BOTA

Shtypi gjerman për sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok: Terrori në Kosovë

r.ll Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2024, 08:23
Shtypi gjerman për sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok:
foto ilustruese

GJERMANI- Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Pas sulmit me bombë në kanalin në veri të Kosovës, prej nga vjen uji i rëndësishëm për funksionimin e dy termocentraleve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinësi përgjegjëse për shpërthimin. Beogradi e hodhi poshtë këtë përgjegjësi. Ndërkohë, policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar gjatë kontrolleve në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë dhe ka njoftuar se gjatë kontrolleve kanë konfiskuar armë dhe municione.

Në raportin e shkurtër të kësaj gazete citohet edhe Kurti me fjalët: "Sulmi është kryer nga profesionistë”. Është një sulm i ri kriminal dhe terrorist që ne besojmë se vjen nga bandat e drejtuara nga Serbia." Por kjo gazetë gjermane thekson se sfondi i sulmit është "ende i paqartë" dhe se "Beogradi ka mohuar çdo përgjegjësi".

Berliner Tageszeitung njofton edhe me reagimin e Bashkimit Evropian, i cili e dënoi shpërthimin si një "sulm terrorist". Gazeta njofton edhe me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili vlerësoi se ishte një "sulm i neveritshëm, akt i sabotimit të infrastrukturës kritike civile të Kosovës”. Po ashtu gazeta njofton se "kritikës ndërkombëtare pas këtij sulmi iu bashkuan SHBA-ja, Franca dhe Turqia”, dhe se "edhe forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO-ja kanë bërë thirrje për përmbajtje”.

Gazeta shkruan: "Mediat kosovare besojnë se sulmet janë një fillimi i një lufte hibride, të udhëhequr nga Rusia. Më parë këtë javë, sulmuesit hodhën granata dore në ndërtesën e një bashkie në veri si dhe në një vend tjetër. Përshkallëzimi më i keq në vitet e fundit ndodhi në fund të shtatorit 2023, pas sulmit të paramilitarëve serbë ndaj një patrulle të policisë së Kosovës, kur rreth tridhjetë persona të armatosur sulmuan një patrullë të policisë së Kosovës."

"Serbia shpreson në ndihmë nga Rusia dhe SHBA-ja”

Ndërsa gazeta "Frankfurter Rundschau" raporton, se pas sulmit në Kosovë, "Prishtina dhe Beogradi po akuzojnë njëri-tjetrin”. Por në të njëjtën kohë gazeta thekson se "Serbia po shpreson në ndihmë nga Rusia dhe SHBA”.

"Qeveria e Serbisë ka kohë që pretendon se po shtypen bashkatdhetarët e saj në Kosovë. Ajo asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe po përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi përmes nismave të shumta ndërkombëtare. Fitorja e Donald Trumpit në Ballkan shihet si një mundësi për Serbinë – udhëheqja e së cilës mban kontakte të ngushta me njerëzit e afërt me Trumpin – për të çuar përpara interesat e saj. Në këtë kontekst, sulmi (në kanalin Ibër-Lepenac, shënim i redaktorit) shihet si përgatitje e terrenit për këtë."

Kjo nuk është aspak një "ëndërr e Serbisë së Madhe”, shkruan gazeta gjermane. "Administrata e parë e Trump e mbështeti Serbinë në planin e saj për ndarjen e veriut të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë. Shumica e serbëve jetojnë në veri dhe atje ka shumë burime natyrore. Shumë ekspertë të situatës tani kanë frikë se nën administratën e dytë Trumpit mund të ketë një përpjekje tjetër për të tërhequr kufijtë në Ballkan në bazë të kritereve etnike, gjë që do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, veçanërisht për shtetin e Bosnjë-Hercegovinës - e kjo do të rriste rrezikun e një lufte”, përfundon "Frankfurter Rundschau"./DW

shtypi gjerman sulmi ne zubin potok

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë