtar. Fushata e zotit Biden po organizon një grup republikanësh që e mbështesin atë, të cilët do të jenë pjesë e ekipit dhe do të përqendrohen për të fituar mbështetjen e përkrahësve të zonjës Haley në shtetet fushëbeteja, sipas burimeve që kanë njohuri mbi planet por nuk janë të autorizuar të flasin publikisht.

Fushata e zotit Biden bëri të ditur se do të vazhdojë përpjekjet për të tërhequr mbështetësit e zonjës Haley. Ndërkohë, zonja Haley kritikoi politikën e jashtme të Presidentit Biden dhe trajtimin e situatës në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, gjatë fjalimit të mërkurën në Institutin Hudson, organizatë konservatore me seli në Uashington, të cilit i është bashkuar kohët e fundit ndërsa rishfaqet përsëri në skenën politike./ VOA

nikki haley

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë