BOTA

Shkencëtarët paralajmërojnë: Gripi i shpendëve H5N1 po përhapet ngadalë

e. d Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 21:21

Shkencëtarët paralajmërojnë: Gripi i shpendëve H5N1 po

SHBA- Shkencëtarët që gjurmojnë përhapjen e gripit të shpendëve janë gjithnjë e më të shqetësuar se mungesa e vëmendjes nga autoritetet mund t’i gjejë papritur sërish prapa një pandemie të re. Shumë prej tyre kanë monitoruar nëntipin e ri të gripit të shpendëve H5N1 tek zogjtë shtegtarë që nga viti 2020. Por përhapja e virusit në 129 tufa në 12 shtete të SHBA-së ka dhënë një sinjal të ri se viusi mund të jetë i transmetueshëm nga shpendët tek njerëzit. Kjo pasi, përveç shpendëve, i njëjti virus është gjetur edhe në gjitarët e tjerë, nga alpaka një lloj deveje e vogël deri te macet e shtëpisë.

“Duket pothuajse si një pandemi që po shpaloset me lëvizje të ngadaltë. Për momentin, kërcënimi është shumë i ulët… por kjo mund të ndryshojë në një sekondë," tha Scott Hensley, një profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Pensilvanisë.

Sa më herët të bëhet paralajmërimi i një kërcimi te njerëzit, aq më shpejt zyrtarët globalë të shëndetësisë mund të ndërmarrin hapa për të mbrojtur njerëzit duke nisur zhvillimin e vaksinave, testimin në shkallë të gjerë dhe masat e kontrollit. Autoritetet që mbikëqyrin lopët qumështore në SHBA janë përqendruar në testimin e tufave përpara se ato të kalojnë kufijtë shtetërorë. Megjithatë testimi i njerëzve të ekspozuar ndaj bagëtive të sëmura është i pakët, thanë për Reuters zyrtarët qeveritarë të shëndetësisë dhe ekspertët e gripit pandemik.

“Duhet të zbulohen se cilat ferma janë prekur, sa nga lopët janë pozitive, sa mirë përhapet virusi, sa kohë qëndrojnë këto lopë infektive, rrugën e saktë të transmetimit”, tha virologu holandez i gripit Ron Fouchier i Qendrës Mjekësore Erasmus në Roterdam.

Ndërsa Dr. Jeanne Marrazzo, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së, tha se mbikëqyrja e njerëzve është shumë, shumë e kufizuar. Gjithashtu departamenti Amerikan i Bujqësisë tha se është më proaktiv në testimin e lopëve, por nuk bën publike se cilat ferma janë prekur. Disa ekspertë thanë se qasjet e ndryshme nga agjencitë e shëndetit të kafshëve dhe njerëzve mund të pengojnë një përgjigje më të shpejtë. Disa pandemi, përfshirë COVID-19, mbërrijnë me pak paralajmërim.

Në pandeminë e fundit të gripit, të shkaktuar nga H1N1 në 2009, virusi dhe paraardhësit e tij ishin përhapur fillimisht midis kafshëve për disa vite, por më shumë mbikëqyrje do t’i kishte ndihmuar autoritetet shëndetësore të përgatiteshin. Ndërkohë tre persona në SHBA kanë rezultuar pozitivë me gripin e shpendëve H5N1 që nga fundi i marsit pas kontaktit me lopët e prekura, duke përjetuar simptoma të lehta. Një person në Meksikë u infektua me një lloj të veçantë H5 që nuk ishte parë më parë te njerëzit dhe pa pasur asnjë ekspozim ndaj kafshëve.

Raste të tjera u raportuan në Indi, Kinë dhe Australi, të shkaktuara nga lloje të ndryshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreziku i H5N1 për njerëzit është i ulët, sepse nuk ka dëshmi të transmetimit nga kafshët tek njerëzit. Disa barna janë të disponueshme, duke përfshirë sasi të kufizuara të vaksinës ekzistuese H5N1 dhe medikamente antivirale si Tamiflu. Ka mekanizma për të nisur prodhimin në shkallë më të gjerë të testeve, trajtimeve dhe vaksinave, nëse është e nevojshme, tha kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për gripin, Wenqing Zhang.

Disa vende po ndërmarrin hapa për të mbrojtur njerëzit kundër H5N1. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po sigurojnë doza të vaksinës së gripit para pandemisë që mund të përdoret për grupet me rrezik të lartë, duke përfshirë punonjësit e fermave apo laboratorëve. Finlanda pritet të bëhet vendi i parë që do të vaksinojë punëtorët e fermave të gëzofit dhe shpendëve, si dhe punonjësit e shëndetit të kafshëve.

Meqenëse shumica e vaksinave të gripit bëhen duke përdorur virusin e rritur në vezë, mund të duhen deri në 5 muaj për të prodhuar vaksina pandemike. SHBA është në bisedime me Moderna për të përdorur teknologjinë e tyre më të shpejtë mRNA për vaksinat e gripit pandemik. Të gjithë ekspertët pranuan nevojën për të balancuar veprimin e shpejtë për të shmangur një kërcënim ndaj reagimit të nxituar.

"Ne duam të bëjmë një shënim të kujdesshëm," tha Wendy Barclay, një virologe në Kolegjin Universitar të Londrës që hulumton gripin e shpendëve për Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, pa thënë se bota do të përfundojë.

Artikuj te sugjeruar

e. d BOTA 1 Korrik17:43

Hungaria merr kryesimin e BE-së

HUNGARI- Hungaria, nga e hëna, mori drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian. Prej ardhjes në ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë