BOTA

Shkurtimet e punonjësve në SHBA, DW: Vende pune për besnikët e Donald Trump?

n.f Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 09:31

Shkurtimet e punonjësve në SHBA, DW: Vende pune për besnikët

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të zvogëlojë aparatin qeveritar. Shumë punonjësve me sa duket po u bëhet presion. Një gjykatë ka ndërkohë ka reaguar. Si fishekzjarre hedhur njëri pas tjetrit, kështu filloi të nënshkruajë dekretet presidenti i sapo ardhur në detyrë, Donald Trumpnjëkohësisht ai kërkon edhe shpejtësi në zbatimin e tyre. Por pikërisht këtu Trump po has në rezistencë.

Një gjykatës federal në Boston, Massachusetts, së paku e ka bllokuar përpjekjen për të detyruar rreth dy milionë punonjës të qeverisë të japin dorëheqjen vullnetarisht. Punonjësit e ministrive dhe autoriteteve në fakt duhej të vendosnin deri në mesnatën e së premtes (07.2.) me orën lokale, në orën 06:00 , nëse do të largoheshin me efekt të menjëhershëm nga puna, e do të paguheshin më tej deri në shtator - apo nëse do donin të rrezikonin të pushoheshin nga puna në muajt e ardhshëm. Gjykata Federale të paktën tani e ka zgjatur afatin dhe ka caktuar një seancë tjetër për të hënën (10.02.).

Presion përmes E-maileve dhe përpjekje për frikësim


"Kjo është një fitore për të gjithë punonjësit federalë," i tha CNN, Rob Shriver, i cili drejtoi Zyrën e Mbikqyrjes së Agjencisë dhe Shpenzimeve Qeveritare nën paraardhësin e Trump, Joe Biden. Presioni për të lënë dorëheqjen është rritur ditët e fundit nga emailet shtesë dhe përpjekjet e tjera për frikësimin e punonjësve. Madje edhe punonjës të Policisë Federale FBI dhe agjencisë së inteligjencës së huaj, CIA morën gjithashtu emaile përkatës.

"Askush prej nesh nuk e ka përjetuar ndonjëherë diçka të tillë më parë," tha Otis Johnson i Shoqatës Amerikane të Punonjësve Publikë në radion NPR. "Ata vijnë dhe shkatërrojnë jetën e punonjësve federalë që kanë bërë punën e tyre për shumë vite," kritikoi Johnson.

Përpjekja për të hequr qafe qindra mijëra punonjës të qeverisë për një kohë të gjatë, për të zvogëluar madhësinë e aparatit shtetëror dhe ndoshta për të mbushur pozicionet e liruara me njerëz të rinj besnikë ndaj Trumpit, korrespondon saktësisht me skenarin që Instituti Heritage Foundation kishte hartuar në të ashtuquajturin Projekti 2025, sipas Shriver. The Heritage Foundation në SHBA ka krijuar një dosje me dhjetëra mijëra aplikantë, që duket se presin të marrin vendet e lira në aparatin qeveritar, thotë ajo.

Elon Musk zbaton planet e Trump


Pas pushimeve nga puna dhe shkurtimit të shpenzimeve fshihet Elon Musk, i cili drejton "Autoritetin për Eficencën e Qeverisë" të sapokrijuar, shkurt DOGE. Musk me sa duket po dërgon kryesisht ish-punonjës 18-25-vjeçarë të kompanive të tij si SpaceX dhe Tesla në ministri të ndryshme. Ata thuhet se kanë pasur qasje në të dhëna veçanërisht të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

Kongresmeni republikan Buddy Carter i shtetit të Xhorxhias e mbron këtë. "Këta njerëz kanë vetëm  akses të kufizuar në informacionin personal të punonjësve dhe përfituesve. Ata vetëm mund t'i shikojnë ato, jo t'i kopjojnë ose të bëjnë shkurtime të shpenzimeve," tha Carter në CNN. "Ajo që ata duhet të bëjnë është: të ekspozojnë aty ku nuk ka efikasitet dhe të na thonë. Dhe ne, deputetët që mbikqyrim autoritetin e DOGE, vendosim më pas se çfarë do të ndodhë më pas përmes procesit legjislativ." Agjencitë qeveritare janë të fryra dhe joefikase, dhe ato urgjentisht duhet të riorganizohen, thotë Carter.

Kurse pushtetin e ri të Musk, Carter e mbrojti me fjalët: "Ne kemi një sipërmarrës që njeh menaxhimin e biznesit dhe një president që njeh biznesin. Qeveria duhet të drejtohet si një biznes. Kjo është pikërisht ajo që shpalli Trump dhe për të cilën amerikanët e zgjodhën atë me një shumicë të madhe."

E megjithatë ende mbetet pyetja, nëse të gjitha metodat që përdorin Trump dhe Musk janë në përputhje me ligjin - dhe nëse gjykatat dhe Kongresi janë të gatshëm të ndjekin Trump dhe Musk në gjithçka ata bëjnë./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë