BOTA

Shkurtimi i fondeve nga SHBA, OBSH nis ristrukturimin e stafit

M.B. Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 22:08

Shkurtimi i fondeve nga SHBA, OBSH nis ristrukturimin e stafit

SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e pranoi të martën se shkurtimet e fondeve nga SHBA-ja e kanë lënë agjencinë e OKB-së me një boshllëk të madh në buxhet, duke e detyruar atë të shkurtojë operacionet dhe të pushojë punonjës.

“Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë me një boshllëk të madh në paga dhe pa zgjidhje tjetër veçse të zvogëlojmë përmasën e punës dhe fuqisë punëtore”, u tha Ghebreyesus shteteve anëtare, sipas një transkripti të fjalimit të tij hapës.

Agjencia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara është duke u përgatitur për tërheqjen e plotë të planifikuar të Shteteve të Bashkuara, tradicionalisht donatori i saj më i madh, në janarin e vitit të ardhshëm. Ndërkohë, administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar gjithashtu të paguajë kuotat e anëtarësimit të dakorduara, të quajtura kontribute të vlerësuara, për vitet 2024 dhe 2025, ndërsa ka ngrirë pothuajse të gjitha ndihmat e jashtme amerikane, përfshirë edhe ndihmën masive për projektet shëndetësore në mbarë botën.

Një numër vendesh të tjera gjithashtu kanë reduktuar shpenzimet e tyre për ndihmë të huaj. Përballë kësaj situate, OBSH-ja ka ka vendosur të formojë një strukturë të re organizative, të cilën Tedros e paraqiti për stafin dhe shtetet anëtare të martën.

“Refuzimi i SHBA-së për të paguar kontributet e vlerësuara për 2024 dhe 2025, i kombinuar me reduktimet në ndihmën zyrtare për zhvillim nga disa vende të tjera, do të thotë se po përballemi me një boshllëk në pagat për bienalin 2026–27 nga 560 deri në 650 milionë dollarë,” pranoi ai.

Skaji i poshtëm i këtij spektri “përfaqëson rreth 25 për qind të kostove aktuale të stafit”, tha ai, duke theksuar megjithatë se “kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një shkurtim prej 25 për qind të numrit të pozitave”.

Ai nuk tha se sa vende pune do të humben, por theksoi se ndikimi më i madh pritet të ndihet në selinë e organizatës në Gjenevë, dhe shtoi se “ne po fillojmë me reduktime në menaxhimin e lartë”.

“Po e zvogëlojmë ekipin drejtues të lartë në seli nga 12 në 7, dhe numri i departamenteve do të reduktohet më shumë se përgjysmë, nga 76 në 34,” tha Tedros. “Këto janë vendime shumë të dhimbshme për të gjithë ne.”/ REL

obsh

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë