BOTA

Shkoi të punonte si kujdestare në Turqi, por përfundoi skllave seksi, historia e Dianës: Puno, ose nuk do të gjendet trupi

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Korrik 2023, 08:00
Shkoi të punonte si kujdestare në Turqi, por përfundoi skllave

Ajo që Diana K. mendonte se ishte një ofertë e mirë pune në Turqi doli të jetë një gënjeshtër e madhe për ta bënte amvisen 26-vjeçare nga jugu i Kirgizisë skllave seksi. Diana, që nuk deshi të tregonte mbiemrin, akuzoi tri gra nga Kirgizia që tha se e shënjestruan atë për ta trafikuar, pretendim të cilin ajo ka tentuar që t’ia dëshmojë policisë.

26-vjeçarja tha se fillimisht iu afrua një e njohur, e quajtur Shahzada, e cila e bindi atë që duhej të shkonte për të punuar që të përmirësonte kushtet financiare. Kjo amvise është nënë e dy fëmijëve.

“Ajo më pyeti: ‘Pse qëndron në shtëpi dhe pa punë? Eja të shkojmë jashtë ku mund të bëjmë para që të blejmë shtëpi’”, tha Diana për Current Time, një rrjet në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

“Më pas ajo më dha numrin e telefonit të mikes së saj, Mavluda, e cila më pas më kontaktoi dhe më tha që të shkoj në Stamboll, duke më premtuar një punë me pagë të mirë atje”. Diana, që jeton në qytetin Osh, tha se e ka përfunduar shkollën e mesme, por asnjëherë nuk ka pasur “një punë të mirë”.

Familja e saj varet nga të ardhurat që siguron buri i saj, që punon në Moskë. Ajo vendosi që të pranonte ofertën e Mavludës për të punuar si kujdestare e një gruaje të moshuar turke, për një pagë mujore prej rreth 300 dollarësh.

Oferta për punë asaj nuk iu duk e dyshimtë. Turqia është një destiancion mjaft popullor për emigrantet kirgize, shumica e të cilave punojnë si kujdestare për të moshuarit, si dado apo si mirëmbajtëse në familjet turke. Diana tha se vetëm pasi arriti në Stamboll në muajin shkurt, e kuptoi se kishte rënë viktimë e trafikantëve me qenie njerëzore. Në aeroportin e Stambollit, ajo u prit nga një grua tjetër, Umida, e cila e dërgoi Dianën në një shtëpi në lagjen Kumkapi të Stambollit.

“Kur u zgjova në mëngjes, e pash që nuk e kisha pasaportën në çantë”, tha ajo. “Umida tha se mi kishte marrë dokumentet. Ajo shtoi se më ‘kishte blerë’ nga Mavluda për një shumë të madhe dhe se tani unë duhet të nxirrja ato para… Në dhomë më pas hynë dy burra dhe nisën të më ngufasnin. Më kërcënuan se do të më vrisnin nëse nuk do të punoja që të ktheja paratë që kishin paguar për të më blerë mua. Ata më thanë se askush nuk do të ma gjente trupin”.

Diana tha se u trondit dhe u frikësua. Ajo nuk kishte asnjë dokument personal dhe nuk njihte askënd në Turqi.

Një javë më vonë, ai arriti të largohej nga trafikantët e saj me “ndihmën e një të panjohuri” dhe kontaktoi policinë. Diana nuk tregoi shumë detaje për ikjen, por vetëm tha se Konsullata kirgize në Stamboll e ndihmoi që të kthehej në Kirgizi. Diana tani është kthyer në shtëpinë e saj në qytetin Osh, por ajo tha se nuk po mund t’i kthehet jetës që kishte më parë.

Burri i saj i ka kërkuar divorcin dhe nuk po i përgjigjet thirrjeve të saj. Ai po ashtu ka kërkuar që të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre. Diana tani po jeton me prindërit e saj. Motra e saj, Alina, tha se kjo përvojë tronditëse “ka ndryshuar krejtësisht dhe ka shkatërruar” jetën e motrës së saj të vogël. “Kurrë nuk e kam parë atë në një gjendje të tillë”, tha Alina.

Duke kërkuar që trafikantët të dalin para drejtësisë, Diana ka bërë një denoncim në polici. Por, pas hetimeve fillestare, departamenti policor në Osh vendosi që të mos ndërmerrte asnjë veprim për shkak të mungesës së provave.

“Ankuesja ka fluturuar më 20 shkurt nga aeroporti në Osh për në Turqi për të punuar. Më pas ajo u dëbua për në Kirgizi”, tha zëdhënësja e policisë, Nurperi Abdullaeva. “Ajo ka pretenduar se qytetarja kirgize M. e ka shituar atë dhe e ka bërë skllave seksi. Gjatë hetimeve fillestare, nuk janë gjetur të dhëna që tregonin se ndonjë nga veprimet e pretenduara të paligjshme janë kryer nga ajo qytetare”. Diana tha se e fajëson veten për gabimin që i kushtoi me martesën dhe jetën që kishte më herët. “Më vjen turp nga vetja. Nuk do të jem në gjendje ta shoh në sy burrin tim. Nuk jam në gjendje që t’i shoh fëmijët e mi në sy”, tha Diana. “Më vjen turp për atë që më ndodhi dhe që nuk mund të luftoja për veten time”.

Gratë që shkojnë në shtete të huaja për të punuar kanë qenë temë e nxehtë në Kirgizi në dekadën e fundit, pasi numri i grave migrante vazhdimisht rritet. Muajin e kaluar, dy ligjvënës konservatorë kirgizë sugjeruan se Qeveria duhet të ndalojë gratë e pamartuara nën moshën 23-vjeçare që të udhëtojnë vetëm jashtë vendit për të punuar.

Politikanët Nadira Narmatova dh Shailoobek Atazov argumentuan se gratë e reja shpesh shfrytëzohen kur shkojnë jashtë vendit për të punuar. Ministria e Jashtme tha se vendosja e kufizimeve të tilla në udhëtim do të përbënte shkelje të Kushtetutës dhe shkelje të të drejtave të grave.

Thirrje të ngjashme nga ligjvënës janë bërë edhe në të kaluarën dhe janë përcjell me dënime të ashpra dhe protesta nga aktivistët për të drejtat e grave.

Artikuj te sugjeruar

BOTA 5 Korrik14:30

Kina ia anulon vizitën Borrellit

Kina ia ka anuluar vizitën shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha një zëdhënëse...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë