BOTA

Shtohen provat se "Shteti Islamik" synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

n.f Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 22:56
Shtohen provat se "Shteti Islamik" synon të shfrytëzojë
Foto ilustruese

UASHINGTON- Zyrtarët amerikanë të zbulimit dhe sigurisë po e përqëndrojnë vëmendjen e tyre në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën për shkak të shqetësimeve se vala e vazhdueshme e emigrantëve do të shfrytëzohet nga grupi terrorist ‘Shteti Islamik’.

Shqetësimet e shtuara vijnë pas arrestimit në fillim të qershorit të tetë burrave nga Taxhikistani, të cilët kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit jugor me Meksikën, rrugëtim që disa prej tyre e kishin filluar mbi një vit më parë.

Megjithëse nga verifikimi fillestar i të kaluarës së tyre nuk doli ndonjë çështje problematike, që atëherë autoritetet amerikane kanë zbuluar informacion që sinjalizon se ata kanë lidhje me grupin ‘Shteti Islamik’, i njohur ndryshe me emërtimin e shkurtër ISIS.

“E kemi parasysh se njerëzit që vranë mbi 150 rusë në teatër ishin nga po e njëjta pjesë e botës”, deklaroi nënsekretari për zbulimin dhe analizën në Departamentin amerikan për Sigurinë Kombëtare, Ken Wainstein, duke iu referuar sulmit ndaj një salle koncertesh në Moskë në muajin mars, për të cilin përgjegjësinë e mori dega e ISIS-it në Afganistan.

Zoti Wainstein, i cili dëshmoi të mërkurën para Nënkomisionit për Sigurinë Kombëtare për kundër-terrorizmin në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se shqetësimet se ISIS-i mund të shfrytëzojë situatën në kufi, kanë nxitur mbajtjen e takimeve të përditshme mes drejtorit të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit (NCTC), si dhe forcimin e bashkëpunimit me Byronë Federale të Hetimit, FBI.

Por ai u përpoq të zbusë shqetësimet që burojnë nga informacionet e zbulimit që sugjerojnë se rrjeti i trafikantëve të qenieve njerëzore i lidhur me ISIS-in mund të ketë sjellë në Shtetet e Bashkuara mbi 400 emigrantë nga Azia Qendrore nëpërmjet kufirit jugor.

“Nuk ka informacion që sugjeron se këta individë janë operativë terroristë”, u tha zoti Wainstein ligjvënësve.

Informacioni për 400 emigrantët, i raportuar fillimisht nga televizioni amerikan NBC News, tregon se mbi 150 prej tyre janë arrestuar. Por zyrtarët i thanë këtij kanali televiziv amerikan se nuk dihet vendndodhja e mbi 50 të tjerëve.

Shqetësimet e reja se grupet terroriste si ISIS-i po përpiqen në mënyrë aktive të shfrytëzojnë kufirin jugor duket se janë provë e re për ndryshimin e rëndësishëm në natyrën e kërcënimeve.

Me vite, zyrtarët amerikanë të angazhuar në përpjekjet kundër terrorizmit kanë thënë se nuk ka prova se ISIS-i apo grupe të tjera terroriste sunite po provojnë të infiltrohen në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet kufirit të saj me Meksikën.

Në nëntorin e vitit të kaluar, drejtorja e NCTC-së, Christine Abizaid u tha ligjvënësve se ndonëse zyrtarët e kundërterrorizmit “e kanë parasysh plotësisht rrezikun”, nuk ka prova për komplote të tilla.

“Nuk kemi shenja të qëndrueshme, apo të mbështetura në fakte”, u tha ajo atëherë ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Por sanksionet amerikane dhe turke që u njoftuan në fillim të këtij muaji mund të jenë shenjë se grupi terrorist ISIS është gjithnjë e më i interesuar në trafikimin e qenieve njerëzore. Sanksionet janë të përqëndruara në ato që Departamenti amerikan i Thesarit i përshkruan si rrjete për trafikim të qenieve njerëzore në rajonin e Euroazisë, që po u vijnë në ndihmë anëtarëve të ISIS-it në Turqi.

Njëri nga operativët kryesorë, Olimkhon Ismailov, është në Uzbekistan. Ai ka patur ndihmë nga nivele të larta dhe Departamenti amerikan i Thesarit thotë se drejtuesi i ISIS-it në Gjeorgji, Adam Khamirzaev i ka dhënë këshilla për veprimtarinë e tij.

Sipas zyrtarëve të Departamentit amerikan të Shtetit, duket se Adam Khamirzaevi ka në objektiv Shtetet e Bashkuara. Drejtuesi i degës së ISIS-it në Gjeorgji “i kishte dhënë udhëzime këtij rrjeti për një mori aktivitetesh për të përkrahur ISIS-in dhe ishte i vetëdijshëm për përpjekjet e grupit për të ndihmuar për dërgimin e njerëzve në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Shumë nga agjencitë amerikane, përfshirë Departamentin për Sigurinë Kombëtare, FBI-në dhe Departamentin e Shtetit, refuzuan t’iu përgjigjen pyetjeve rreth shtrirjes së këtij rrjeti të trafikimit të qenieve njerëzore në Euroazi, që është i lidhur me operativët e ISIS-it në Turqi dhe Uzbekistan.

Gjithashtu nuk ekzistojnë tregues se ky rrjet, ndaj të cilit janë vendosur sanksione, është i lidhur me njëjtin rrjet të ISIS-it që ka sjellë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit jugor tetë emigrantët nga Taxhikistani, apo qindra emigrantët e tjerë nga Azia Qendrore.

Për sa u përket tetë individëve nga Taxhikistani, Sekretari për Sigurinë Kombëtare, Alejandro Mayorkas u tha gazetarëve në Arizonë të mërkurën se “ndaj tyre po zhvillohen procedura dëbimi në këto momente”. Dhe zyrtarë të tjerë amerikanë thonë se kanë shtuar masat e sigurisë.

“Kemi rritur vigjilencën në kufi”, deklaroi zëvendës-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për çështje të sigurisë Jen Daskal gjatë një konference mbi kundër-terrorizmin në Nebraska.

“Kemi përforcuar kontrollin e të kaluarës së emigrantëve, po bëjmë verifikimin e vazhdueshëm të tyre për të identifikuar kërcënime të zbuluara rishtazi dhe për të arrestuar ata që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike”, tha ajo.

Por zonja Daskal e konfirmoi se kërcënimi nga ISIS-i, sidomos nga dega e këtij grupi në Afganistan, vazhdon të ekzistojë.

“ISIS-i dhe dega e ISIS-it ‘Khorasan’ kanë demonstruar se kanë kapacitetet dhe qëllimin të kryejnë operacione ndërkombëtare”, theksoi ajo./ VOA

shba meksike isis

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë