Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

KOREA E JUGUT- Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në mënyrë unanime mbajti në fuqi vendimin për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës, duke e larguar atë nga posti dhe duke i hapur rrugë mbajtjeve të zgjedhjeve të reja pas muajsh të trazirave politike.
Yoon, 64 vjeç, u shkarkua nga ligjvënësit për përpjekjen e tij më 3 dhjetor të vitit të kaluar për të përmbysur sundimin civil, duke dislokuar ushtarë të armatosur në parlament. Ndërkaq, në një çështje të ndarë penale, ai po ashtu është arrestuar nën akuza për kryengritje. Miliona qytetarë në Korenë e Jugut shikuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.
“Duke pasur parasysh ndikimin negativ dhe pasojat e mëdha të shkeljeve kushtetuese nga ana e të paditurit... Ne e shkarkojmë presidentin Yoon Suk Yeol”, tha ushtruesi i detyrës të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Moon Hyung-bae, teksa lexoi vendimin. Pas vendimit, Yoon kërkoi falje.
“Vërtet më vjen keq që nuk munda të përmbush pritjet tuaja”, tha ai përmes një deklarate të shkurtër të publikuar pas vendimit të gjykatës.
Gjykata e argumentoi vendimin e saj, duke thënë se me veprimet e tij, Yoon “shkeli parimet themelore të sundimit të ligjit dhe qeverisjes demokratike”.
Duke dërguar ushtarë në parlament në përpjekje për të ndaluar ligjvënësit që të hedhin poshtë dekretin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës, ai “shkeli neutralitetin politik të forcave të armatosura”. Gjykatësit thanë se Yoon i dërgoi ushtarët në parlament “për qëllime politike”.
“Në fund, veprimet e paligjshme dhe jokushtetuese të tij janë tradhti ndaj besimit të popullit dhe përbëjnë shkelje serioze të ligjit që nuk mund të tolerohet”, u tha në vendim.
Ligjvënësit opozitarë e mirëpritën vendimin, duke e cilësuar si “historik”. Yoon është presidenti i dytë koreanojugor që gjykata largon nga pushteti, pasi Park Geun-hye ishte shkarkuar më 2017. Të premten, policia rriti praninë në Korenë e Jugut, për shkak se para gjykatës u mblodhën një numër i protestuesve kundër Yoonit. Yoon, i cili ka mbrojtur vendimin e tij për të përmbysur sundimin civil duke argumentuar se ishte i nevojshëm për të çrrënjosur “forcat antishtetërore”, ende ka mbështetës të flaktë.
Jashtë shtëpisë së Yoonit u mblodhën mbështetësit e tij që shpërthyen në lot kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese u lexua. Vendimi i dhjetorit i Yoonit shkaktoi trazira politike në Korenë e Jugut, duke nxitur një valë protestash. Të paktën dy persona, mbështetës të tij, kanë vdekur gjatë protestave këtë vit.
Yoon po ashtu përballet me një gjykim tjetër penal lidhur me akuza për kryengritje që janë të lidhura me përpjekjet e tij për shpalljen e gjendjes së luftës. Largimi i Yoonit nga posti i presidentit, që hyn në fuqi menjëherë, i hap rrugë zgjedhjeve të reja presidenciale, të cilat duhet të mbahen brenda 60 ditësh. Autoritetet thanë se në ditët në vijim do të njoftojnë për datën e zgjedhjeve të reja. Deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Han Duck-soo do të vazhdojë të mbajë postin e ushtruesit së detyrës rë presidentit./ REL
BRUKSEL- Fillimi i takimit dy ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, u la në hije nga tarifat e importit të ve...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një tarifë 10% për mallrat nga shumica e vendeve që importohen në SHBA, me tarifa ...
KOSOVË- Ministri në detyrë i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha të enjten vonë se kabineti qeveritar ka qenë duke e s...
foto ilustruese KOSOVË- Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar...
pamje nga serbia SERBI- Një skandal tjetër është shënuar në Serbi, pas heqjes së flamurit të Kosovës në v...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump shfaqi dje nga kopshtet e Shtëpisë së Bardhë tabelat me tarifat që synojn...
foto ilustruese SHBA- Familja mesatare amerikane do të paguajë 2,100 dollarë më shumë në vit për mallra për shkak t...
SOFJE- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot në Sofje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç të cilit ...
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga një ekip ndërkombëtar përgjegjës për mbledhjen e provave të krim...
foto ilustruese KOSOVË- Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar...