BOTA

Shtëpia e Bardhë kërkon të përcaktojë vetë gazetarët që raportojnë dhe shoqërojnë presidentin Trump në Zyrën Ovale

n.f Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 14:54

Shtëpia e Bardhë kërkon të përcaktojë vetë

SHBA- Për dekada, një shoqatë e pavarur e organizatave të lajmeve përcaktonte se gazetarët që e shoqërojnë Presidentin amerikan në Zyrën Ovale ose në udhëtime. Tani Shtëpia e Bardhë me Trumpin dëshiron ta përcaktojë vetë këtë.

Në të ardhmen, Shtëpia e Bardhë dëshiron të vendosë vetë se cilat media do të lejohen të raportojnë rregullisht nga afër për Presidentin Donald Trump. Administrata Trump po braktis kështu një traditë dekadash të organizatave të lajmeve të zgjedhura në mënyrë të pavarur që shoqërojnë Presidentin në udhëtimet e tij. "Në vazhdim, grupi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë do të përcaktohet nga ekipi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë," tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

Grupi përbëhet nga një përzgjedhje e gazetarëve, të cilët marrin pjesë në emër të të gjithë gazetarëve të akredituar - për shembull në ngjarje ku hapësira është e kufizuar - dhe ua transmeton informacionet të gjithëve si pjesë e një procedure të standardizuar. Përbërja e këtij grupi më parë ishte rregulluar nga një procedurë qarkore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA).

Shtëpia e Bardhë e justifikon ndryshimin me modernizimin


Leavitt tha se ndryshimet do të ndërronim me rotacion organizatat tradicionale të lajmeve dhe gjithashtu do të merrnin parasysh shërbimet "streaming". Kjo është sipas saj një modernizim i grupit të shtypit. Shtëpia e Bardhë tani dëshiron të kenë qasje në grup më shumë media se më parë, tha Leavitt.

Kjo vlen, ndër të tjera, për radiot dhe televizionet lokale që janë "afër popullit". Shumë nga transmetuesit lokalë i përkasin grupit mediatik Sinclair, i cili konsiderohet populist i krahut të djathtë dhe njihet se u jep gazetarëve të tij udhëzime të centralizuara si të raportojnë.

Kritika për vendimin e Shtëpisë së Bardhë


Jon Marshall, profesor i historisë së medias në Universitetin Northwestern, e quajti vendimin "një hap të rrezikshëm për demokracinë". Kjo do të thotë se "Presidenti mund të zgjedhë se kush informon për pushtetin ekzekutiv, duke injoruar faktin se është populli amerikan që paguan për operimin e Shtëpisë së Bardhë me taksat e tij, për udhëtimet e Presidentit dhe pagën e Zëdhënëses së Shtypit".

Edhe nga vetë WHCA vijnë kritika të ashpra. Presidenti i Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Eugene Daniels tha se organizata e tij e zgjeron vazhdimisht numrin e anëtarëve të saj për të përfshirë media të reja. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë "minon pavarësinë e një shtypi të lirë në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. "Në një vend të lirë, udhëheqësit nuk duhet të jenë në gjendje të zgjedhin trupën e tyre të shtypit."

Kësaj i paraprin një mosmarrëveshje me AP


Sfondi i gjithë kësaj është mosmarrëveshja me agjencinë amerikane të lajmeve AP, e cila vazhdon prej javësh dhe tashmë ka mbërritur në gjykatë. Gazetarët e AP nuk kanë më qasje në Zyrën Ovale, sepse agjencia e lajmeve nuk përdor më termin e ri të Trumpit "Gjiri i Amerikës" për t'iu referuar ujërave në jug të bregdetit të SHBA, të cilat njihen ndërkombëtarisht si "Gjiri i Meksikës".

AP i paditi përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë, por të hënën një gjykatës federal refuzoi të urdhëronte menjëherë Shtëpinë e Bardhë që të rivendoste qasjen e agjencisë së lajmeve në evente të ndryshme me presidentin. AP nuk kishte dëshmuar se agjencia e lajmeve kishte pësuar dëm të pariparueshëm si rezultat i vendimit të administratës Trump, argumentoi gjyqtari./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë